Ngjarje tragjike në Angli/ 17 vjeçarja vret veten, nuk përballonte dot stresin e izolimit nga koronavirusi

0
286

Ditën e sotme një vajzë 17 vjeçare në Britaninë e Madhe ka vrarë veten, pasi nuk arriti të përballonte stresin e izolimit nga koronavirusi, sipas prindërve të saj.
Beth Palmer u gjet e vdekur në shtëpinë e saj ku qëndronte e mbyllur prej 3 muajsh për shkak të pandemisë. Ajo pak ditë para se të priste veten i kishte treguar familjes së saj se i dukej sikur kishte 300 vjet në “izolim” dhe nuk e përballonte dot.
Adoleshentja ishte një vajzë tepër e talentuar dhe studionte që të bëhej një vokaliste dhe se asnjëherë nuk kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.
Kujtojmë që deri tani në Britaninë e Madha kanë vdekur nga koronavirusi 17 337 persona dhe janë infektuar 129 044.

foto galeri

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.