Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Një Çame në politikën italiane/ Rrëfimi i Sonila Alushit: Luftova paragjykimin me kulturën shqiptare (film)

Nga 27.al 0

Ishte viti 1997, shumë shqiptarë humbën shtëpitë, pronat dhe bizneset për shkak të falimentimit të skemave piramidale. Situata tej mase e vështirë dhe pasiguria i shtyu shumë shqiptarë të emigrojnë drejt vendeve fqinje. Mes tyre edhe Sonila Alushi, një vajzë asokohe 19 vjeçare, e cila kërkonte me ngulm të largohej nga kaosi i krijuar për një jetë më të mirë.

Në vitin 1998 Sonila emigroi drejt Italisë por reputacioni i vajzave shqiptare në shtetin fqinj i vuri përpara pengesa që ajo nuk i kishte menduar më parë.

E përballuar me racizëm dhe përçmim, thjesht për faktin se ishte një vajzë nga Shqipëria, Sonila zgjodhi të angazhohej në shoqata vullnetare për të ndihmuar emigrantët shqiptarë që erdhën pas saj, në mënyrë që të mos kalonin të njëjtat vështirësi si ajo.

“Kam ndihmuar me gjërat e përditshmë, siç janë plotësimi i dokumentave, drejtimi në zyra të ndryshme që do të thoshte të kurseje pak kohë. Kurse nga ana kulturore kam punuar shumë, sepse kam menduar se vetëm me anën e kulturës ne mund të mundim paragjykimet. Paragjykimi është diçka që nuk rëndon vetëm psikologjikisht, nuk prek vetëm dinjitetin e njeriut por edhe jetën e përditshme.

Me paragjykim do të thotë atë që unë vuajtja, mos të gjesh dot një shpi, mos të gjesh dot një punë. Prandaj pjesa kulturore ka qenë për mua pika e fortë, dhe jam munduar shumë të promovoj komunitetin shqiptar nëpërmjet shembujve pozitiv.”

Duke dashur të sjellë ndryshimin në mënyrën se si janë parë emigrantët shqpitarë nga shtetasit e huaj për të thyer sado pak steriotipet, Sonila bashkëpunoi edhe me mediat italiane për të realizuar dokumentarin “Rrënjët”.

Dokumentari “Rrënjët” ose ” Fytyra tjetër e emigrantëve” pati një impakt shumë pozitiv, sepse nëprmjet jetës sime në këtë dokumentar patëm mundësi të identifikojmë shumë emigrantë të tjerë dhe jo vetëm shqiptarë. e treguam Shqipërinë në një dritë tjetër., në dritën e probleme, duke kërkuar gjithmonë punë. Nëpërmjet dokumentarit ne treguam se Shqipëria nuk është ajo që është treguar me vite, është shumë e bukur dhe e qetë dhe e pasur nga ana kulturore.

Në dokumentar gjithashtu kemi ndjekur çështjen çame. E fillova me historinë e gjyshërve të mi.”

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej