Nga Ylli Manjani
Ja ku janë pamjet që në fillim të ndërtimit të kompleksit Teatror. Fashistët vetëm i vunë emrin Teatri Savoia.
Siç e shihni nuk kishte askund as kuaj e as vend për ta!
Ai kompleks u projektua dhe u ndërtua për art dhe kulturë.
Ja ku janë pamjet, që t’i plasin sytë gomerët e Rilindjes! Asnjë lloj kafshe tjetër nuk ka qenë prezente në atë kompleks, as në ide, as në projekt e as në përdorim!
Ju duhet toka sot për ta vjedhur, ky është avaz tjetër. Por historia tregon se aty është luajtur art dhe është emetuar kulturë!
Dhe kush është më e bukura: këto pamje janë risjellë në vemendjen e publikut nga vetë Rilindasit e sotëm, kur erdhi Papa. Specialistët tanë dhe ata Italianë i nxorën këto foto për qëllim restaurimi.
Tani duan ta fshijnë…
Turp e faqja e zezë, për cilindo që në kampin e Rilindjes i ka mbetë sadopak fytyrë!