• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ne themi se jemi popull i varfër??? Ju gënjejnë budallenj!

15:43 | 21/12/2017
në Kryesore, Mejtime
0

Nga Artan Fuga

Kush i shpërdoron në mënyrë kriminale pasuritë gjigande të Shqipërisë?
Ne themi se jemi popull i varfër??? Ju gënjejnë budallenj! Hapim sytë mos bëhemi debila!

Lexo edhe

Nuk drekoi në restorantin e tyre, “pronari” i parkimit i çan gomën: Dikush të vë tritolin e …

Lidhi qenin pas makinës dhe e tërhoqi zvarrë, arrestohet keqtrajtuesi (Emri)

I vodhi me dhunë varësen e floririt qytetares, e pëson 30-vjeçari

Ne shpërdorojmë të gjitha pasuritë tona si të ishim ostrogotët që rrafshuan perandorinë romake, si të ishim karakaleca që rrënojmë drithërat në fusha, si të ishim të dehur që kthehemi në shtëpi dhe thyejmë televizorin, lavatriçen, frigoriferin…

Kush paguan qindra miliona euro gjoja për arsimim dhe nxjerr të papunë që sipas të gjitha eksperimenteve i harrojnë brenda shtatë ose tetë vjetësh gjithçka kanë mësuar? Apo nuk lenë lubitë private që kanë kapur për fyti politikën, edhe shumicën edhe opozitën?

Kush paguan miliarda për t’u ngrohur me elektrik individual dhe folur vetëm në telefona celularë kur fare mirë mund të bëhet të ngrohemi me naftë a gaz dhe të flasim 70 përqind të kohës me telefoni fikse si kombet e përparuar? Apo nuk na lënë kompanitë e celularëve?

Kush humbet qindra milionë në vit për frekuenca televizive që transmetojnë intoks politik dhe reklama me seks në vend t’ua japi me qira telekomunikacioneve të huaja për të grirë parà?

Kush e le ujin e maleve të derdhet kot dhe diellin të shkojë kot në vend të prodhojë ngrohje dhe pastaj harxhojmë miliona kilovatorë për ta sjellë ujin me motopompa?

Kush i le arat pa punuar sepse nuk ka mbështetje nga shteti, kush i lë kullotat pa bagëti, kush e le detin pa kapur peshk që mendon shyqyr sa budallenj janë shqiptarët?

Kush bën investime milona euroshëshe për të rregulluar zyra, korridore dikasteresh pa asnjë transparencë a thua se nuk janë zyra shërbimesh, por kabare?

Kush harxhon miliarda për karburante me çmime stratosferike sepse e ka lënë transportin hekurudhor dhe detar në pikë të hallit?

Kush harxhon miliona euro për fushata elektorale në media dhe në rrugë dhe ndërkohë radiotelevizioni publik qendron kot duke marrë rroga e paguar ne taksa për televizione që nuk i shohim?

Pa fund.

Dhe nuk kemi medikamente për njerëzit me tumore duke i lënë të vdesin!

Këtij i thoni administrim ju mo?

Ose ne shqiptarët jemi budallenj!
Ose në vend të kemi administratorë në krye ne kemi mitingashë dhe oratorë grekë të lashtë që bëjnë sillogjizma idiote me njeri-tjetrin?
Ose ka interesa private që na shtrydhin dhe na kanë kthyer në skllevër!
Ose jemi në Luftën e Tretë Botërore apo në kohën e Tanzimatit dhe fuqi të huaja na kanë sulmuar dhe ne nuk e kuptojmë!
Ose jemi psikopata mazokistë!

Etiketa: administratorearaArtan FugabudallenjInvestimekarburantemiliona

Të Lidhura

Nuk drekoi në restorantin e tyre, “pronari” i parkimit i çan gomën: Dikush të vë tritolin e …

Nuk drekoi në restorantin e tyre, “pronari” i parkimit i çan gomën: Dikush të vë tritolin e …

nga 27
18:02 | 09/08/2022
0

Një ngjarje e pazakontë është denoncuar nga një qytetarë.  Qytetari ka treguar se gjatë një dreke që ka kaluar me...

Lidhi qenin pas makinës dhe e tërhoqi zvarrë, arrestohet keqtrajtuesi (Emri)

Lidhi qenin pas makinës dhe e tërhoqi zvarrë, arrestohet keqtrajtuesi (Emri)

nga 27
17:07 | 09/08/2022
0

Lidhi qenin pas makinës dhe e tërhoqi zvarrë, arrestohet keqtrajtuesi (Emri) Policia e Vlorës ka bërë të mundur identifikimin dhe...

I vodhi me dhunë varësen e floririt qytetares, e pëson 30-vjeçari

I vodhi me dhunë varësen e floririt qytetares, e pëson 30-vjeçari

nga 27
16:30 | 09/08/2022
0

Policia e Kavajës ka arrestuar një 30-vjeçar. Mësohet se shtetasi G. M., i ka vjedhur me dhunë një varëse floriri...

Vetëvritet me armën e shërbimit polici në Delvinë

E fundit/ Rrufeja godet shtyllën e tensionit të lartë në Berat

nga 27
15:50 | 09/08/2022
0

Rrufeja ka goditur një shtyllë të tensionit të lartë në Berat. Zjarri i shkaktuar nga rrufeja ka dëmtuar linjat e...

Para
50 vjet nga “Turpi i Tiranës”

50 vjet nga “Turpi i Tiranës”

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dafina nuk kursehet, sulmon Elvanën, Erën dhe Taynën

Dafina nuk kursehet, sulmon Elvanën, Erën dhe Taynën

18:57 | 09/08/2022
Pronarët e mjeteve lundruese takojnë drejtues të policisë, ja çfarë kërkuan

Pronarët e mjeteve lundruese takojnë drejtues të policisë, ja çfarë kërkuan

18:50 | 09/08/2022
Berisha paralajmëron: Rama negociatat për inceneratorët i bëri me dyer të mbyllura, por së shpejti…

Berisha denoncon: 225 milionë euro për vetëm 43 km në Qukës-Qafë Plloçë

18:48 | 09/08/2022
Rrezik shtatzënie? Rudina ndan me ndjekësit problemin shëndetësor: Më kanë…(FOTO)

Rrezik shtatzënie? Rudina ndan me ndjekësit problemin shëndetësor: Më kanë…(FOTO)

18:35 | 09/08/2022
“Greqisë i kemi rrëmbyer turistët”, Ibrahimaj: Xhiroja e bizneseve u rrit me 23%

“Greqisë i kemi rrëmbyer turistët”, Ibrahimaj: Xhiroja e bizneseve u rrit me 23%

18:26 | 09/08/2022

Më Të Lexuarat

  • Dafina nuk kursehet, sulmon Elvanën, Erën dhe Taynën
  • Pronarët e mjeteve lundruese takojnë drejtues të policisë, ja çfarë kërkuan
  • Berisha denoncon: 225 milionë euro për vetëm 43 km në Qukës-Qafë Plloçë
  • Rrezik shtatzënie? Rudina ndan me ndjekësit problemin shëndetësor: Më kanë…(FOTO)
  • “Greqisë i kemi rrëmbyer turistët”, Ibrahimaj: Xhiroja e bizneseve u rrit me 23%
  • Dorëzoi rezolutën për njohjen e Kosovës, flet deputeti ukrainas: Ja pse nuk e kemi bërë më parë

© Copyright 27.al © 2020. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dafina nuk kursehet, sulmon Elvanën, Erën dhe Taynën
  • Pronarët e mjeteve lundruese takojnë drejtues të policisë, ja çfarë kërkuan

© 2022 27.al Dev by waredope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2022 27.al Dev by waredope.com