Nuk është Rama, Berisha apo Basha, por kotësia armiku ynë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk është Rama, Berisha apo Basha, por kotësia armiku ynë

10:31 | 20/10/2017
në Opinion
0

Nga Ben Andoni

Mit’hat Frashëri u rrek shumë në të gjallë t’u shpjegonte shqiptarëve se armiku i shqiptarëve ishte kotësia. E provoi t’i futej edhe vetë politikës, por dështimi ishte i madh, sepse fillimisht u rreshtua në formacionin e gabuar dhe anën humbëse, kurse pas Luftës së Dytë, besoi se do e ngrinte sërish lëvizjen me shqiptarin e hallakatur të emigracionit. Nuk është vendi për të folur për zhgënjimin e tij, por kotësinë e bashkatdhetarëve, që i premtuan se do të bënin Shqipërinë ndryshe dhe kotësinë që na ndjek në çdo hap.

Gati 70-vjet më vonë, Mit’hat Frashëri kujtohet më shumë me veprën sesa me veprimtarinë e tij kundër komunistëve. Por në këtë vepër kemi ato, që çdo shqiptar duhet t’i mësojë qartë: Shqiptarët janë viktima të vetë kotësisë së tyre.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Në orët e fundit, përgjimet e të ndaluarve të krimit shqiptar kanë trazuar rëndë ujërat e shoqërisë shqiptare. Gishti i tërë shoqërisë drejtohet nga ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i përmendur disa herë në këto përgjime por më shumë se çdo gjë tjetër, përshtypje ka bërë reagimi i tij. Ai ka përmendur patakt pakujdesinë e vet, gabimin me kushërinjtë e largët dhe këtë shoqëri meskine dhe ka vazhduar dhe ai, njësoj si të tjerët, nga akuzat. Ndërkohë që Opozita i ka gjetur punë vetes dhe me këtë rast edhe militantëve të saj, që pothuaj e kanë humbur shpresën se ata mund të bëjnë diçka. Teksa është kthye në sport kombëtar nëpërkëmbja e politikanëve dhe e çdo personi publik. Por emëruesi i përbashkët i të gjithave është një dhe një i vetëm në publikun shqiptar: këta politikanë duhet t’i shkosh në hell! Kuptohet pak muaj më parë i ka ngritur në apoteozë, një masë e madhe nuk i ka votuar fare, kurse në masë vazhdon dhe i imiton shëmtuar.

Ajo, që është vërejtur dhe që bën të shqyrtosh vëmendjen e publikut në realitet të çon te kotësia, ku zhytet shoqëria shqiptare dhe që e ushqen. Është vetë kjo shoqëri që prodhon modele si djemtë e fortë me makina; vajzat e bukura që zhvishen për pak klikime më shumë; e njëjta edhe me modelet që u bëjnë hosana për të gjithë kohën politikanëve dhe batutave të tyre. E kur vjen rasti si ngjarjet e Gërdecit, 11 Janarit, Habilajt&Tahiri tani, të hidhen të gjithë kundër. Mu këtë kanë kapur sot politikanët duke e zhvendosur krejt vëmendjen nga problematikat reale të njerëzve, varfërinë, papunësinë dhe nivelin e ulët.

Për t’i hedhur benzinë zjarrit i gatshëm është Edi Rama me ligjërimet e tij të stërgjata: Sot, kur e tërë opozita me kuç e me maç, u zhyt si front në çorbën e dy kriminelëve të arrestuar në Itali, është dita të kujtojmë se në 20 vitet e fundit, ka pasur plot raste kur politikanë, deputetë e familjarë të tyre janë përfshirë në akuza publike. Disa herë akuzat kanë dalë të vërteta, disa herë jo. Berisha ka bërë të vetën, duke parashikuar arrestime, ndërsa mëkëmbësi i tij Basha, kryetari de jure i PD-së bëri bashkë të gjithë inatçinjtë kundër Ramës, duke shpallur front ndaj qeverisjes duke kërkuar largimin e Ramës. Në të gjithë këtë karusel, ajo që ka mbetur për njerëzit ka qenë e thjeshtë dhe fare e qartë: Ne përsërisim të njëjtat gjëra për t’u kthyer sërish në mjerimin tonë moral, shoqëror, politik e kështu me radhë.

Ndonëse në letërsinë ndërkombëtare ka deri kryevepra kushtuar vanitetit (kotësisë), në Shqipëri kotësia nuk është dekadencë ose pasojë e një zhvillimi shoqëror të avancuar. Ky tipar konsiderohet elementi që i ka bërë dëmin më të madh formimit psikologjik të njeriut sipas Rilindasve tanë.

“Mjerisht gjejmë shpesh herë te shqiptari edhe një kotësi të marrë: fryhet si misërroku me erë dhe në rruzullim nuk sheh veçse veten e tij, madhërinë, fuqinë e rreme të tij. A pak zihje dhe vrasje kanë ndodhur për një fjalë, për një vështrim, për një të shkuar përpara, për një kalë ose jelek më të bukur? Se kotësija i jep nakar njeriut, e bën që të mos durojë një tjatër më të mirë, më të ditur, më të pasur, më të nderuar. Kotësija është vesi, sëmundja më e përhapur në djemtë shqiptarë, ajo është fara prej të cilës do të dalin të metat dhe fajet e pastajmë, Kotësia e ngurt zemrën, e ftoh shpirtin, e bën njeriun të ashpër dhe të egër, e largon nga shoqërija”, thotë Mit’hat Frashëri në “Elita Shqiptare”. (Javanews)

Etiketa: Ben Andoniedi ramakotesiaLulzim BashaMit'hat FrashëriSaimir TahiriSali BerishaShqiptarët

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Ah mër çuna ça keni hum’! Bukuri shqiptare!

Ah mër çuna ça keni hum'! Bukuri shqiptare!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com