Negociatat po zhvillohen në fshehtësi dhe errësirë, ku qëndron hileja? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Negociatat po zhvillohen në fshehtësi dhe errësirë, ku qëndron hileja?

21:15 | 27/08/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Boiken Abazi

Edi Rama dhe Gent Cakaj u deklaruan sot publikisht duke thënë se Greqia ka të drejtë të zgjerohet tani në Detin Jon me 12 milje sepse edhe Shqipëria e ka ushtruar këtë të drejtë në vitin 1990, duke e depozituar zgjerimin në OKB. Ku qëndron hileja në dëm të interesave kombëtare në këto dy deklarata?

1. Shqipëria ka ushtruar të drejtën e saj për të zgjeruar kufijtë detarë 12 milje në vitin 1990, duke e depozituar këtë akt në OKB (shiko dokumentin bashkëngjitur) nisur nga vija bregdetare e dheut kontinental shqiptar dhe nga ishulli i Sazanit. Ishulli i Sazanit ka përballë në lindje dheun kontinental shqiptar, dhe larg në perëndim ka Italinë. Nuk ka formacione gjeografike të shteteve të tjera mes ishullit të Sazanit dhe dheut kontinental shqiptar, apo mes ishullit të Sazanit dhe Italisë. Për më tepër, ishulli i Sazanit ndodhet në kufirin jugor të Detit Adriatik.

Read more

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

2. Ishulli grek thuajse i pabanuar i Otonit, në veri të ishujve të arqipelagut të Korfuzit në Detin Jon, nuk lidhet me dheun kontinental grek, por ka përballë në lindje dheun kontinental shqiptar dhe larg në perëndim Italinë. Otoni ne Detin Jon është në një situatë krejt ndryshe nga Sazani në Detin Adriatik. Prandaj, për ishuj si Otoni nuk mund të ketë zgjerim automatik me 12 milje, por nevojiten negociata. Arqipelagu i Korfuzit dhe ishulli i Otonit, me pretendimin për zgjerim 12 milje në Detin Jon, po trajtohen deklarativisht nga Greqia sikur të kishin fuqi të plota për zgjerim kufijsh detarë dhe zona ekonomike të barabarta me dheun kontinental shqiptar.

3. Rama dhe Cakaj, me deklaratat e tyre indirekt po barazojnë të drejtat detare të dheut kontinental shqiptar me ato të ishujve grekë të arqipelagut të Korfuzit, dhe sërish indirekt po barazojnë trajtimin e ishullit të Sazanit, që qëndron përballë dheut kontinental shqiptar në Detin Adriatik, me ishullin e Otonit, në veri të arqipelagut të Korfuzit përballë dheut kontinental shqiptar në Detin Jon, duke e nxjerr Greqinë deri në Kanalin e Otrantos. Kjo ka rrezikun e madh të ndikojë edhe në zvogëlimin e ujërave territoriale shqiptare edhe në zvogëlimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike që i takon Shqipërisë. Ky barazim edhe nuk qëndron edhe është krejtësisht në dëm të interesave kombëtare. Ky barazim është përsëritje e një prej gabimeve të marrëveshjes antikushtetuese të vitit 2009!

Qeveria nuk ka dhënë sqarime se cilat janë metodat bazë dhe menyrat e ndarjes, ku janë pikat e infleksionit për të cilat duhet njohje dhe analizë? Mbi cilat parime po zhvillohen negociatat? Negociatat po zhvillohen në fshehtësi dhe errësirë! Nevojitet transparencë dhë përfshirje e institucioneve studimore shqiptare, dhe jo pallavra në ajër të pushtetarëve.

Etiketa: Boiken Abazidetedi ramagent cakajGreqiaShqiperia

Të Lidhura

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

nga 27
23:37 | 04/06/2026
0

Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit Amerikan ka miratuar këtë të enjte kandidaturën e Gjeneralit Eric Wendt si ambasadorin...

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

nga 27
21:29 | 04/06/2026
0

Liverpool i ka dhënë zgjidhje çështjes së trajnerit. The Reds, pas largimit të Slot, kanë firmosur kontratë për dy vite...

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

nga 27
20:57 | 04/06/2026
0

https://www.youtube.com/watch?v=k3EZnctVhy0 Këtë vit Ujësjellësi i Durrësit vjen me lajme të mira, pasi parashikon që, përmes një investimi rreth 650 mijë...

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

nga 27
20:55 | 04/06/2026
0

Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka...

Para
Plantacion me kanabis në pyjet e Italisë, dy shqiptarë në pranga

Kultivuan lëndë narkotike, arrestohen katër persona në Kurbin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

23:37 | 04/06/2026
Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

21:29 | 04/06/2026
Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

20:57 | 04/06/2026
Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

20:55 | 04/06/2026
Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

20:13 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –
  • Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –
  • Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –
  • Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –
  • Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –
  • Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –
  • Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com