Pas Washingtonit, Kosova dhe Serbia takohen sot në Bruksel – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas Washingtonit, Kosova dhe Serbia takohen sot në Bruksel

09:22 | 07/09/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të hënën do të takohen në Bruksel për një raund të ri bisedimesh, vetëm pak ditë pasi në praninë e presidentit amerikan Donald Trump, ranë dakord të normalizojnë marrëdhëniet ekonomike.

Nga Zëri i Amerikës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, shkroi të dielën se takimi është në funksion të bisedimeve “për marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

Read more

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

“Marrëveshja arrihet vetëm atëherë kur përmbyllet me njohje reciproke. Nuk do të ketë marrëveshje të ndërmjetme, parciale apo kreative që nuk e zgjidh problemin përgjithmonë. Do të ketë vetëm marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke, që është sistematike dhe ku përfshihen të gjitha çështjet që duhet të adresohen në mes të dy vendeve të pavarura duke u bazuar në konventat, standardet dhe praktikën ndërkombëtare të rregullimit të marrëdhënieve në mes të dy vendeve të pavarura”, shkroi kryeministri Hoti.

Pas një takimi me të dërguarin e posaçëm të BE-së Miroslav Lajçak, dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer të dielën në Bruksel, ai u shpreh “i kënaqur qe po shoh koordinim te plotë në mes të BE-së dhe SHBA-së lidhur me marrëveshjen finale në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

Ndërsa presidenti serb, Vuçiç, tha se do të hedhë në tryezë çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, pasi të jenë trajtuar si temat kryesore të parapara për këtë raund bisedimesh që kanë të bëjnë me personat e zhdukur gjatë luftës, personat e zhvendosur dhe çështjet ekonomike.

Në një postim në rrjetet sociale ai hodhi një fotografi nga takimi me zotin Matthew Palmer, i dërguari i Posaçëm i Sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo për Ballkanin Perëndimor dhe të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në Bruksel, duke theksuar se BE-ja ngulë këmbë të drejtojë dialogun politik.

“Ata po analizojnë atë që është bërë në Uashington dhe mendoj se ata duan të përdorin një pjesë të asaj që është arritur në Uashington për të bërë përparim më të shpejtë. Se a janë më të lumturit në botë – kushdo që do t’ju thoshte atë – nuk do ta thoshte të vërtetën,” tha presidenti serb, duke nënvizuar se bisedimet me Prishtinën janë detyrim i shtetit, “të cilin e ka trashëguar nga paraardhësit”.

Takimi i së hënës në Bruksel pason dakordimin e të dyja palëve pëe normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në Shtëpinë e Bardhë që u vlerësua lart nga Shtetet e Bashkuara. Presidenti Trump e cilësoi si një “një tjetër angazhim historik”, ndërsa vlerësoi kurajën e të dy udhëheqësve për të arritur një pajtim të tillë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i cili priti kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti pas marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë, “ritheksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Kosovën, inkurajoi vazhdimin e negociatave me Serbinë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit të përqendruar në njohjen e ndërsjellë dhe kërkoi zbatimin marrëveshjeve për linjat ajrore, hekurudhore dhe rrugore të ndërmjetësuara nga i dërguari i posaçëm Richard Grenell”. Sekretari Pompeo, thuhet në një deklaratë, inkurajoi Kosovën që të përqendrohet në forcimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e korrupsionit”.

Etiketa: Avdullah Hotibisedimet Kosovë SerbiBrukselkosovekryeministri i kosovesSerbi

Të Lidhura

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

nga 27
10:45 | 16/03/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha jashtë ambienteve të SPAK tha se Rama nuk mund të mbyllë dosjet e tij...

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

nga 27
10:41 | 16/03/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha jashtë ambienteve të SPAK tha se Rama nuk mund të mbyllë dosjet e tij...

Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

nga 27
10:37 | 16/03/2026
0

Një sasi lënde eksplozivi është konstatuar mëngjesin e kësaj të hëne pranë makinerive të një kompanie inertesh në zonën e...

Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

nga 27
10:31 | 16/03/2026
0

Një sasi lënde eksplozivi është konstatuar mëngjesin e kësaj të hëne pranë makinerive të një kompanie inertesh në zonën e...

Para

Humbi ndjenjat gjatë garimit, rrëfehet kampioni shqiptar: Kemi hedhur në gjyq Federatën Botërore (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

10:45 | 16/03/2026
Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

10:41 | 16/03/2026
Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

10:37 | 16/03/2026
Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

10:31 | 16/03/2026
PD nuk do dalë me dy kandidatë në Lushnje –

Rama është i sfazuar, situata i ka dalë nga duart pasi ka humbur mbështetjen ndërkombëtare –

10:13 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –
  • Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –
  • Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –
  • Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –
  • Rama është i sfazuar, situata i ka dalë nga duart pasi ka humbur mbështetjen ndërkombëtare –
  • Mori flakë në ecje, shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –
  • Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com