Një qeveri që e ushqen popullin vetëm me fjalë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një qeveri që e ushqen popullin vetëm me fjalë

10:12 | 26/02/2019
në Kryesore
0

Nga Bledar Kurti

Nëse ka diçka që nuk duhet t’ia mohojmë kësaj qeverie është retorika. Një qeveri që flet me fjalë kaq të bukura nuk kemi patur kurrë. Ajo flet aq bukur, me nerv e me një pasion aq të thellë saqë beson edhe vetë ato që shpreh. Teksa fjalët i dalin nga goja plot patos, veshët e veta i dëgjojnë ato sikur të ishin simfoni, e mendja e vet i beson sikur të ishin të gdhendura në gurë, dhe dashuria për veten nis e pjell fantazinë se vërtetë kjo qeveri po shkruan historinë e këtij vendi. Por, e vërteta është se kjo është thjesht një qeveri llafazane dhe se ka pesë vite që e ka ushqyer këtë popull vetëm me fjalë. Vetëm me fjalë në TV, gazeta, portale, rrjete sociale, mitingje, etj, nga e agimi e përtej mesnatës, duke tentuar të pushtojë me retorikën e saj edhe gjumin e shqiptarëve të cilët tashmë po përjetojnë një makth të tmerrshëm. Kaq e dashuruar është qeveria me fjalët e veta saqë nuk përzgjedh më ministra profesionistë por llafollogë të sprovuar. Kësisoj, sa më shumë fjalë thotë qeveria aq më pak punë bëhet.

Qeveria e fjalëve të mëdha dhe e veprave të pakta ka një bilanc të jashtëzakonshëm publicistike por mban mbi supe turpin e një populli të papunë, të uritur, e tashmë i gatshëm për t’u arratisur një orë e më parë. Askush nuk ja kalon për fjalime kësaj qeverie. Vetë kryeministri reciton gjatë, me minuta të tëra, sikur e gjithë Shqipëria të ishte e shtruar me tapet të kuq, e ai të ishte kandidat për çmimin Oscar, por pavarësisht talentit të tij teatral, paradoksi është se fjalimet më të bukura të historisë janë bërë prej diktatorëve. Sado llafollog i mirë të jetë premieri shqiptar apo e gjitha kjo qeveri, nuk mund t’ja kalojnë dot as Hitlerit, Musolinit, Kastros, etj. Dhe e gjithë bota e di se sa vlerë kishte retorika e tyre në raport me veprat që lanë.

Read more

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

“Brenda katër viteve fshatari duhet të shpëtohet nga moçali në të cilin është zhytur,” ulërinte një udhëheqës, plot zemër dhe hov pasioni. “Brenda katër viteve, më në fund, papunësia do të shuhet. Ndërkohë, do sigurohen kushtet e nevojshme për një ringjallje të tregtisë dhe biznesit. Tani o populli im, na jepni katër vite e më pas na gjykoni. Ne do e nisim punën që tani. Na dhëntë Perëndia i gjithëpushtetshëm bekimin e Tij për punën tonë, të forcojë përpjekjet tona, e na pajistë me mençurinë dhe besimin e popullit tonë sepse ne nuk po luftojmë për veten por për kombin tonë.” Ky ishte fjalimi i Adolf Hitler drejtuar kombit, më 1 shkurt 1933. I njëjti ton, i njëjti mesazh. E njëjta gënjeshtër.

Shtetarët e vërtetë nuk gjykohen nga fjalët por nga veprat. Me fjalët e qeverisë ne jemi ekonomia më e fuqishme në rajon; me numrin më të ulët të papunësisë; me numrin më të madh të turistëve; me reformën më moderne në drejtësi, shëndetësi dhe arsim; me taksa tejet të ulëta; me popullin më vital e mirë-ushqyer; me rininë të mbushur me shpresë; me pensionistë të lumtur; e me biznese të huaja që garojnë për të investuar në Shqipëri. Kjo është panorama virtuale, porsi një iluzion optik, i qeverisë llafazane, ndërkohë që vendi lëngon nga një varfëri ekstreme; papunësi galopante; mungesë totale e shpresës; pa institucionet bazë të funksionimit të një shteti; me shëndetësi e arsim katastrofik; me pensionistë që nuk kanë me çfarë të ushqehen; me taksa të larta të ujit, energjisë elektrike, pagave e shërbimeve; dhe rinia po merr arratinë bashkë me 60% të shqiptarëve që presin mundësinë më të vogël të largohen nga ky vend; dhe teksa dëshira për t’u larguar është më e zjarrtë se kurrë, asnjë investitor i huaj nuk vlon nga dëshira të investojë në këtë vend. Teksa dëgjojmë retorikën përsëritëse të Shqipërisë së gjeneratës tjetër qeveria ka harruar vendin e brezit të sotëm që po zhytet në mjerim. Rilindje, reforma, novacion, e ardhmja, e fjalë të ngjashme me këto nuk janë aspak të reja. Ato janë një demagogji që qeveria jonë vazhdon t’i përdorë turpshëm.

“Revolucioni nuk është një shtrat me trëndafila. Një revolucion është një luftë për vdekjen, midis së ardhmes dhe së kaluarës,” tha Fidel Kastro në vitin 1961. Populli e duartrokiti dhe kubanët u ushqyen me tre dollarë në muaj për gjysëm shekulli, sikurse ndodhi edhe në Shqipëri me Enver Hoxhën, sikurse ndodh edhe me fjalimet e sotme të cilat nuk zenë më vend as në zemrat e as në sofrat e zbrazura të shqiptarëve. Fjalët boshe nuk mund t’i ushqejnë dot shqiptarët. Retorika qeveritare nuk ka më vend në zhvilllimin e mekur e të çalë të vendit. Nëse populli i thjeshtë gënjen qeverinë quhet shkelje ndërsa nëse qeveria gënjen popullin quhet politikë. Shqiptarët nuk e duan më këtë lloj politike fjalësh. Ndaj kyçeni gojën një herë të vetme e hapni sytë të shikoni vendin tuaj gjysmë të varrosur dhe hapni veshët të dëgjoni britmën e një kombi të etur për shpresë. Nëse e keni gjuhën e gjatë dhe forca e zakonit nuk ju lë të ndaleni, atëherë shumë herët do përfundoni si xholë në estradën e përdalë të historisë ashtu siç përfundojnë gjithmonë fjalëshumët dhe punëpakët.

Etiketa: edi ramafidel kastrofjaleHitleriMusoliniqeveri

Të Lidhura

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

nga 27
22:25 | 25/04/2026
0

Ditën e mërkurë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka lënë paraburgimin e Durrësit për një kontroll mjekësor në një spital...

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

nga 27
21:07 | 25/04/2026
0

Një alarm për bombë ka vënë në lëvizje strukturat e sigurisë në qendrën tregtare “Toptani” në Tiranë, duke shkaktuar evakuimin...

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

nga 27
14:46 | 25/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se “zgjedhja e drejtuesit të partisë është një proces ekskluzivisht në dorë...

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

nga 27
13:50 | 25/04/2026
0

Kreu demokrat Sali Berisha e konsideroi një sjellje prej gangsteri atë të ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, pas publikimit të...

Para
Kuvendi mblidhet sot për të shmangur protestën, PD: Merrni masa për prani maksimale

Kuvendi mblidhet sot për të shmangur protestën, PD: Merrni masa për prani maksimale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

22:25 | 25/04/2026
LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

21:07 | 25/04/2026
Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

14:46 | 25/04/2026
Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

13:50 | 25/04/2026
Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

13:46 | 25/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –
  • Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –
  • Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –
  • Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –
  • SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com