• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për çfarë shkon Basha në Kosovë? Qokë!

01:26 | 11/03/2016
në Opinion
0

Lexo edhe

Betejat tona kundër perandorive të vdekura!

Si mbetën shqiptarët lakuriq me duar në xhepa

Mirela! Dil pastro plazhet nga gjallesat me dy këmbë, po na vrasin

Nga Ben Andoni

Vizita e fundit e zotit Lulzim Basha, kreut të opozitës shqiptare në Kosovë, mund të vlerësohet për protokollin e ndjekur dhe përpjekjen e tij të shfaqet realisht si faktor. Ka takuar të gjithë piramidën shtetërore të Kosovës, madje edhe opozitën. Është sjellë si pushtetar i vërtetë, pasi ka dhënë mesazhe dhe është distancuar me format e ndjekura prej opozitës kosovare, paçka se i mungon realisht forca reale në partinë e vet. E veçanta ka qenë se opozita kosovare nuk mund të quhet simotër për PD-në, pasi jo fare paradoksalisht Basha po e orienton më shumë bashkëpunimin politik me PDK-në, në maxhorancë. Një parti që ka pushtet në Kosovë tej pushtetit de jure. Basha në një farë mënyre ka filluar të mendojë realisht me kartat e veta dhe duket se kalkulimi është shumë i mënçur. Duhet thënë se formacioni i LDK-së është më afër frymëzimit bazik të Partisë Demokratike shqiptare dhe bashkëpunimi i tyre ka qenë më i afërt, pasi edhe vetë lideri historik i PD-së, Berisha është shprehur publikisht pro LDK-së rugoviane. Por, Basha duket se po zgjedh pragmatizmin, kundrejt patetizmit të Berishës. A mjafton kjo vallë?

Në fakt, si ai edhe zyrtarët e tjetër shqiptarë po e shfrytëzojnë Kosovën për të rritur pehashin e tyre patriotik. Edhe pse, pak muaj më parë, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, nuk e rriti dot të vetin, dhe u largua pa bërë asgjë për mosmarrëveshjet e politikës kosovare. Kurse kryeministri aktual Edi Rama e ka ende në nivelet më të larta, sepse e artikuloi për herë të parë në Beograd kërkesën për Kosovën. Krejt ndryshe, kryeministri i dikurshëm dhe figura më e fuqishme në hije e PD-së, zoti Berisha, e ruan nderimin, sepse është mbajtur pas arsyetimeve patriotike dhe aktit realisht që mbetet për t’u përshëndetur: “Rrugës së Kombit”, për të cilën zoti Basha ka ende një faturë llogarie morali, pasi ajo administrative penale duket krejt e tejkaluar me erën Rama.

Interesant dhe e zgjuar është se Basha mund ta bëjë këtë udhë Kosove edhe për të tatuar mbështetësit e PD-së në Kosovë, që për zgjedhje vinë të organizuar dhe votojnë thjesht në mbështetje qoftë edhe pa asnjë ide se çfarë mund të jetë më e mira për Shqipërinë!

Larg këtyre argumenteve, Atdheu Amë dhe Kosova, megjithë fjalët e bukura që shkëmbejnë, ende nuk kanë qartësuar shumë gjëra mes veti, por kjo është temë për vizitat e burokratëve të niveleve më të ulëta. Vijojnë jo pak pengesa tregtare të dy vendeve, nuk njohin ende si duhet tregun e njëra-tjetrës, sot e kësaj dite po vazhdon të punohet për diplomat e universiteteve private, kurse të dy vendet megjithë retorikat e zhurmshme respektive, pothuaj i kanë braktisur shqiptarët e Preshevës.

Me pak fjalë, Kosova tej kalkulimeve patriotike, është një qokë për zyrtarët shqiptarë, ashtu si Shqipëria për zyrtarët kosovarë. Thjesht se të dy klasat politike respektive nuk i referohen njëra-tjetrës, kurse në hije kanë dalë mosmarrëveshje dhe qesëndisje. Reagimi i Isa Mustafës për ministren shqiptare të Mbrojtjes, Kodheli, është një nga këto, ashtu si moszbatimi i shumë prej angazhimeve të ministrive të linjave, që nuk i kanë plotësuar detyrimet e tyre, që rridhnin nga takimi i dy qeverive. ‘Shemria’ po zbret dhe në sport dhe anëtarësimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA do të tregojë realisht sesa mirë do shkojnë shqiptarët në të ardhmen.

Shqipëria është mirë të qëndrojë larg çështjeve në Kosovës nëse nuk ndih për ndonjë zgjidhje, paçka se dy njerëzit kryesorë të Shqipërisë sot, Rama dhe Basha, janë të mirëpritur. Mbase është koha t’i themi njëri-tjetrit hapur se jemi vëllezër por tashmë me kulme të ndryshme. Po të donim një kulm, do të silleshim dhe do vepronim si të tillë, dhe nuk do t’i vendosnim shkopinj tjetrit nën rrota. Ndaj vizita e kujtdo zyrtari shqiptar mbetet një qokë. Që Basha po e shfrytëzon edhe t’i tregojë Berishës dhe PD-së, se edhe ai mund të jetë faktor dhe të marrë pak nga hija e paraardhësit të vet. Të paktën, sipas mendimit të tij.

/javanews.al/

Etiketa: atdheu amëBen AndoniBerishaedi ramaIlir MetaKryetari i KuvenditLulzim Bashapehashinqokëshemria

Të Lidhura

Burrështetasve shqiptarë nuk u mungon gjithaq mençuria, sa ndershmëria!

Betejat tona kundër perandorive të vdekura!

nga 27
10:17 | 12/08/2022
0

Nga Kim Mehmeti Te disa ‘kalemxhinj’ dhe qarqe mediatike shqiptare – kryesisht në Prishtinë – mbisundon mendësi e përafërt me...

Si mbetën shqiptarët lakuriq me duar në xhepa

Si mbetën shqiptarët lakuriq me duar në xhepa

nga 27
11:33 | 08/08/2022
0

Nga Artan Fuga Si mbetën shqiptarët lakuriq me duar në xhepa, u shkatërrua konsumatori, dhe tani, Zoti merr hak, edhe...

“Idiotët e ujit vrasin”/ Fëmija u godit nga skafi, deputeti shqiptar rrëfen tmerrin

Mirela! Dil pastro plazhet nga gjallesat me dy këmbë, po na vrasin

nga 27
11:05 | 06/08/2022
0

Nga Irena Beqiraj Mirelë! Dil pastro e siguro plazhet nga gjallesat me dy këmbë ! Për një njeri që noton...

Si mund të bëhet kurban një ditë e bukur…

Ne jemi me policinë. Po policia me kë është?

nga 27
12:40 | 04/08/2022
0

Nga Lutfi Dervishi Si ndodhi që figura e policit është zhvendosur nga rubrika e satirës dhe humorit te kronika e...

Para
Surpriza e Bashës ndaj Topit dhe Metës

Pastrimi i partisë, Basha ndjek precedentin “Rama”

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Covid-19 në Kosovë/ Një person i vdekur dhe mbi 900 të infektuar në 24 orët e fundit

Covid-19 në Kosovë, ja sa pacientë ndodhen në mjekim intensiv

15:26 | 14/08/2022
Afrona pendohet për ndarjen nga Blero? Ja detaji që ngriti dyshime

Afrona pendohet për ndarjen nga Blero? Ja detaji që ngriti dyshime

15:04 | 14/08/2022
Shqiptari vret kolegun në fabrikën e General Motors, policët e gjejnë të mbuluar me gjak

Shqiptari vret kolegun në fabrikën e General Motors, policët e gjejnë të mbuluar me gjak

14:58 | 14/08/2022
U godit nga rrufeja, humb jetën shqiptari

U godit nga rrufeja, humb jetën shqiptari

14:49 | 14/08/2022
“E pashë me sytë e mi”, habit Berisha: Nuredin Dumani me pushime në Golem

“E pashë me sytë e mi”, habit Berisha: Nuredin Dumani me pushime në Golem

14:44 | 14/08/2022

Më Të Lexuarat

  • Covid-19 në Kosovë, ja sa pacientë ndodhen në mjekim intensiv
  • Afrona pendohet për ndarjen nga Blero? Ja detaji që ngriti dyshime
  • Shqiptari vret kolegun në fabrikën e General Motors, policët e gjejnë të mbuluar me gjak
  • U godit nga rrufeja, humb jetën shqiptari
  • “E pashë me sytë e mi”, habit Berisha: Nuredin Dumani me pushime në Golem
  • Emri/ Aksidenti tragjik në Itali, ky është 19-vjeçari shqiptar që humbi jetën

© Copyright 27.al © 2020. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Covid-19 në Kosovë, ja sa pacientë ndodhen në mjekim intensiv
  • Afrona pendohet për ndarjen nga Blero? Ja detaji që ngriti dyshime

© 2022 27.al Dev by waredope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2022 27.al Dev by waredope.com