Për gjyqtarët dhe politikanët që nuk kërkojnë viza – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për gjyqtarët dhe politikanët që nuk kërkojnë viza

09:17 | 04/03/2016
në Opinion
0

Nga Mero Baze

Lajmi se ambasada e SHBA ka një listë konfidenciale që e përdor për të ndaluar udhëtimin drejt SHBA të gjyqtarëve apo prokurorëve të korruptuar, ka bërë shumë zhurmë në mjediset politike dhe shtypin e Tiranës, dhe ka përfshirë në debat dhe autoritetet e larta të drejtësisë në Shqipëri. Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani dhe kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, janë shprehur të gatshëm të veprojnë kundër atyre që janë në listë, nëse ambasada ua dërgon atyre zyrtarisht, duke e bërë kështu sa tragjike, dhe komike situatën e drejtësisë në Shqipëri.

Gjyqtarët e korruptuar, të cilët ambasada ka kohë që nuk u jep viza dhe do të vazhdojë të mos u japë, janë duke u ndëshkuar nga një standart amerikan i antikorrupsionit dhe jo nga një standart shqiptar. Standarti amerikan është i tillë që kur një nëpunës publik, apo zyrtar i lartë i drejtësisë, mendohet se ka përvetësuar para publike, nuk preferohet të udhëtojë në vendin e tyre. Por ky është standart i tyre, dhe kur ambasadori Lu e bën publik vetëm si gjest, është duke thënë, se e dimë kush jeni.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Por autoritet tona, as kanë pse presin me kuriozitet kush janë gjyqtarët që u refuzohet viza, as kush janë politikanët që nuk udhëtojnë dot në SHBA.

Refuzimi i një vize nuk mund të kthehet në dëshmi penaliteti për arsyen e thjeshtë, se pas këtij njoftimi askush që ka problem me korrupsionin, nuk rrezikon të shkojë të kërkojë vizë, dhe kjo nuk i bën ata automatikisht të pastër.

Të korruptuarit shqiptarë të sistemit të drejtësisë dhe politikës, duhet të filtrohen dhe etiketohen si të tillë, nga sistemi ynë, nga institucionet tona dhe nga standartet tona. Ndihma e SHBA në këtë rast është fantastike, por ajo është e kufizuar nga dëshira që kanë të korruptuarit për të aplikuar për vizë amerikane. Por, dhe nëse do t’i detyronin t’i çonim për viza gjithë gjyqtarët, ambasada amerikane jo për të gjithë ka mundësinë të jetë e qartë kush janë. Ajo ka evidentuar ata më problematikët, ata që janë bërë target i shtypit dhe politikës, por jam i sigurtë se nuk i njeh dhjetëra të tjerë, që s’u ka dalë zëri asgjëkundi, por kanë bërë kërdinë.

Për më tepër, pas gjithë kësaj buje që bëri kjo deklaratë, nuk kemi shanse të kemi më refuzim vizash, pasi nuk do të ketë aplikime për ambasadën amerikane.

Biles tani për të bërë humor, ndonjë zyrtari është më mirë t’i kërkosh aplikimin për vizë në ambasadën e SHBA, se sa dëshminë e penalitetit.

Po përtej humorit, Shqipëria ka nevojë të bëhet serioze në evidentimin e të korruptuarve të saj, përmes standarteve të forta që duhet t’i ngrejë vetë. Ministri i Drejtësisë apo kryetari i Gjykatës së Lartë, nuk duhet të presin nga zyra konsullore e ambasadës së SHBA ndonjë refuzim vize, për të kuptuar se kush është i korruptuar.

Reforma në drejtësi ka përballë pikërisht këtë sifidë. Ajo nuk është e nevojshme të shpallë një listë armiqsh, por të vendosë një standart ku askush të mos shpëtojë pa kaluar përmes një filtri, që i lë jashtë sistemit gjyqtarët dhe prokurorët milionerë, por dhe politikanët që nuk dinë ku të fshehin paratë.

Këtu problem nuk janë ata që kanë aplikuar për vizë, por ata që janë bërë milionerë dhe në mos i harxhofshin paratë në Manhatan, mund t’i harxhojnë në “Playa Del Esta” në Kubë, apo plazhet e Tajlandës, dhe prapë të jenë të lumtur. Veprimet e ambasadës amerikane janë gjeste politike dhe ato më shumë se sa për të korruptuarit në drejtësi dhe politikë, do të vlenin të ishin të adresuara ndaj politikanëve që ata konsiderojnë se po minojnë interesat e SHBA në Shqipëri. Për ata janë të lirë të flasin me emra dhe me këtë rast, të testojnë nëse shqiptarët do t’i mbështesin apo jo. Se kjo puna e vizave nuk mban shumë, pasi kush është nxituar dhe ka aplikuar është djegur, por prolem janë ata që e mësuan dhe nuk aplikojnë kurrë.

/gazetatema.net/

Etiketa: Ambasada amerikaneaplikimDonald Lugjyqtaret e korruptuarKubëMero BazePlaya del EstarefuzimSHBAvizaXhezair ZaganjoriYlli Manjani

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Kakofonia e lodhshme, por a i duam refugjatët?

Kakofonia e lodhshme, por a i duam refugjatët?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com