Portali Open Spending Albania ka vijuar publikimin e pasurive të ministreve dhe ish ministreve të kabinetit qeveritar të kryeministrit Rama. Pas pasurisë së Lindita Nikollës, Milena Haritos dhe Mimi Kodhelit, portali Open Spending Albania, ka publikuar edhe pasurinë e ministres Eglantina Gjermeni, Ermonela Felaj, Milva Ikonomi, Klajda Gjosha, Olta Xhaçka dhe Ogerta Manastirliu.
Sipas këtyre deklaratave rezulton se bashkëshorti i ministres Eglantina Gjermeni, Marian Gjermeni punon si Drejtor i Departamentit të Operacioneve Monetare në Bankën e Shqipërisë dhe paga e tij vjetore është 3.8 milionë lekë.
Ndërsa bashkëshorti i ministres Ermonela Felaj, Bledar Valika punon si Oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe paga e tij vjetore në vitin 2016 ka qenë 960 mijë lekë.
Bashkëshorti i ministres së Integrimit, Klajda Gjosha, Ardian Gjoni ka deklaruar në 2016 të ardhura nga fitimi pas tatimit si person fizik 1.7 milionë lekë, ndërsa paga e tij ka qenë 301 mijë lekë.
Bashkëshorti i ish ministres së Arsimit Lindita Nikolla, Ligor Nikolla ka deklaruar për vitin e kaluar pagën neto si Dekan në shumën 1.2 milionë lekë. Ndërkohë që vajza e ish ministres, Livia Nikolla ka deklaruar pagën neto prej 886 mijë lekë si Specialiste në Departamentin e Stabilitetit Financiar në Bankën e Shqipërisë.
Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi në deklarimin vjetor ka përfshirë veç pagës së saj edhe të ardhurat nga paga të vajzës Abi Dodbiba në katër vende pune.
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka deklaruar të ardhura nga paga të bashkëshortit, Lekë Kodheli në shumën 331 mijë lekë si dhe djali Mikel Kodheli për 2 muaj ka pasur një pagë 57 mijë lekë.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka deklaruar të ardhurat e bashkëshortit gazetar, Aleksandër Furxhi në shumën 4.2 milionë lekë si dhe të ardhurat nga honorarët të vajzës në Bankën Botëore në shumën 81 mijë lekë.
OLTA XHACKA
OGERTA MANASTIRLIU
MIRELA KUMBARO
MILVA IKONOMI
KLAJDA GJOSHA
ERMONELA FELAJ
EGLANTINA GJERMENI