Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Paisja e përgjimit, vijon beteja e opozitës me Saimir Tahirin

Nga Ledion Peshtani 0

Flamur Noka: Ministri të thirret në Komisionin e Sigurisë

Deputeti i PD Flamur Noka, në cilësinë e zv.Kryetarit të Komisionit Parlamentar të Sigurisë paraqiti kërkesën e opozitës për ti kërkuar komisionit të thërrasë Saimir Tahirin në lidhje me paisjen e përgjimit. Sipas Nokës me anë të kësaj paisjeje Edi Rama po përgjon jo vetëm telefonat e rivalëve të tij politikë por edhe gazetarë e ambasadorë. “Hipotezat jane të shumta. Tahiri përgjon e regjistron telefonatat e rivalëve të bandave të tij. Tahiri përgjon rivalët politikë të Edi Ramës, opozitën, gazetarë dhe ambasadorë të rëndësishëm.Pajisja e Përgjimit është krimi i fundit dhe më flagranti që lidh bashkë Ramën dhe Tahirin dhe kështu të zhytur të dy në llumin e krimit mbajnë njëri-tjetrin”, deklaroi deputeti Noka.

Ndërkohë në reagimin e tij në FB ministri i brendshëm Sajmir Tahiri shkon edhe më tej se akuzat e opozitës, duke lënë të nëkuptojë se në këtë cështje është përfshirë edhe Shërbimi Informativ e Prokuroria. “Tanimë Fronti i së keqes ka shkuar përtej opozitës. Faleminderit SHQUP-it që ma kujton, pa kursyer dhe të dielën”, shkruan Tahiri në FB.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej