Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

PDIU është në marrëveshje me PD-në, sepse Çështja Çame është në programin e opozitës së bashkuar

Nga admin 0

Propaganda e qeverisë dhe mediat e saj nga më e vogla deri tek më e madhja e harxhuan dhe plumbin e fundit ndaj Shpëtim Idrizit dhe PDIU-së, kur thanë e shkruan: “bëri koalicion me Vangjel Dulen!”. Kësaj lukunie të dëshpëruar i janë bashkangjitur plot vrer “çamët” e Festim Latos, pa harruar “çamët” e “mërzitur” që nuk u futën në punë drejtora, kur PDIU gëzonte plot 1 për qind të pushtetit.

Në fakt, as Shpëtim Idrizi, as PDIU nuk duhet të lodhen të sqarojnë këtë koalicion opozitar, në të cilin bën pjesë Vangjel Dule, sepse duhet të përsëritin një histori tejet të rëndomtë e duhet të harxhojnë energji të kota, kur Edi Rama po shin në lëmë.

E para, PDIU ka bërë marëveshje me Partinë Demokratike këtu e shtatë muaj më parë. Nuk ka bërë as me LSI-në, jo më me partinë e Dules.

E dyta, marrëveshja me Partinë Demokratike e nënshkruar nga Lulzim Basha dhe Shpëtim Idrizi, me garancinë e Ish-Presidentit të OSBE-së, Riccardo Migliori merr përsipër se në programin qeveritar që do të paraqesë opozita përfshihet Çështja Çame.

E treta, vajtimtarët e qeverisë, të cilëve u ka mbetur laj thaj Rudina me Titin, e dinë që kjo qeveri e nxorri Çështjen Çame nga programi, kurse ju fut punës për një marrëveshje komplekse me Greqinë për të dhënë det dhe për të hequr fjalën “Çamëri” nga të gjitha llojet e teksteve.

E katërta, Çështja Çame si Çështje Kombëtare e kushtëzon PDIU-në të hyjë në një koalicion opozitar ose qeveritar.

E pesta, PDIU është parti kombëtare dhe nuk mund të mbyllë sytë ndaj vjedhjes së zgjedhjeve. Mandatet e Tiranës së PDIU-së u grabitën nga çeta e Rilindjes, në mënyrë që sulltani i tyre të merrte tepsinë i vetëm.

E gjashta, PDIU nuk mund të mbyllë sytë ndaj narkotrafikut të drogës, varfërisë që gëlon, PPP-ve, katastrofës ekonomike, kërbaçit të shtetit ndaj të pambrojturve.

E shtata, deputetët socialistë, drejtues të fushatës së vitit 2017 e dëshmuan se si u bë deputet Vangjel Dule me votat e PS-së në Vlorë, me urdhër drejtpërdrejtë të Edi Ramës.

E teta, tifozët e djeshëm të Dashit të Havasë që çonin ujë në zgjedhjet e fundit tek Vangjeli, sot janë të idhnuarit e sotëm.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej