PD denoncon skandalin me tenderin 3.5 milion dollarë të materialeve mbrojtëse shëndetësore (Film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD denoncon skandalin me tenderin 3.5 milion dollarë të materialeve mbrojtëse shëndetësore (Film)

12:33 | 18/04/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Partia Demokratike ka denoncuar sot atë që e cilëson si skandalin me tenderin 3.5 milion dollarë të materialeve mbrojtëse shëndetësore.

Në një dalje publike, ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, ku tha se qeveria i bleu me 2 fishin e çmimit të tregut këto pajisje mjekësore.

“Të dashur bashkëqytetarë,
Jam sot, bashkë me kolegun Enkelejd Alibeaj për të denoncuar një nga aferat më të mëdha të qeverisë në kohën e pandemisë. Bëhet fjalë për mbi 200 mijë maska dhe mjete të tjera mbrojtëse, të blera nga qeveria me çmime stratosferike. Do të sjellim prova për një abuzim skandaloz me paratë e shqiptarëve. Ne besojmë se ky abuzim i madh ka detyruar qeverinë të klasifikojë si sekret këta tendera hajdutësh, që e zhdoganojnë një maskë me 3 euro dhe e blejnë me 8 mijë lekë me çmim shumice. Ky është vendimi i qeverisë që e klasifikon sekret tenderin urgjent të 21 marsit për blerjen e pajisjeve mbrojtëse spitalore. Me këtë vendim, Edi Rama mban të fshehur çmimet e këtyre blerjeve skandaloze. Por ne i kemi zbuluar ato dhe sot do t’ia bëjmë të njohur qytetarëve shqiptarëve atë që qeveria fsheh me tenderin 3.5 milionë dollarë. Pse themi që ka një abuzim skandaloz që fare mirë mund të quhet edhe vjedhje në kohë pandemie?! Sepse janë blerë maska dhe pajisje të tjera spitalore me dyfishimin e çmimit në disa raste edhe me trefishin e çmimit të zhdoganuar. Po ju sjellim provat. Bleva dje pasdite në farmaci një maskë mbrojtëse nga ato që ka bkerë edhe qeveria. Çmimi ishte 4 mijë lekë. Sa lekë e ka blerë Qeveria shqiptare këtë maskë 4 mijëlekëshe? Plot, dyfishin e cmimit, me 8 mijë lekë të vjetra. Pra me pakicë blihet 4 mijë lekë, ndërsa më shumicë Qeveria e blen nga kompanitë “FARMA NET dhe EUROMED” me 8 mijë lekë të vjetra. Ky është krim! Dhe kur krimin përpiqesh ta fshehësh me kontrata sekrete, me mungesë transparence, krimi bëhet edhe më i rëndë, sepse provon që është bërë me vetëdije për të vjedhur. Të pranosh të blesh 8 mije lekë një maskë që me pakicë në Farmaci shitet 4 mijë lekë do të thotë vjedhje në mes të ditës. Kush mendon se për shkak të krizës, nuk është vëmendja tek ajo që bën Qeveria, sesi vjedh Qeveria, sesi keqpërdor paratë e shqiptarëve Qeveria, gabohet shumë rëndë. Sa më shumë që kryeministri, ministria e Shëndetësisë fshehin vjedhjet me kontrata sekrete, sa më shumë kohë kalon pa bërë transprencë për çdo qindarkë të shpenzuar, aq më shumë është e vendosur opozita për të dalë në mbrojtje të interesot publik. Të dashur bashkëqytetarë! Ky skandal është edhe më i rëndë sesa kaq. Kolegu Alibeaj do të tregojë sesi kjo vjedhje ka ndodhur edhe me materialet e tjera të blera me këtë tender. ”, tha Vokshi.

Read more

Plagosën me armë pronarin e një dyqani në Athinë, kush janë dy shqiptarët e arrestuar (Emrat) –

Diella u prezantua si armë kundër korrupsionit, por krijuesit e saj po përballen me drejtësinë –

Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Erion Veliajt, a do të lirohet kryebashkiaku? –

Këmbimi valutor 28 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se Partia Demokratike ka siguruar dokumentacionin nga Dogana Shqiptare. Dokumenti provon abuzimin me kontratat e shpallura sekrete nga qeveria.

“Në përmbushje të misionit tonë dhe mbrojtjes së interesit të qytetarëve, për të kontrolluar mënyrën sesi Qeveria po i përdor paratë tuaja në këtë kohë krize, Partia Demokratike ka siguruar dokumentacionin nga Dogana Shqiptare. Dokumenti provon abuzimin me kontratat e shpallura sekrete nga qeveria.

PRODUKTI CMIMI NË ZHDOGANIM ÇMIMI NË TENDER
Maskë mbrojtëse FFP2 3 euro 6.5 euro

(800 lekë)
Veshje spitalore me një përdorim për dhoma izolimi 9.60 euro 28 euro
(3400 lekë)
Mbrojtëse për sytë një përdorimshme 2.90 euro 6 euro
(740 lekë)
Maskë spitalore koke një përdorimshe për dhoma izolimi 3.80 euro 8 euro
(980 lekë

Qeveria i ka zhdoganuar maskat me 3 euro dhe pastaj i ka blerë me 8 mijë lekë copën, ose me rreth 6.5 euro, Pra, Qeveria i ka blerë maskat me rreth 2 fishin e çmimit real. I njëjti skandal, rezulton edhe për materialet e tjera në këtë tender: Qeveria ka zhdoganuar me çmim 9.6 euro veshje spitalore me 1 përdorim dhe pas pak ditësh ka blerë me 28 euro 1 veshje. Pra Qeveria i ka blerë me rreth 3 fishin e çmimit real. Po kështu, mbrojtëset me 1 përdorim për sytë Qeveria i ka zhdoganuar me çmimin e tregut 2.9 euro, por i ka blerë me rreth 6 euro copën, 2fishin e çmimit real. Qeveria ka vjedhur edhe me maskat spitalore një përdorimshe për dhoma izolimi. I ka zhdoganuar me 8 euro dhe ia ka blerë kompanisë së preferuar me dyfishin e çmimit real, me reth 8 euro. Kjo është vjedhje dhe për ne kjo është e papranueshme! Qytetarët janë të lodhur nga kjo qeveri që nuk ndalet duke futur duart në xhepat e qytetarëve edhe në ditët e tyre më të vështira. Abuzimet kaq të mëdha me taksat e shqiptarëve provojnë edhe një herë se Edi Rama ka para në buxhet, por këto para i ka për të vjedhur, i ka për t’i ndarë me klientët dhe me oligarkët e koncesioneve. Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj sot nga Qeveria, nga Edi Rama personalisht, që të anullojë menjëherë çmimin skandaloz të blerjes së këtyre materialeve, të kthejë në Buxhet paratë e paguara tepër dhe të vjedhura. Ato para, në vend që të shkojnë në xhepat e qeveritarëve të korruptuar dhe klientëve të tyre, t’u shkojnë menjëherë familjeve në nevojë dhe biznesit në krizë.”, tha Alibeaj.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/219686749291693/

Etiketa: Enkelejd AlibeajIsh-deputeti i PD-sëPartia DemokratikePDQeveriatenderi 3.5 milion dollarë

Të Lidhura

Plagosën me armë pronarin e një dyqani në Athinë, kush janë dy shqiptarët e arrestuar (Emrat) –

Plagosën me armë pronarin e një dyqani në Athinë, kush janë dy shqiptarët e arrestuar (Emrat) –

nga 27
09:08 | 28/05/2026
0

Tre persona janë arrestuar nga policia greke pas një ndjekjeje si në filma në rrugët e Athinës, ndërsa një tjetër...

500 mln euro për e-qeverisjen, por sistemi nuk punon! Kush mban përgjegjësi për kostot? –

Diella u prezantua si armë kundër korrupsionit, por krijuesit e saj po përballen me drejtësinë –

nga 27
08:40 | 28/05/2026
0

Media austriake “Der Standard” i ka kushtuar një artikull ministres shqiptare të Inteligjencës Artificiale, “Diella”, e prezantuar nga kryeministri Edi...

Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Erion Veliajt, a do të lirohet kryebashkiaku? –

Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Erion Veliajt, a do të lirohet kryebashkiaku? –

nga 27
08:34 | 28/05/2026
0

Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë këtë të enjte rekursin e paraqitur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 28 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
08:12 | 28/05/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.6 lekë dhe do shitet me...

Para
Qytetarët dhe bizneset, Tatimet publikojnë listën: Ja dokumentet që tashmë dorëzohen online

"Paga e luftës" prej 40 mijë lekësh, Drejtoria e Tatimeve: Ja kush përfiton dhe si të aplikoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Plagosën me armë pronarin e një dyqani në Athinë, kush janë dy shqiptarët e arrestuar (Emrat) –

Plagosën me armë pronarin e një dyqani në Athinë, kush janë dy shqiptarët e arrestuar (Emrat) –

09:08 | 28/05/2026
500 mln euro për e-qeverisjen, por sistemi nuk punon! Kush mban përgjegjësi për kostot? –

Diella u prezantua si armë kundër korrupsionit, por krijuesit e saj po përballen me drejtësinë –

08:40 | 28/05/2026
Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Erion Veliajt, a do të lirohet kryebashkiaku? –

Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Erion Veliajt, a do të lirohet kryebashkiaku? –

08:34 | 28/05/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 28 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:12 | 28/05/2026
Mbi 245 mijë shqiptarë jetojnë në varfëri ekstreme, nuk sigurojnë dot as vaktet ushqimore –

Mbi 245 mijë shqiptarë jetojnë në varfëri ekstreme, nuk sigurojnë dot as vaktet ushqimore –

08:00 | 28/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Plagosën me armë pronarin e një dyqani në Athinë, kush janë dy shqiptarët e arrestuar (Emrat) –
  • Diella u prezantua si armë kundër korrupsionit, por krijuesit e saj po përballen me drejtësinë –
  • Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Erion Veliajt, a do të lirohet kryebashkiaku? –
  • Këmbimi valutor 28 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Mbi 245 mijë shqiptarë jetojnë në varfëri ekstreme, nuk sigurojnë dot as vaktet ushqimore –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 28 Maj 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Plagosën me armë pronarin e një dyqani në Athinë, kush janë dy shqiptarët e arrestuar (Emrat) –
  • Diella u prezantua si armë kundër korrupsionit, por krijuesit e saj po përballen me drejtësinë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com