Njerëzit në mëshirën e fatit, dikush duhet t’u dalë zot”, Biberaj: Nga qeveria mungon komplet transparenca

Duhet të lëçisni

Dështimi total i Ramës në drejtimin e OSBE-së/ Gjermania merr situatën në dorë

Shqipëria ka më pak kontakte dhe ndikim diplomatik se vende si Zvicra ose Gjermania, dhe që do t’i duhet që të drejtojë organizatën deri në...

Fjalori i gjuhës shqipe në internet dhe një fantazmë

Nga Mehmet Elezi Në internet gjindet Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe. Me gjasë është Akademia e Shkencave që e ka futur. Tridhjetë vjet mbas shembjes...

Kontesha austriake në Shqipërinë e viteve ’30!

Studiuesi Artan Lame, ka publikuar një fotografi të rrallë të konteshës austriake, Marion Grafin Donhoff gjatë një vizite në Shqipërinë e viteve '30. Koleksionisti Artan...

Frut apo lëng, cila është mënyra më e mira për t’a konsumuar gjithë familja

E keni pyetur veten ku ndryshon të hash fruta nga të pirit atë? Të pish lëng frutash është e lehtë, por ekspertët thonë që...

 

Aleksandër Biberaj, ish-deputeti i PD-së ditën e sotme është i ka bërë thirrje Presidentit të vendit të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për situatën e Covid pasi ka dalë jashtë kontrolli.

Biberaj përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se ditën e sotme lajmi i viktimës tek “Shefqet Ndroqi” është tepër shokuese.

Ish-deputeti i PD-së thotë se nga qeveria dhe institucionet përkatese mungon komplet transparenca dhe askush nuk jep asnjë lloj informacioni se çfarë ndodh realisht brenda në spitalet Covid.

Postimi i plotë:
PRESIDENTI I REPUBLIKES DUHET URGJENTISHT TE MBLEDHE KESHILLIN E SIGURISE KOMBETARE PER SITUATEN E COVID PASI SITUTA ESHTE JASHTE KONTROLLI! GJITHASHTU PRESIDENTI I REPUBLIKES DUHET TE KRIJOJE NJE KOMISION HETIMOR DHE MONITORUES ME SPECIALISTE TE FUSHES DHE EKSPERT TE DREJTESISE PER TE HETUAR RASTIN E SOTSHEM DHE KONTROLLUAR SITUATEN NE SPITALET COVID!
Te dashur miq,
Sot ne mengjes u shokuam nga lajmi se nje i ri 29-vjecar, i cili po kuroj nga Covid-19 ne spitalin “Shefqet Ndroqi”, ishte hedhur ne mengjes heret nga ballkoni dhe kishte humbur jeten. Pa gjykuar dhe as paragjykuar askend, do te thoja se dikush duhet te mbaje pergjegjesi per vdekjen e ketij te riu, pasi jeta e njeriut ne Shqiperi cdo dite e me shume po behet gjeja me pa vlere. Nga qeveria dhe institucionet perkatese mungon komplet transparenca, ka nje terr te pashembullt informativ, askush nuk jep asnje lloj informacion se cfare ndodh realisht atje brenda ne spitalet Covid, pasi sipas familjareve te te semureve kush hyn atje nuk del dot me. Cdo dite shohim familjare qe denoncojne sjelljen e institucioneve qeveritare, qe ankohen, qe interesohen per te afermit e tyre qe i kane ne keto spitale, por qe nuk marrin asnje lloj pergjigje dhe informacioni, pa ditur nese ata jane gjalle apo jo!? Sipas medias ne keto spitale mungojne edhe kushtet elementare, nuk ka ilace, respiratoret me shume nuk punojne sesa punojne, nuk ka personel te mjaftueshem mjekesor, e keshtu me radhe. Eshte edhe nje fakt shume domethenes dhe trondites, qe te gjithe ata te ashtuquajtur “VIP-a” te pushtetit dhe te parase, te infektuar me Covid, qe per etike nuk po u’a permend emrat, jane kuruar ne shtepi ose jashte duke shmangur spitalet tona publike!? Gjykoj se ne kete situare teper te renduar, kur papergjegjshmeria e qeverise eshte ne nivelet maksimale, dhe gjithcka eshte lene ne meshire te fatit, i vetmi institucion qe duhet dhe mund te reagoje konform kushtetutes dhe kompetencave ligjore, eshte Presidenti i Republikes, i cili duhet te mbledhe urgjentisht Keshillin e Sigurise Kombetare per te analizuar situaten dhe marre masat perkatese. Ne te njejten kohe i bej thirrje Presidentit te Republikes qe te krijoje nje komision hetimor per rastin e fundit dhe jo vetem, per te hetuar, monitiruar dhe kontrolluar se cfare po ndodh ne spitalet e Covid. Ky kryeminister totalisht i pandjeshem dhe i papergjegjshem dhe kjo qeveri cete hajdutesh ne ikje, nuk perjashtohet mundesia sipas analisteve, qe per interesat e tij politike dhe te mafies financiare, te synoje mbylljen perseri ne vjeshte “meqenese rastet po shtohen”, gje qe do te ishte perfundimisht shkaterruese per kete vend! Dhe kjo duhet parandaluar sot, pasi neser mund te jete teper vone, por mbi te gjitha eshte jeta dhe siguria e qytetareve shqiptare qe sot jane lene ne meshirene fatit, dhe dikush duhet t’u dale zot!

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

E Freskët taze

Dështimi total i Ramës në drejtimin e OSBE-së/ Gjermania merr situatën në dorë

Shqipëria ka më pak kontakte dhe ndikim diplomatik se vende si Zvicra ose Gjermania, dhe që do t’i duhet që të drejtojë organizatën deri në...

Fjalori i gjuhës shqipe në internet dhe një fantazmë

Nga Mehmet Elezi Në internet gjindet Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe. Me gjasë është Akademia e Shkencave që e ka futur. Tridhjetë vjet mbas shembjes...

Kontesha austriake në Shqipërinë e viteve ’30!

Studiuesi Artan Lame, ka publikuar një fotografi të rrallë të konteshës austriake, Marion Grafin Donhoff gjatë një vizite në Shqipërinë e viteve '30. Koleksionisti Artan...

Frut apo lëng, cila është mënyra më e mira për t’a konsumuar gjithë familja

E keni pyetur veten ku ndryshon të hash fruta nga të pirit atë? Të pish lëng frutash është e lehtë, por ekspertët thonë që...

Qyteti që “prodhoi” koronavirusin shënon zero raste, në Wuhan hapen pa kufizime edhe klubet e natës

Ish-epiqendra e pandemisë COVID-19, nga ku dyshohet se ka ardhur edhe koronavirusi, qyteti kinez Wuhan nuk ka raportuar asnjë rast të ri në 24...