Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pas takimit me komisionerin Johanes Hahn deklaroi se është i gatshëm të bisedojë me partitë shqiptare, por se ekziston disa vija të kuqe, raporton agjensia e lajmeve INA.
“Fjala është fjalë. Qoftë edhe verbalisht, apo me shkrim. Do t’ia japim materialet BDI, do të bëjmë gjithçka për të përfunduar procesi i mbledhjes së nënshkrimeve për të formuar qeverinë. Por, dua të kujtoj se kur negocionte me VMRO-DPMNE, ai Gruevskit nuk i ka kërkuar asgjë me shkrim”, tha Zaev pas takimit me komisionerin e BE-së Johanes Hahn në Parlament.
Zaev tha se ai është i gatshëm të bisedojë me të gjitha partitë shqiptare pasi të ketë marrë mandatin, por theksoi se ka disa vija të kuqe.