• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Operacioni “Qarku” në Shkodër/ Kokainë e kanabis, arrestohen 7 persona

16:53 | 16/10/2022
në Uncategorized
0

Ka shkuar në 33 numri i të arrestuarve në megaoperacionin e policisë së Shkodrës. Gjatë ditës së diel u arrestuan dhe 7 persona të tjerë në operacionin e koduar “Qarku” i cili është i gjashti që kryhet nga forcat operacionale.

Gjatë ditës së sotme u vunë në pranga 7 persona dhe u shpallën në kërkim 5 të tjerë, ndërkohë që u sekuestruan armë, 77 kilogram kanabis si dhe para.

Lexo edhe

Çfarë nënkupton kërcitja e dhëmbëve në gjumë –

Marseja nxjerr PSG-në jashtë Kupës –

Tërmeti mbyll bursën e Stambollit pas 24 vitesh –

“U kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: -S. G., 43 vjeçe, E. P., 19 vjeç, E. P., 42 vjeç, të tre banues në Shkodër dhe M. Ç., 37 vjeç, banues në fshatin Grudë Fushë, Malësi e Madhe. Gjatë kontrolleve fizike që shërbimet e Policisë kanë ushtruar ndaj këtyre shtetasve, të cilët ndodheshin në një lokal në lagjen “Fahri Ramadani”, Shkodër, u kanë gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike kanabis dhe kokainë të ndarë në doza, gati për shitje. Në vijim të kontrolleve, në çantën e shtetasit të arrestuar S. G., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Megaoperacioni “Qarku” ka vijuar në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Pergjithshme të Policisë së Shtetit. Si rezultat, janë kapur dhe vënë në pranga shtetasit: -E. G., 22 vjeç, L. P., 23 vjeç dhe K. F. 30 vjeç, të tre banues në Shkodër. Këta shtetas u kapën në aksin rrugor “Koman-Vau i Dejës”, teksa transportonin me një automjet tip “Benz”, 15 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia. 

Në kuadër të megaoperacionit “Qarku”, për këtë rast, u shpallën në kërkim personat me iniciale K. P., 24 vjeç dhe V. P., 20 vjeç, pasi rezultuan të përfshirë në veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve, të goditura gjatë këtij megaoperacioni. Faza e gjashtë e këtij megaoperacioni ka vijuar në Malësi të Madhe, në fshatin Gruemirë. Shërbimet e Policisë, mbështetur nga inteligjenca informative, kanë ushtruar kontroll në sipërfaqet e tokave në pronësi të personit me iniciale P. C. Si rezultat, janë gjetur bimë kanabisi në proces tharjeje dhe një sasi lënde narkotike kanabis, e thatë, me peshë totale 62 kilogramë. P. C. u shpall në kërkim, si autor i dyshuar i këtyre veprimtarive kriminale.

Po në vijim të megaoperacionit në Malësi të Madhe, janë shpallur në kërkim edhe 2 persona të tjerë, P. A., 31 vjeç dhe D. A., 32 vjeç (vëllezër), të dy banues në fshatin Bardhaj. Nga veprimet hetimore në kuadër të megaoperacionit “Qarku”, rezultoi se këta persona  janë gjithashtu të implikuar në veprimtaritë e kultivimit, përpunimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, raste të cilat janë goditur në kuadër të këtij megaoperacioni.

Megaoperacioni vijon.

Etiketa: armearrestimekokaineoperacioni "Qarku"

Të Lidhura

Çfarë nënkupton kërcitja e dhëmbëve në gjumë –

Çfarë nënkupton kërcitja e dhëmbëve në gjumë –

nga 27
23:25 | 08/02/2023
0

Kërcitja e dhëmbëve kur jeni në gjumë, ose siç e quajnë mjekët: bruksizmi, nënkupton një sinjal të emocioneve të ndrydhura....

Marseja nxjerr PSG-në jashtë Kupës –

Marseja nxjerr PSG-në jashtë Kupës –

nga 27
23:23 | 08/02/2023
0

Ashtu siç pritej, Marseille-PSG ishte një sfidë e gjitha për t’u shijuar, pasi skuadrat dhuruan “show”, në takimin e vlefshëm...

Tërmeti mbyll bursën e Stambollit pas 24 vitesh –

Tërmeti mbyll bursën e Stambollit pas 24 vitesh –

nga 27
23:19 | 08/02/2023
0

Bursa e Stambollit njoftoi të mërkurën se do të mbyllet për pesë ditë në përgjigje të tërmetit vdekjeprurës të kësaj...

Godina e ​Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e Turqisë –

Godina e ​Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e Turqisë –

nga 27
23:13 | 08/02/2023
0

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar të mërkurën në mbrëmje me flamurin e Turqisë. Përmes një postimi në FB,...

Para
Ngriti “shtëpinë e barit” në Shkodër, pronari: Isha në depresion, jam i zhytur në borxhe

Ngriti “shtëpinë e barit” në Shkodër, pronari: Isha në depresion, jam i zhytur në borxhe

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Çfarë nënkupton kërcitja e dhëmbëve në gjumë –

Çfarë nënkupton kërcitja e dhëmbëve në gjumë –

23:25 | 08/02/2023
Marseja nxjerr PSG-në jashtë Kupës –

Marseja nxjerr PSG-në jashtë Kupës –

23:23 | 08/02/2023
Tërmeti mbyll bursën e Stambollit pas 24 vitesh –

Tërmeti mbyll bursën e Stambollit pas 24 vitesh –

23:19 | 08/02/2023
Godina e ​Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e Turqisë –

Godina e ​Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e Turqisë –

23:13 | 08/02/2023
Mund të vdesim nga i ftohti –

Mund të vdesim nga i ftohti –

23:07 | 08/02/2023

Më Të Lexuarat

  • Çfarë nënkupton kërcitja e dhëmbëve në gjumë –
  • Marseja nxjerr PSG-në jashtë Kupës –
  • Tërmeti mbyll bursën e Stambollit pas 24 vitesh –
  • Godina e ​Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e Turqisë –
  • Mund të vdesim nga i ftohti –
  • Pas tërmetit, përmbytje në Turqi

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Çfarë nënkupton kërcitja e dhëmbëve në gjumë –
  • Marseja nxjerr PSG-në jashtë Kupës –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com