Ruçi: Opozita po shkel të drejtën themelore, mundësinë e deputetëve për të folur në Kuvend
Ashtu siç kishte paralajmëruar, opozita ka bllokuar sërish seancën parlamentare. Qysh në nisje të seancës, kryetari i grupit parlamentar të PS-së Edi Paloka, ka përsëritur qëndrimin e opozitës duke kërkuar largimin nga parlamenti të deputetëve, sipas tij të inkriminuar, si dhe kalimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të dy deputetëve të PS-së.
Në përgjigje të opozitës, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, kërkoi që të respektohet e drejta e deputetëve për tu shprehur në foltoren e Kuvendit duke i kërkuar opozitës të lirojë foltoren e bllokuar, pasi u mblodhën gjithë deputetët e opozitës atje. Në këtë situatë, kryetari i Kuvendit ndërpreu seancën për t’u kthyer pas pak minutash.