Nga Dritan Shano
Papunësia e vdes shoqërinë më shumë se çdo virus, pavarësisht fantazisë apokaliptike të infeksionistëve, virologëve dhe epidemiologëve.
Çdo ditë që kalon po bëhet e qartë se shqiptarët u detyruan të kryenin vetëvrasje ekonomike dhe sociale bazuar në modele dhe informacione të pasakta, të pavërteta dhe të pasinqerta me paramendim.
Qeveria i mbylli brenda shqiptarët dhe i detyroi të harxhonin dhe ato lekë që kishin kursyer për vete, dhe nuk i ktheu atyre lekët qe u kishte marrë, dhe u merr si taksa e tatime, por edhe si borxh publik. Përkundrazi, i talli njerëzit me proçedura, me aplikacione dhe çdo vonesë të mundshme duke e nxitur papunësinë, jo duke ruajtur punësimin. Dhe ato pak lekë që premtoi se do jepte, akoma nuk kanë arritur në xhepat e njerëzve që humbën punën nga strategjia e frikës dhe terrorit që ndoqi e po ndjek qeveria.
Duhet të kishte ndodhur e kundërta. Natyrisht, kjo sjellje prej pengmarrësi e qeverisë gjen mbështetës tek ata njerëz që e dinë që po vidhen, por thonë s’ka gjë se po vidhet edhe komshiu, bile janë të kënaqur po të vidhet fqinji në fillim dhe pastaj ata vetë. Mik i dashur, në jetën tënde po deshe vetëm bukë, do hash vetëm mut.
* në foto është “zyra e supës” ku një radhë e madhe amerikanësh ushqeheshin prej dorës së Al Capone-s, në kohën e Depresionit të Madh në USA 1930; ndryshimi me tani është se në vend të Al Capone-s do kemi qeverinë.