Opozita ka thirrur një protestë ditën e enjte, 7 korrik, ora 19:00 para godinës së Kryeministrisë. Më parë u raportua se në mbrojtje të godinës së Qeverisë do të angazhohen 1200 trupa policore, përfshi edhe ato të FNSH dhe repartet Shqiponja.
Ndërkohë gjatë pasdites së sotme, dyert e Kryeministrisë po vishen me llamarina, pra godina po blindohet, ndoshta jo në atë masë që u blindua selia e PD nga Lulzim Basha, kur nuk pranonte të zbatonte vendimin e Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit 2021.
Nuk dihet nëse Qeveria ka informacione për precipitimin e situatës gjatë protestës, apo veshja me llamarina e dyerve është një formë presioni psikologjik ndaj qytetarëve që mund ti bashkohen protestës.