Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i kalojë Partisë Demokratike mandatin e ish-deputetit Gjovalin Kadeli, i cili u nda nga jeta në 26 maj të këtij viti.
Vendimi i KQZ-së pritet të merret gjatë mbledhjes së ditës së mërkurë.
Në 2013-ën, Kadeli u zgjodh deputet në listat e Partisë Demokratike, ndërsa më pas iu bashkua LSI-së.
Por fakti që Kadeli u zgjodh në 2013-ën nga lista e PD, bën që KQZ t’i rikthejë demokratëve një mandat më shumë në Qarkun e Lezhës edhe pse vetëm për dy muaj, deri në konstituimin e Kuvendit të ri në shtator.