Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Pandi Majko kundër Ramës dhe Thaçit: Ndryshimi i kufinjve lojë e rrezikshme (film)

Nga 27.al 0

Në vigjilje të Samitit të Diasporës, ministri i linjës Pandeli Majko ka mbajtur një qëndrim shumë pro gjerman në lidhje me projektin Rama-Thaçi për ndryshimin e kufinjve Kosovë-Serbi. Pas Ditmir Bushatit duket se Rama duhet të përballet me Majkon, i cili nuk konsiderohet rilindas, por socialist, madje gur i qoshit i kësaj partie.

Ja çfarë ka thënë në ABC News, Pandi Majko:

“Nga të gjitha palët askush nuk toleron në këtë histori. Ka një politikë as mish as peshk që vjen nga Brukseli. Ka një qartësi nga politika gjermane dhe britanike, që kanë thënë se staus quo është e rëndësishme dhe  jo nga interesat e tyre, por nga koncepte të kontratës ndërkombëtare që është e Ahtisarit. Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare për çështjen e Kosovës dhe të drejtën për pavarësi të Kosovës nuk ishin akte që mund të diskutohen e rishikohen, sepse dikush në Beograd do tolerojë për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Pavarësia e Kosovës është një fakt juridik ndërkombëtar që në mos sot nesër do njihet nga të gjithë, kur Vuçiç është ky që është, po të vijë një vend tjetër në vend të tij. Unë do thoja që Kosova mos i shkëputet linjës së negociatave. Nuk diskutoj Kutinë e Pandorës, diskutoj histori që po filluan vështirë se mbarojnë. Kërkesa e shumë faktorëve për kujdes që ne do jemi dakord me gjithçka palët do bien dakord, nuk është dritë jeshile për çudira, por për të ndihmuar faktorin shqiptar. Kjo po kthehet në lodër të rrezikshme që nuk prek vetëm Kosovën apo marrëdhëniet rajonale. Është një lodër më komplekse dhe duhet të jemi të kujdesshëm që të mos fluturojmë shumë lart”.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej