• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një letër dashurie për Lulin

15:40 | 12/02/2016
në Uncategorized
0

Nga Enkel Demi

Kur Lulit i ikte zëri në tubim ose shkonte në notat e larta të një këngëtari lirik, castrato pati shumë njerëz që nuk e vranë shpresën. Shumë prej tyre publikuan shkrime se Luli e fitoi betejën dhe tashmë ai ishte udhëheqësi i opozitës. Të tjera media më të zellshme munduan që tek kryetari i PD-së të shohin kundër figurën e Edi Ramës. Madje, thuhet që edhe ky i fundit e besoi këtë tezë sa ka shumë gjasa të jetë takuar me të në Vjenë, ku ka bërë paktin e famshëm për ligjin elektoral me prim. Fill pas këtij takimi u fol ashiqare për një qeveri me bazë të gjerë PS-PD, madje Genc Pollo nuk u fsheh pas gishtit, por i mëshoi kësaj ideje në publik. Pikërisht, në këto kohë plazhi dhe mbathje gazetarësh që binin tek kridheshin në ujë nisi sulmi frontal ndaj Ilir Metës, heshtja e Edi Ramës, i cili ndodhej në SHBA, studio televizive ku çeleshin dosje dhe ngjizja e idesë së një qeverie bazëgjerë dhe zgjedhje të parakohshme, hartimin e një ligji të ri elektoral me prim, eleminim pothuaj i plotë i partive më të vogla.

Lexo edhe

Ambulanca nuk mbërrin në kohë, vdes 19-vjeçarja shtatzënë –

Ismail Kadare hap Panairin e Librit “Prishtina 2023” –

Maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë  –

Ka qenë koha e një pritjeje në Ambasadën kineze, ku fotoreporterët shkrepën ca foto të Berishës me Metën. Më pas erdhi një deklaratë e doktorit, e cila thoshte se primi rrezikonte që të linte një pjesë të mirë të shqiptarëve të papërfaqësuar në Kuvend. Qysh atëherë Genci nuk flet më, veç rasteve kur duhet të bëjë me faj të vdekurit. Luli i këputi një fjalim për dyshen Rama-Meta dhe vendosi ta hedhë pushtetin në rrugë duke përdorur pa u kursyer pasuritë e tij zanore. Në vigjilje të Vitit të Ri, ku tregoi aftësinë e tij alkimiste për të djegur betonin, premtoi që janari do të jetë muaji i ferrit i qeverisë. Janari na la dhe po del shkurti. I vetmi që shkoi në purgator ishte Spiro Ksera. Fillimisht, u inkurajuan hetimet, më pas doktori bëri një status dhe kryetari demokrat në mbledhjen e grupit parlamentar denoncoi arrestimin e ish-kolegut të tij në qeveri.

Tani vijmë tek Byroja Kombëtare e Hetimit, pasi dikush e mësoi të luajë bllofin. Nuk ka tragjedi më të madhe se të luash me këtë instrument të pokerit, nëse nuk je ulur kurrë në një tryezë të gjelbër. Edi Paloka duhet të ketë ndjerë më shumë dhimbje në këtë rast, meqë çoç i përzien letrat. Sot, Partia Demokratike është në pozita tejet komike. Eduard Selami këtë thoshte pak ditë më parë. Arben Imami e di, madje edhe Jozefina nuk po e gëlltit dot. Shumë të tjerë janë sot në hallin e dashnores së lënë. Janë ata që shkruanin se Luli fitoi betejën e opozitës dhe i mori frenat e saj në dorë. Në fakt ai frenat e dorës i ka ngritur dhe kush vozit e di që në këtë rast makina kthehet 180 gradë.

Ndaj për Shën Valentin, Luli të vetmen letër dashnie që merr është: “të lutem mos u vetëshkatërro kështu!”

Etiketa: Ambasada kinezeBerishadoktoriedi ramaEnkel DemiIlir Metaleter dashurieLuliShen ValentinVjena

Të Lidhura

Ambulanca nuk mbërrin në kohë, vdes 19-vjeçarja shtatzënë –

Ambulanca nuk mbërrin në kohë, vdes 19-vjeçarja shtatzënë –

nga 27
09:12 | 07/06/2023
0

Vdekja e një 19-vjeçareje shtatzënë në Greqi ka shokuar opinionin publik. E reja, e cila u dërgua në qendrën shëndetësore...

Ismail Kadare hap Panairin e Librit “Prishtina 2023” –

Ismail Kadare hap Panairin e Librit “Prishtina 2023” –

nga 27
09:04 | 07/06/2023
0

Shkrimtari i madh Ismail Kadare, ishte i ftuar i nderit në hapjen e Panairit të Librit “Prishtina 2023”. Kadare u...

Maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë  –

Maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë  –

nga 27
08:58 | 07/06/2023
0

30 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Testimi do të nisë në orën 10:00...

Për 10 muaj pastroi 250 milionë euro, kush është shqiptari ‘bankier’ i arrestuar në Greqi –

nga 27
08:55 | 07/06/2023
0

“Kokat e mëdha” të karteleve të drogës dhe krimit të organizuar, ku përfundojnë çdo ditë miliona euro që trafikohen përmes...

Para
Kur arrat i thyen Çajkovski. Foto LSA / Malton Dibra

Kur arrat i thyen Çajkovski. Foto LSA / Malton Dibra

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ambulanca nuk mbërrin në kohë, vdes 19-vjeçarja shtatzënë –

Ambulanca nuk mbërrin në kohë, vdes 19-vjeçarja shtatzënë –

09:12 | 07/06/2023
Ismail Kadare hap Panairin e Librit “Prishtina 2023” –

Ismail Kadare hap Panairin e Librit “Prishtina 2023” –

09:04 | 07/06/2023
Maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë  –

Maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë  –

08:58 | 07/06/2023

Për 10 muaj pastroi 250 milionë euro, kush është shqiptari ‘bankier’ i arrestuar në Greqi –

08:55 | 07/06/2023

Pastroi 250 milionë euro para të pista, arrestohet në Greqi “bankieri hije” me origjinë shqiptare –

08:50 | 07/06/2023

Më Të Lexuarat

  • Ambulanca nuk mbërrin në kohë, vdes 19-vjeçarja shtatzënë –
  • Ismail Kadare hap Panairin e Librit “Prishtina 2023” –
  • Maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë  –
  • Për 10 muaj pastroi 250 milionë euro, kush është shqiptari ‘bankier’ i arrestuar në Greqi –
  • Pastroi 250 milionë euro para të pista, arrestohet në Greqi “bankieri hije” me origjinë shqiptare –
  • Masakrohet me thikë shqiptari në Itali, flasin dëshmitarët –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ambulanca nuk mbërrin në kohë, vdes 19-vjeçarja shtatzënë –
  • Ismail Kadare hap Panairin e Librit “Prishtina 2023” –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com