• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pastrimi i partisë, Basha ndjek precedentin “Rama”

01:27 | 11/03/2016
në Opinion
0

Nga Skënder Minxhozi

Në një ditë kur asamblea socialiste dhe grevat në rrugët e Tiranës paralizuan vëmendjen e opinionit publik, Lulzim Basha ka bërë një propozim, i cili nuk bëri shumë zhurmë. Por që në fakt përbën një lëvizje të fortë potenciale të timonit, në drejtim të forcimit të pozitave të tij në PD. Sipas propozimit të Bashës, 35% e të propozuarve në listat e zgjedhjeve të ardhshme duhet të vijnë nga rradhët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Çka do të provokonte, në rast se do të aplikohej siç është parashikuar, një fluks të madh figurash të reja dhe të panjohura në grupin e ardhshëm parlamentar të PD.

Lexo edhe

Betejat tona kundër perandorive të vdekura!

Si mbetën shqiptarët lakuriq me duar në xhepa

Mirela! Dil pastro plazhet nga gjallesat me dy këmbë, po na vrasin

Nuk duhet shumë fantazi që të kuptosh qëllimin e kësaj nisme të re të Lulzim Bashës. Prej muajsh ai ndodhet nën një trysni në rritje, nga figurat e vjetra të PD, për anemi dhe mungesë peshe në drejtimin e partisë. Edhe rezultati i zgjedhjeve të fundit lokale, të parat që ai drejtoi personalisht në rang kombëtar, nuk e ndihmuan forcimin e pozitës së tij, në kundërvënien ndaj Topallit dhe disa drejtuesve të tjerë me peshë në parti.

Afrimi i të rinjve në grupin parlamentar shënon mënyrën më graduale dhe të mirëmenduar të kryetarit Basha, për të promovuar në perspektivë një gjeneratë të re politikanësh. Me shpresën se ciklet politike dhe natyrore do të puqen dikur, për të larguar nga skena ata që sot e luftojnë orë e çast nga brenda strukturave drejtuese të PD. Në këtë pikë, kreu i sotëm i PD po ndjek në heshtje shembullin e kundërshtarit të tij Rama një dekadë më parë, kur mori në dorë frenat e PS dhe nisi të filtrojë mbështetësit e tij në forumet drejtuese të Partisë Socialiste.

Natyrshëm, rruga që Basha po shkel sot, krahasuar me Ramën vite më parë, është një shteg i përpjetë dhe jo një e tatëpjetë e butë dhe pa pengesa. Sepse Edi Rama nisi ta imponojë gjeneratën e përkrahësve të tij në Partinë Socialiste, pa praninë fizike të paraardhësit të tij brenda strukturave drejtuese. Dhe kur paraardhësi quhet Sali  Berisha, procesi është shumë më i komplikuar sesa kur ai mban emrin Fatos Nano.

Spostimi vullnetar i ish-kryetarit historik të PS nga jeta aktive politike, e bëri shumë më të lehtë ngritjen dhe afirmimin e një brezi të ri politikanësh, në rangjet e larta të partisë. Çka nuk është sot rasti i Bashës, të cilit i duhet të luftojë së pari me hijen e rëndë dhe të kudondodhur të Berishës, e më pas me sfidën komplekse të përtëritjes së një partie, që fjalën “rinovim” e ka pasur një tabu të vjetër.

Nisma e Bashës ka mbi vete barrën e rëndë të frymës konservatore që mban gjallë prania e Berishës në PD. Jo më kot, edhe sot, kur kemi hyrë në vitin e tretë nga largimi i ish-kryetarit, Jozefina Topalli vijon të deklarojë publikisht se po të mos jetë Berisha, PD e merr lumi.

/javanews.al/

Etiketa: brez i ri politikanëshForumit Rinor i Partisë DemokratikePartia Socialisterangjet e larta të partisërinovimSkënder Minxhozitabu e vjetër

Të Lidhura

Burrështetasve shqiptarë nuk u mungon gjithaq mençuria, sa ndershmëria!

Betejat tona kundër perandorive të vdekura!

nga 27
10:17 | 12/08/2022
0

Nga Kim Mehmeti Te disa ‘kalemxhinj’ dhe qarqe mediatike shqiptare – kryesisht në Prishtinë – mbisundon mendësi e përafërt me...

Si mbetën shqiptarët lakuriq me duar në xhepa

Si mbetën shqiptarët lakuriq me duar në xhepa

nga 27
11:33 | 08/08/2022
0

Nga Artan Fuga Si mbetën shqiptarët lakuriq me duar në xhepa, u shkatërrua konsumatori, dhe tani, Zoti merr hak, edhe...

“Idiotët e ujit vrasin”/ Fëmija u godit nga skafi, deputeti shqiptar rrëfen tmerrin

Mirela! Dil pastro plazhet nga gjallesat me dy këmbë, po na vrasin

nga 27
11:05 | 06/08/2022
0

Nga Irena Beqiraj Mirelë! Dil pastro e siguro plazhet nga gjallesat me dy këmbë ! Për një njeri që noton...

Si mund të bëhet kurban një ditë e bukur…

Ne jemi me policinë. Po policia me kë është?

nga 27
12:40 | 04/08/2022
0

Nga Lutfi Dervishi Si ndodhi që figura e policit është zhvendosur nga rubrika e satirës dhe humorit te kronika e...

Para
Gafa e FSHF-së, Ylli Shehu “Legjendë” si ish sulmues i Tiranës

Gafa e FSHF-së, Ylli Shehu “Legjendë” si ish sulmues i Tiranës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Sapo iu dridh karrigia i ra ndërmend se është shqiptar”, deputeti pro shkarkimit të Abazoviç

“Sapo iu dridh karrigia i ra ndërmend se është shqiptar”, deputeti pro shkarkimit të Abazoviç

23:34 | 19/08/2022
Jahtet luksoze në garë për t’u mbushur me naftë në Sarandë, gazetari: E blejnë 3 herë më lirë

Jahtet luksoze në garë për t’u mbushur me naftë në Sarandë, gazetari: E blejnë 3 herë më lirë

23:26 | 19/08/2022
Ishte parkuar përpara burgut në Berat, shpërthen në flakë makina e gardianit

Ishte parkuar përpara burgut në Berat, shpërthen në flakë makina e gardianit

23:00 | 19/08/2022
“Gjuetia e spiunëve”/ PS me 2 ligje të reja, ja si do ndalohet regjistrimi i partive me kryetar ish-sigurims

“Gjuetia e spiunëve”/ PS me 2 ligje të reja, ja si do ndalohet regjistrimi i partive me kryetar ish-sigurims

22:44 | 19/08/2022
Ndihen të kufizuar, këto shenja të horoskopit kanë më pak gjasa për t’u martuar

Ndihen të kufizuar, këto shenja të horoskopit kanë më pak gjasa për t’u martuar

22:34 | 19/08/2022

Më Të Lexuarat

  • “Sapo iu dridh karrigia i ra ndërmend se është shqiptar”, deputeti pro shkarkimit të Abazoviç
  • Jahtet luksoze në garë për t’u mbushur me naftë në Sarandë, gazetari: E blejnë 3 herë më lirë
  • Ishte parkuar përpara burgut në Berat, shpërthen në flakë makina e gardianit
  • “Gjuetia e spiunëve”/ PS me 2 ligje të reja, ja si do ndalohet regjistrimi i partive me kryetar ish-sigurims
  • Ndihen të kufizuar, këto shenja të horoskopit kanë më pak gjasa për t’u martuar
  • Fronti Demokratik mbështet rikonstruktimin e Qeverisë së Malit të Zi

© Copyright 27.al © 2020. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Sapo iu dridh karrigia i ra ndërmend se është shqiptar”, deputeti pro shkarkimit të Abazoviç
  • Jahtet luksoze në garë për t’u mbushur me naftë në Sarandë, gazetari: E blejnë 3 herë më lirë

© 2022 27.al Dev by waredope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2022 27.al Dev by waredope.com