Mjeku Pëllumb Pipero në një intervistë të dhënë është pyetur nëse është e vërtetë që ibuprofeni nuk duhet marrë sepse shkakton dëm për shëndetin dhe e rëndon situatën më shumë.
Pipero hedh poshtë lajmet franceze lidhur me përdorimin e ibuprofenit në luftën kundër COVID 19 sepse sipas tij nuk ka asnjë të dhënë shkencore që Ibuprofen është i dëmshëm.
“E kundërta është e vërtetë. Nëse personat nuk kanë probleme me stomakun, ibuprofenin mund ta marrin por me këshillën e mjekut, jo për qejf. Ta marrin me këshillën e mjekut por nuk është i dëmshëm”, u shpreh Pipero.
“Shesim Ramën edhe pse s’bën një lek”, Protesta e qytetarëve që po fiton me meme: Veç jep dorëheqjen! –
Nëse dikush do të shkruajë historinë e kësaj proteste pas disa vitesh, me shumë gjasë nuk do ta kuptojë dot...









