PD kërkesë Kuvendit: Këshilli i Mandateve duhet të mblidhet të autorizoj kërkesën e SPAK  

0
68

Kuvendi i Shqipërisë ka anuluar mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ku do të vendosej për mandatin e deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako. Mbledhja që ishte parashikuar që të ndodhte sot në orën 18:00 të pasdites është anuluar, me arsyetimin se Bllako e ka dorëzuar vetë mandatin e deputetit me anë të një shkresë që e ka nisur me postë drejt godinës së Kuvendit. Zyrtarët e Kuvendit i dërguan mesazh të gjithë anëtarëve të Këshillit për Rregulloren dhe Mandatet.

Por, kjo metodë e anulimit të mbledhjes, nuk është pranuara nga ana e Partisë Demokratike e cila i ka dërguar një kërkesë Kuvendit për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për deputetin socialist, Alqi Bllako. Deputetët  që kanë firmosur janë Ervin Salianji, Gazment Bardhi, Greta Bardeli, Saimir Korreshi dhe Enkelejd Alibeaj.

“Më mbështetje të nenit 13, pika 6 dhe nenit 118 të Rregullors së Kuvendit të Shqipërisë, kërkojmë thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregullore, Mandatet dhe Imunitetin ditën e mërkurë, datë 30/03/2022 ora 18:00 për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, depozituar në Kuvendin e Shqipërisë me shkresën nr. 1274 prot… date 29.03.2022, për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit te Kuvendit të Shqipërisë z. Alqi Bllako, së bashku me relacionin përkatës të arsyetuar” – thuhet në deklaratë.