Partia e Djathtë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Partia e Djathtë

17:53 | 28/05/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Erl Kodra

Për të djathtën dhe të majtën kam shkruar shumë herë. Për fat të keq, megjithëse ka një shtresë të tërë të persekutuarish politik, e djathta shqiptare akoma nuk ia ka dalë t’i imponohet politikës/shoqërisë shqiptare.

Elektorati gjendet në një lloj agresioni propagandistik permanent dhe të sofistikuar. Megjithëse jemi nën një regjim grotesk dhe të rrezikshëm, megjithëse shumica absolute e votuesve nuk e mbështesin më Edi Ramën, përsëri propaganda ia ka dalë të krijojë një diversion pervers dhe të shpikë fabula të paqena, duke lëkundur besimin e votuesve të djathtë tek lidershipi i Partisë Demokratike.

Read more

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Rezultat i këtij aksioni propagandistik të pazakontë janë më së paku 100 deri 200 mijë votues të djathtë, të paqartë dhe të lëkundur se kujt mund t’ia besojnë votën e tyre në zgjedhjet e ardhshme.

Më së paku janë tre parti të krijuara nga ish-eksponentë të Partisë Demokratike, parti të cilat e kanë ngritur retorikën e tyre kundër PD-së. Bamir Topi, Gjergj Bojaxhi dhe Astrit Patozi vijnë nga e djathta, por çuditërisht ata më shumë sulmojnë Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, se sa Rilindjen dhe Edi Ramën.

Narrativa e ngritur kundër PD-së përfshin një fantazi frenetike, ku brenda një fjalie përshkohet Amerika, Europa, Azia dhe Afrika; preken të gjitha skemat politiko-ekonomike, dhe të gjithë personazhet e rëndësishëm të globit. Deri më tani nuk është sajuar ndonjë narrativë me alienë kundër Partisë Demokratike.

Në këto rrethana, çfarë duhet të bëjnë të djathtët që nuk janë të bindur nga PD dhe lidershipi i saj? Cila do të ishte rruga e duhur për të bërë hapin e duhur politik; të imponohen politikisht, por edhe të përfaqësohen denjësisht, duke kontribuar në fitoren e demokracisë?

Krijimi i një partie të re, të djathtë reale konservatore, që beson në vlerat e perëndimit, lirinë dhe dinjitetin njerëzor;

Shoqëria shqiptare është e etur për kauza të verteta, të dinjitetshme. Pastrimi i politikës shqiptare nga ish-komunistët, kuadro të shtetit terrorist dhe dekomunistizimi i shoqërisë mund të ishin dy kauza serioze. Është e turpshme se si ish-komunistë, deri edhe vrasës të regjimit komunist qëndrojnë akoma në krye të institucioneve të shtetit. Gramoz Ruçi e ka vendin në librin e zi të komunizmit, jo në krye të Parlamentit.

Vlerat e djathta mund të ringjallen, megjithëse vendi ynë është kthyer në një mjedis, ku gëlojnë spekullatorë gjithëfare, të gatshëm për t’ia shitur shpirtin djallit për një grusht dollarë. Shumë personazhe kontravers po bredhin në qytet, duke përlyer edhe kauzat më të pastra.

Gazetarët dhe analistët me shumicë ushqejnë denigrimin, duke varrosë pa lindur çdo shpresë se e djathta nuk ka vdekur. Kësaj gjendje duhet t’i jepet fund, jo duke sharë opozitën dhe Lulzim Bashën, por duke iu imponuar lidershipit aktual.

Asnjë votë e djathtë nuk ka pse shkon për LSI-në, ose për parti renegate si “Bindja Demokratike”. Vota e djathtë le të shkojë djathtas, dhe pas kësaj, ti ke të gjithë të drejtën e Zotit t’i imponohesh Partisë Demokratike.

Po ashtu, ky boshllëk nuk duhet të lejohet që të mbushet nga lëvizje të ekstremit të majtë si VV, Organizata Politike dhe nisma të tjera.

Të djathtët, së pari antikomunistët duhet të bashkohen, por jo të sulmojnë Partinë Demokratike.

Unë besoj se tani është çasti që do të shenjojë 30 vitet e ardhshme!

Etiketa: “Bindja Demokratike”Astrit PatoziBamir Topierl kodraGjergj BojaxhiGramoz RuciLulzim Bashaopozitorganizata politikePartia DemokratikePartia e DjathtëVV

Të Lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

nga 27
22:36 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

22:32 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

nga 27
22:14 | 04/04/2026
0

Juventus ka përpara një rrugë për të hyrë në zonën Champions gjatë së cilës duhet të jetë thuajse perfekt. Luciano...

Para
Nis “lufta” më e madhe tregtare SHBA-Kinë

Trump sulmon sërish Kinën: Koronavirusi, dhurata më e keqe që i bëtë botës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com