Janë vetëm 26 kilometra rrugë, por duhet 1 orë e 30 minuta për të mbërritur në destinacion. Nuk bëhet fjalë për një rrugë që të çon në një fshat të pabanuar, flitet për Kaçinarin në Mirditë, vend ku udha shkelet përditë nga banorët që duhet të lëvizin për mirë a për keq.
“Mbas meje është fshati Kaçinar, pas tij është fshati Arrëz, e vetmja rrugë që shkon në ato fshatra është kjo rrugë që po shihni. Kjo rrugë është 26 kilometra dhe nga Rrësheni duhet 1 orë e 30 minuta. Imagjinoni, kur njerëzit që banojnë këtu kanë nevojë për një urgjencë, për një sëmundje a për diçka. Fondi i Zhvillimit, qeveria shqiptare apo kushdo që do angazhohet, do të bëjë një të mirë për këta njerëz”, shprehet Ipeshkëvi i Rrëshenit, Gjergj Meta.