Për Donikën, Vjosën, Mozën, Artën, Almën etj….

Duhet të lëçisni

“Jemi të fortë e besimplotë që sërish në Kuvendin e Shqipërisë të kemi grupin tonë parlamentar, zërin tonë.” (film)

Çeli sot siparin “Java Çame”, një seri aktivitetesh kushtuar 30 vjetorit të themelimit të Shoqatës Patriotike “Çamëria”. E krijuar në janar të vitit 1991, kjo shoqatë...

Shoqata “Çamëria” 30 vjeç/ Shpëtim Idrizi: #Çam Jam është thirrja e gjakut, prandaj nuk na fshijnë dot (film)

Unë jam rritur si çam. Qysh kur kam ardhur në këtë botë isha “lindi çami”, u rrita si “çami”, vazhdoj të mbetem “çami”. Si unë...

Agjencia Europiane e Ushqimit merr vendimin: Krimbat janë burim i sigurt ushqimi për njerëzit

Agjencia Europiane e Sigurisë Ushqimore në një vendim të marrë ditën e sotme ka aprovuar krimbat si burim të sigurt ushqimi për njerëzit. Shkencëtari Ermolaos...

30-vjetori i Shoqatës Patriotike “Çamëria”, përkujtimore e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë (film)

Sot po mbahet 30-vjetori i Shoqatës “Çamëria”. Ky përvjetor përkujton gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe rikthimin e të drejtave të tyre të mohuara. Lajmin...

Nga Mesila Doda

Pa dyshim ka një prani tjetër të gruas në politikë përgjatë kësaj dekade. Nëse disa vite më parë ishte domethënës protagonizmi femëror shpeshherë i pranuar edhe si mbështetje e dorëzim pa kushte ndaj dëshirave të liderit partiak, tash ka një qasje të re, rebele, koshiente, e mbushur me dinjitet dhe pa kompromise, anipse e paguajnë me poshtërim, refuzim, dhunë verbale dhe nganjëherë edhe me atë fizike siç ishte rasti i Donikës.

PREZANTOHET ALEANCA E GRAVE DEPUTETE - Deputetja e PD Mesila Doda, duke folur gjate prezantimit te misionit te Aelances se Grave Deputete, ne ambientet e Kuvendit te Shqiperise.

Gratë shqiptare janë rritur në politikë. Janë rritur dhe guxojnë të refuzojnë e të shkojnë në limite kundërshtie, duke vënë në rradhë të parë pasojat sociale të veprimeve të liderve jo thjesht karrierën e tyre e cila qysh në fillim të JO-së së parë dihet se do kalojë një det me tallaze.

Në fillimvitet ’90 pamë një sërë rebelimesh burrërore të politikanëve, të drejta, por edhe parimore shpeshherë, edhe në kufijtë e guximit…, por burrat rebelë u plakën (të tjerë edhe s’u plakën dot), e bashkë me moshën e vitet erdhi dhe konformizmi i duhur për t’u rikthyer në shtëpinë nga ku ishin larguar, apo për të heshtur e për t’i mbyllur një sy liderit në largim apo atij në mbretërim.

Deputetja e PD, Mesila Doda, duke hyre gjate seances se fundit parlamentare, pas fundit te bojkotit te opozites./r/n/r/nLawmaker Mesila Doda, during a parliamentary session.

Sot është koha e grave që thërrasin, që tregojnë fajin e nuk heshtin më para poshtërsisë e hiles së rradhës të Sulltanit të partisë. Por nga vjen gjithë ky guxim e kjo qasje rebele femërore? Në opinionin tim kjo vjen së pari, sepse gratë janë të ndërgjegjshme që burrat nuk po drejtojnë thjesht keq, po drejtojnë në mënyrë katastrofike vendin, qofshin në pushtet apo në opozitë…dhe kjo do jetë një pasojë që do trashëgohet me brezni në këtë vend. Gratë më shumë se kushdo, kuptojnë që në këtë botë vijmë që të vëmë një tullë e ta bëjmë më të mirë, ndaj kuptimin fundor të jetës nuk ja shesin dot e as ja bëjnë dhuratë kryetarit të partisë.

Kjo botë duhet të bëhet më e mirë!!! Ky vend duhet të bëhet më i mirë për të jetuar, e më i drejtë dhe kjo nuk realizohet dot nëse lirinë tonë, shpirtin, dinjitetin, mënçurinë, dëshirën e mirë e vullnetin e vëmë nën këmbët e liderit të partisë.

Deputetja e PDIU, Mesila Doda, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka komentuar ne lidhje me ligjin per heqjen e medaljeve. /r/n/r/nLawmaker, Mesila Doda, speaks during a press conference, where she commented in relation to the law on the abolition of medals.

Të dashura mike, shoqe, gra, që më frymëzoni me betëjën tuaj. Për sa kohë do jeni vetëm, për sa kohë do jemi vetëm, do jemi thjesht një kundërshtar i dobët e i bezdisshëm për Sulltanët e politikës. I vetmi hap për t’u jetuar është ai që betejën e Mozës, Artës, Donikës, Vjosës, Majlindës, Almës e të tjerave ta jetojmë si betejën tonë, si fyerjen tonë, si sfidën e të gjithave ne. Frikacak kryeministri shqiptar që guxon t’i thotë mbyll gojën Mimoza Hafizit, edhe më fort ai i Kosovës që guxon të urdhërojë falangat të tërheqin zvarrë Donikën. Kjo është edhe beteja Jonë.

Deputetet, Mesila Doda, Silvi Caka, Valentina Leskaj, Eduard Halimi dhe Ministrja per Marredheniet me Parlamentin Ermonela Felaj, gjate nje konference per Reformen ne Drejtesi me teme "Sfida e te Sotmes, Garancia e se Ardhmes"./r/n/r/nLawmakers, Mesila Doda, Silvi Caka, Valentina Leskaj, Eduard Halimi and Ermonela Felaj, Minister of State for Relations with Parliament, during a conference on judicial reform with the theme "The challenge of today, Guarantee Future".

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

“Jemi të fortë e besimplotë që sërish në Kuvendin e Shqipërisë të kemi grupin tonë parlamentar, zërin tonë.” (film)

Çeli sot siparin “Java Çame”, një seri aktivitetesh kushtuar 30 vjetorit të themelimit të Shoqatës Patriotike “Çamëria”. E krijuar në janar të vitit 1991, kjo shoqatë...

Shoqata “Çamëria” 30 vjeç/ Shpëtim Idrizi: #Çam Jam është thirrja e gjakut, prandaj nuk na fshijnë dot (film)

Unë jam rritur si çam. Qysh kur kam ardhur në këtë botë isha “lindi çami”, u rrita si “çami”, vazhdoj të mbetem “çami”. Si unë...

Agjencia Europiane e Ushqimit merr vendimin: Krimbat janë burim i sigurt ushqimi për njerëzit

Agjencia Europiane e Sigurisë Ushqimore në një vendim të marrë ditën e sotme ka aprovuar krimbat si burim të sigurt ushqimi për njerëzit. Shkencëtari Ermolaos...

30-vjetori i Shoqatës Patriotike “Çamëria”, përkujtimore e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë (film)

Sot po mbahet 30-vjetori i Shoqatës “Çamëria”. Ky përvjetor përkujton gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe rikthimin e të drejtave të tyre të mohuara. Lajmin...

Të vaksinuarit duhet të kenë disa privilegje, ja çfarë sugjeron ministri gjerman

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas ka thënë se "njerëzit e vaksinuar duhet të lejohen të ushtrojnë përsëri të drejtat themelore" duke përfshirë...