PD akuzon me emra kokretë shefa policie, se po kontrollojnë drogën në vënd – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD akuzon me emra kokretë shefa policie, se po kontrollojnë drogën në vënd

15:36 | 10/08/2016
në Uncategorized
0

Partia Demokratike vijon akuzat ndaj kryeministrit Rama, duke  deklaruar se Edi Rama sëbashku me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri vazhdojnë të thellojë kontrollin e tij mbi territorin e drogës në vend.

Kreu i grupit parlamentar Edi Paloka, përmendi emra konkretë drejtuesish policie të cilët siç tha ai menaxhojnë drogën, sipas informacioneve të ardhura nga shërbime partnere.

M137 poshtë vijon deklarata e Edi Palokës me emra konkret:

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Ervin Hodaj, Drejtor i Policisë Tiranë, sebashku me zëvendësin e tij, Ermal Muca, janë të  implikuar në kultivimin e bimëve narkotike dhe vjeljen e 30 përqindëshit në zonat Peze, Preze, fshatrat mbrapa malit të Dajtit, Zallherr, në Kombinat me sera, deri në kufi me Durrësin dhe Kavajën.

Jeart Çela, Drejtor i Policisë në Vlorë, lidhje e fortë e Tahirit dhe vëllezërve Habilaj. Menaxhon drogën në Novoselle, Mifol, Vjosë, Nartë, Panaja, Zvernec, Trevllazer. Më tej në  Risili – Llakatund – Trevllazer- Mekat – Kanine, dhe zona e trete eshte Vranisht – Llakatund_ Terbaq – Mesaplik – Gjorm – Brataj- Ramic – Sevaster. Vlen për tu theksuar se zona Armen- Kocul –Selenice – Pocem që lidhen me fshatrat e Tepelenes kontrollohet nga grupi i shoqërimit të ministrit Tahiri.

Besmir Qebini,  dora e Shullazit në Polici, ka vënë në dispozicion të kanabisit magazinat doganore, duke qene zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Doganave. Më parë kur ishte në polici, ishte i përfshirë në gjithë aktivitetet kriminale të Shullazit.

Afrim Tafa, në drejtorinë e Policisë Berat, sëbashku me shefin e komisariatit të Skraparit, Ferdinand Dusha dhe me Shefin e Komisariatit Berat, Learton Hoxha kanë nën përgjegjësi drogën në afërsi të Malit të Tomorrit nga krahu i Beratit ku janë mbjellë rreth 80.000 rrënjë kanabis, dhe krahu i Skraparit ku janë mbjellë rreth 100.000 rrënjë.

Edmond Targaj, Drejtor i Policisë Qarku Dibër, ka nën hyqëm 12 grupe kriminale nga tepelena vlora dhe dibra, që mbjellin e trafikojnë drogën. Zonat ku është përqendruar ky aktivitet janë fshati Vicisht me rreth 20.000 rrënjë bimë cannabis, fshati Muhurr me 15.000 rrënjë, fshati Qaf – Muhurr me 17.000 rrënjë dhe fshati Shupenzë, me rreth 50.000 rrënjë. Porosia është të mos pranohet asnjë ofertë më pak se 10 mijë rrënjë. Ndihmësi i Edmond Targajt në dibër, është Robert Aga, i përfolur në cdo raport të shërbimeve partnere për rolin e tij kyc në trafikimin e drogës.

Fatmir Lleshi, në detyrën e tij si shef i Komisariatit 4 në Tiranë, në bashkëpunim me deputetë të PS-sënë Tiranë, u kujdesën për drogën në zonën e Tujanit, dhe në rrethinat e Dajtit. Me ndihmën e inspektorit të policisë Demaliaj dhe Alban Ahmetaj, menaxhohet dhe kanabisi i Shëngjergjit.

Erjon Ismailaj, shef i Komisaritatit të Policisë Krujë, i përfshirë drejpërdrejt në kultivimin e kanabisit, ku mendohet se janë rreth 75.000 rrënjë. Ky shef komisariati dorë e Shullazit dhe Tahirit ka keqtrajtuar dhe mbajtur peng disa ore inspektore të mjedisit që konstatuan arat me droge, dhe i kërcënuan me jetë nëse flasin.

Henrigert Mitri, menaxhon mbi 40 mijë rrënjë në zonën e Burrelit, ku është shef komisariati, një njohje e vjetër e Shullazit dhe Erjon Braces. Ishte shef komisariati në Lushnje, kur ndihmoi për fshehjen e provave pas rënies së avionit me drogë në Divjakë.

Kreu i grupit parlamentar Edi Paloka tha se në ditët në vijim, do të bënte publike të tjera të dhëna për kontrollin e cdo pëllëmbë toke në vend të mbjellë me drogë nga Edi Rama, me drejtuesit e tij të policisë.

“Kështu e ka ngritur ai perandorinë e drogës në vend, që po mbyt ekonominë e ndershme dhe po shfrytëzon varfërinë e fshatarëve. Ky biznes gjigand kriminal, po rritet cdo ditë, për të siguruar miliona euro për Edi Ramën e oligarkinë e tij, para që Edi Rama planifikon ti përdorë në zgjedhje për të blerë votat”

Edi Rama i ka braktisur me kohë shqiptarët dhe interesat e tyre, ai e ka braktisur qeverisjen e vendit. Edi Rama po qeveris me krimin dhe vetëm për krimin. Droga dhe krimi nuk janë zgjedhja e shqiptarëve. Ekonomia dhe siguria e tyre po rrënohet përditë, prej drogës, krimit dhe korrupsionit të Edi Ramës.

Shqiptarët e refuzojnë këtë sundim mafioz dhe do ta shporrin shumë shpejt. Shqipëria është më mirë pa Edi Ramën”.

Etiketa: Akuzat e partise demokratikedrogaEdi Palokaedi ramaPartia DemokratikeSajmir Tahirishefat e policise

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para

Sot në orën 19:00 koncerti në Tiranë i Dua Lipës. Pjesëmarrja falas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com