Patozi: Zgjedhjet janë çështje më serioze, se sa e dini ju, çuna! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Patozi: Zgjedhjet janë çështje më serioze, se sa e dini ju, çuna!

20:44 | 06/06/2017
në Shqiperi
0

Një prej deputetëve të përjashtuar nga lista e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 qershorit, Astrit Patozi, ka shkruar nje status në Facebook në lidhje me fushatën elektorale deri në këto momente.

Sipas Patozit kjo fushatë po karakterizohet më shumë nga batuatat dhe kundërbatutat sesa nga planet dhe projektet për përmirsimin e qeverisjes. Patozi shkruan se zgjedhjet e përgjithshme janë shumë herë më seriozë nga sa po trajtohen nga politkanët shqipatrë në këto zgjedhje. Më tej Patozi shkruan se duhet te fokusohemi më shumë atë që ka bërë dhe nuk ka bërë “Rilindja” dhe të saj që mund të bëjë “Republika e Re”.

Patozi i ka bashkangjitur postimit të tij dhe foton e famshme të Ramës me dy gratë e moshuara gjatë fushatës.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Astrit Patozi:

ZGJEDHJET JANË ÇËSHTJE SERIOZE, ÇUNA!

Megjithëse nuk e fsheh se më pëlqen humori dhe ata që e përdorin mirë batutën në ligjërimin politik, nuk mund të rri pa e thënë se ka një gjë të madhe që nuk shkon në këtë fushatë. E kuptoj mirë Edi Ramën, që po zbavitet dita-ditës nga gjetjet e veta, me gojë dhe me shkrim, me grafika apo barcaleta, por nuk po marr vesh fare se për cfarë arsyeje ne po i shkojmë atij nga mbrapa.

Zgjedhjet janë një gjë shumë serioze, çuna, që ta lësh fushatën të rrjedhë si gallatë hedhje-pritjesh në klubin e qofteve të lagjes. I pari i qeverisë është hallexhiu i “dasmës” në këtë rast, ndaj ai ku ta gjejë që ta ndërrojë temën, vetëm që të mos e pyesë njeri se përse në tavolina mungon mishi dhe rakia.
Por ka edhe një arsye tjetër, jo kaq të parëndësishme.

Kryeministri e ka për zanat këtë hazërxhevapin e batutave dhe ta ndjekësh atë sot është si të shkosh me dëshirë për të luajtur në fushën e tij. Ai sigurisht që nuk do debat për kanabisin, koncensionet, lidhjet me krimin, shëndetësinë falas dhe premtimet e tjera të pambajtura, por as për atë që do ndodhë nesër me shqiptarët, në rast se nuk do të jetë më në pushtet.

Por ne nuk kemi pse ia japim atë kënaqësi, megjithë adrenalinën pozitive që mund të shkaktojë paqja e bekuar pas marrëveshjes dhe megjithë tundimin që shoqëron gjithmonë garën e ping-pongut të humorit politik. Edi Rama ku ta gjejë që ne të merremi me “çitjanet” dhe “veladonët” e tij si uniformë fushate, sepse atë nuk e shqetëson fare debati për formën, ndërkohë që problemin kryesor e ka me përmbajtjen. Ju mund ta keni harruar, por ka qeverisur shumë keq “Rilindja” këto 4 vjet, çuna!

Ndaj le t’i lemë ca ditë bejtet dhe anekdotat, dhe t’u flasim seriozisht njerëzve për atë që ka bërë dhe nuk ka bërë kjo qeveri. Por mbi të gjitha me atë që do të ndodhë nesër, në rast se populli do të vendosë ta largojë nga detyra këtë kryeministër hokatar dhe do te mandatojë për të qeverisur ekipin fitues te “Republikës së Re”. Ndryshe, do të mbahemi mend si njerëz që sokëllinin atëherë kur duhet të qeshnin, dhe bënin humor atëherë kur duhet të qanin.

Zgjedhjet janë çështje më serioze, se sa e dini ju, çuna!

Etiketa: Astrit Patoziceshtje seriozeçunaPDPSRepublika e ReRilindjazgjedhjet

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Veliaj fton qytetarët t’i bashkohen koncertit të hapjes së sheshit “Skënderbej”

Veliaj fton qytetarët t'i bashkohen koncertit të hapjes së sheshit “Skënderbej”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com