Paç këmbën e mbarë Sajmir! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paç këmbën e mbarë Sajmir!

09:41 | 04/05/2018
në Uncategorized
0

Nga Ilir Levonja

Mos u mallëngjeni me Sajmirin. T’i themi faleminderit presionit gjerman që shumë shqiptarëve u dukej habi kur u thoshe se administrata perëndimore nuk fal mëkatet aktuale karshi atyre të së shkuarës. Kësisoj nuk mund të bënte një sy qorr e një vesh shurdhër dhe të votonte pro që Shqipëria e baronëve në pushtet të bëhet pjesë e komunitetit.

Afërmendsh ti si shqiptar mund ta mbash në pushtet Sajmir Tahirin për inat të Berishës. Mund t’ia falësh kanabizimin e vendit, etj. Mund të kënaqesh me sojin e deklaratave për mushkonja dhe jo kaçatorrë fluturues a transportues droge në bregdet, por jo gjermanët dhe Gjermania. Shkurt, gjermanët nuk mund ta konceptojnë dot që një xhigolo politike, edhe pse me xhaketë të tipit bavarez, me kopsa fund e krye, rri në kuvend për meritokraci aferash të ulta në një vend të nivelit të tretë ku politika është një mizerje në modë e pesë emrave.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Mëkatet e së shkuarës janë pjesë e një ndërgjegje civile që mendon se me pak hi vatre të shuar, mund edhe t’ia hedhin. Askush nuk ka për t’ia hedhur, aty janë të gjitha. Mjafton të filloj një drejtësi e re me profesionistë realë jo me nga ata nga magjistratura e diktaturës dhe kursantë 6 mujorë. Të cilët shenjtërinë e jurispudencës e këmbyen me garën e ethshme të pasurisë. Nuk ngeli katundar pa iu skuqur sytë nga manovrimet si e si të gllabërojë sa më shumë prona, përfshi këtu objekte të vjetra, magazina, apartamente, toka etj. Pa harruar rryshfetin për daljet nga burgu edhe pse mund të kishe vrarë shtatë vetë.

Këto njëzetë e tetë vite prodhuan një klasë juristësh që do mbahet mend për nivelin e ulët të profesionalizmit karshi kushtetutës dhe vendit. Në fakt është një fillim i pashmangshëm, çdo qeveritar të ishte në krye, qoftë ky i majtë apo i djathtë, do ta bënte. Ndryshe, rrëzohej dhe nuk fitonte. Rasti Tahiri, ashtu si ai i kryebashkiakut të Kavajës, deputetit të Pukës, Ndoka. Atyre djemve të Lezhës që e kthyen kënetën e Patokut në një beteje gringosh a pistolerash. Janë fakte të gjalla se sa shumë i kushtoi shqiptarëve ndërrimi i pushtetit. Eshtë pikërisht Edi Rama dhe soji i tij që ia bënë këtë dhuratë vendit.

Deri dje, ky u përpoq ta mbante Sajmirin. Beri çfarë bëri, deklaroi çfarë deklaroi deri sa nxorri puçist si Enveri në kohë, jo për hatër të Tahirit, jo për merita të një politikani me të ardhme, por për të ruajtuar vetveten. Sado Sajmir Tahiri kërcen e kërcen me horrliqet e Lulit a Sali Berishës, me deklarata që më thanë të pohoj kështu e ashtu, shumë shpejt do i bëjë realitet. Shumë shpejt do e mësoni se vërtetë Edi Rama është drejt për së drejti fajtori kryesor i kanabizimit të vendit. Kjo për një ëndërr naive të politikanit dështak…, të mbylli gropat e ekonomisë me të ardhurat e drogës. Nga një temë tabu, nga një shoqëri e prerë për të mos diskutuar çështjen e drogës, sot shqiptarët kanë nisur nga debati mbi legalizimin apo jo të saj. Kjo i shkon shumë për shtat një shoqërie kafenesh, një vendi që prodhon deri aleancat dhe qeveritë në kafene.

Sajmir Tahiri është një nga ato zhigolotë që kanë për pjesë forcat tona politike. Ka lindur si pasojë e luftës së ashpër për pushtet. Jo për merita intelektuale në drejtimin e vendit. Dhe të gjithë sot besojnë naivisht se kanë për t’i shpëtuar drejtësisë. Aq sa pas ndarjes nga ju, mitingjet a forumet ku shkëmbejnë dhëndurë ngjyrash…, herë një demokrat të penduar tek Edi Rama, herë një socialist tek Lulzim Basha, mallkojnë këtë punën e anëtarësimit në komunitetin europian. Hiqeni nga mendja se ka burrë shteti shqiptar që e do Shqipërinë në Europë. Nëse do kishte, Shqipëria do ishte bërë me kohë pjesë e saj. Por nuk ka…

Rasti Sajmir Tahirit është futja e dy këmbëve në një këpucë. Kur Edi Rama pyet veten po sikur nesër të më kërkojnë mua.? Dhe përse mua, pse jo Saliun, Lulin a Ilirin? Rasti Tahirit vërteton një gjë, që Shqipërinë po e bëjnë të tjerët dhe jo shqiptarët.

Etiketa: edi ramagjermaniIlir LevonjakanabisSaimir Tahiri

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Lu: Tani Tahiri do përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm

Lu: Tani Tahiri do përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident I shumëfishtë në Vlorë, i riu përplaset me 5 automjete të tjera –

Aksident I shumëfishtë në Vlorë, i riu përplaset me 5 automjete të tjera –

08:58 | 13/01/2026
Pas përmbytjeve, edhe ngricat rrafshojnë prodhimin bujqësor –

Pas përmbytjeve, edhe ngricat rrafshojnë prodhimin bujqësor –

08:42 | 13/01/2026
Operacion rekord në historinë e Spanjës, kapen10 tonë kokainë që ishin fshehur mes kripës –

Operacion rekord në historinë e Spanjës, kapen10 tonë kokainë që ishin fshehur mes kripës –

08:36 | 13/01/2026
Çahet argjinatura e Semanit, përmbyten banesa dhe toka bujqësore në disa fshatra të Fierit –

Çahet argjinatura e Semanit, përmbyten banesa dhe toka bujqësore në disa fshatra të Fierit –

08:26 | 13/01/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 13 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:04 | 13/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksident I shumëfishtë në Vlorë, i riu përplaset me 5 automjete të tjera –
  • Pas përmbytjeve, edhe ngricat rrafshojnë prodhimin bujqësor –
  • Operacion rekord në historinë e Spanjës, kapen10 tonë kokainë që ishin fshehur mes kripës –
  • Çahet argjinatura e Semanit, përmbyten banesa dhe toka bujqësore në disa fshatra të Fierit –
  • Këmbimi valutor 13 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 13 Janar 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident I shumëfishtë në Vlorë, i riu përplaset me 5 automjete të tjera –
  • Pas përmbytjeve, edhe ngricat rrafshojnë prodhimin bujqësor –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com