Opozita false, zbulohen 10 deputetët “kampionë” të besnikërisë ndaj Edi Ramës (film)

Duhet të lëçisni

62 raste të reja dhe 1 i vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Një person ka humbur jetën si pasojë e Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik...

Policia e Durrësit ndalon 14-vjeçarin, në çantën e dorës i gjendet një pistoletë

Policia e Durrësit ka ndaluar ditën e sotme një 14-vjeçar, të cilit gjatë një kontrolli rutinë i është gjetur një armë zjarri pistoletë tip...

Shkrimtari Roberto Saviano: Klanet e Tiranës dhe Shkodrës kontrollojnë drogën në Romë

Atentati ndaj një 38-vjeçari shqiptar në plazhin e Torvaianica në periferi të Romës ka tërhequr një vëmendje të madhe në shtypin italian. Bëhet fjalë...

Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje edhe në Durrës, “paralizohet” qarkullimi (film)

Nga moti i keq disa akse kryesore të qyteteve janë përmbytur, duke shkaktuar vështirësi në lëvizje. Vetëm pak minuta kanë mjaftuar që disa nga lagjet...

Nga Esiona Konomi

Kur Partia Demokratike dhe LSI-ja dogjën mandatet, në Kuvend ngelën bosh 58 ulëse opozitare. Me kalimin e javëve, 40 kandidatë të këtyre dy partive pranuan të bëheshin deputetë, ndërsa 18 vende mbetën bosh përgjithmonë.

40 të ardhurit e rinj, u quajtën “opozita e re” parlamentare, por sjellja e tyre e mëvonshme, dëshmoi se pak prej tyre mund të meritojnë të quhen “opozitarë”.

Shumica jo vetëm që nuk bënë oponencë në Kuvend, e në vend të debatit pranuan heshtjen, por pjesa më e madhe, në kushtet e anonimatit, u kthyen besnikë të devotshëm të qeverisë Rama.

Dhe këtë, na e tregojnë faktet.

ABC News ka analizuar formën se si kanë votuar këta deputetë opozitarë. Shifrat e mëposhtme ju referohem votimeve të ligjvënësve në seancat plenare të muajit janar, shkurt dhe mars të këtij viti.

Sipas të dhënave, mund të evidentojmë 10 kampionët e falsitetit opozitar, të cilët, megjithëse janë votuar nga elektorati që ishte kundër Ramës, sapo janë bërë deputetë, kanë votuar vetëm në mbështetje të qeverisë.

Deputetja e LSI Dibër, Aurora Mara, rezulton të jetë besnikja më e madhe e socialistëve, e cila ka votuar pro qeverisë më shumë se askush tjetër, plot 24 herë. Një herë që ka votuar kundër, ka qenë për të rrëzuar dekretin e Ilir Metës, pra, të atij që firmosi për ta kandiduar si deputete.

Edhe në vend të dytë e të tretë janë dy kandidatë të ardhur po nga listat e LSI. Eugen Bojaxhiu dhe Edmond Rrushi, i kanë dhënë në 3 muaj, 23 vota pro mazhorancës socialiste dhe nga një votë kundër dekreteve të Presidentit.

Lista e dhjetëshes më besnike të qeverisë Rama, vazhdon me deputetët, Ramazan Gjuzi, Selami Jenishehri, Klajdi Qama, Ediola Braha, Nimet Musaj dhe Koçi Tahiri.

Në këtë listë përfshihet dhe Kujtim Gjuzi, i cili pavarësisht indicenteve që shkakton në parlament, i ka dhënë 15 kartonë të gjelbër shumicës dhe kartonin e kuq e ka ngritur vetëm 2 herë.

Por nga të dhënat, ka edhe disa deputetë që janë përpjekur, të paktën përmes votës, të sillen si kundërshtarë të qeverisë.

Deputeti me më shumë vota kundër socialistëve është Adriatik Alimadhi, i ndjekur nga Fatjona Dhimitri dhe Korab Lita. Lista vazhdon me emra të tjerë siç duken në këtë tabelë, ndërsa deputetë me aktivitet më të lartë parlamentar në debatet politike, si Rudina Hajdari, Ralf Gjoni, Alban Zeneli dhe Andi Përmeti, ose nuk kanë marrë pjesë në shumicën dërrmuese të votimeve, ose kanë abstenuar, duke mos mbajtur një qëndrim të qartë.

Gjithësesi, “opozita e re”, ka qenë një luks për kryeministrin, i cili edhe pse ka fituar zyrtarisht 74 mandate, në çdo votim, arrin të krijojë një mbështetje nga 88 vota për çështje të ndjeshme, në më shumë se 100 për akte të thjeshta.

PRO  KUNDËR

Aurora Mara 24p – 1k

Eugen Bojaxhiu 23p – 1k

Edmond Rrushi 23p – 1k

Ramazan Gjuzi 21p – 0k

Selami Jenishehri 21p – 1k

Klajdi Qama 20p – 0k

Ediola Braha 20p – 1k

Nimet Musaj 17p – 0k

Kujtim Gjuzi 15p – 2k

Koçi Tahiri 13p – 0k

PRO  KUNDËR

Adriatik Alimadhi 1p – 22k

Fatjona Dhimitri 5p – 19k

Korab Lita 3p – 14k

Erion Piciri 1p – 9k

Myslim Murrizi 2p – 9k

Artur Roshi 7p – 13k

Halit Valteri 3p – 8k

Lefter Maliqi 0p – 2k

Besnik Troplini 11p – 12k

Zef Shtjefni 7p – 13k

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

E Freskët taze

62 raste të reja dhe 1 i vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Një person ka humbur jetën si pasojë e Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik...

Policia e Durrësit ndalon 14-vjeçarin, në çantën e dorës i gjendet një pistoletë

Policia e Durrësit ka ndaluar ditën e sotme një 14-vjeçar, të cilit gjatë një kontrolli rutinë i është gjetur një armë zjarri pistoletë tip...

Shkrimtari Roberto Saviano: Klanet e Tiranës dhe Shkodrës kontrollojnë drogën në Romë

Atentati ndaj një 38-vjeçari shqiptar në plazhin e Torvaianica në periferi të Romës ka tërhequr një vëmendje të madhe në shtypin italian. Bëhet fjalë...

Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje edhe në Durrës, “paralizohet” qarkullimi (film)

Nga moti i keq disa akse kryesore të qyteteve janë përmbytur, duke shkaktuar vështirësi në lëvizje. Vetëm pak minuta kanë mjaftuar që disa nga lagjet...

Integrimi në Europë/ Na e kalon Maqedonia. Gjermania na mbyll derën: “T’fala Edit!”

Ministri gjerman për Çështje Evropiane, Michael Roth, duke folur për punën e presidencës gjermane në Bashkimin Evropian, tha të martën para Komisionit për Punë...