“Në Shqipërinë Burg”,  Kurt Kola: Një dëshmi për diktaturën më të egër – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Në Shqipërinë Burg”,  Kurt Kola: Një dëshmi për diktaturën më të egër

17:55 | 22/04/2016
në Uncategorized
0

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

 
Kurt Kola, simboli i vuajtjeve që shkaktoi regjimi komunist shqiptar, vjen me një rrëfim të jetës së tij “Në Shqipërinë burg”, një rrëfim për vuajtjen, për lirinë dhe forcën njerëzore. Libri, botim i UET-Press, u promovua sot me praninë e shumë prej bashkëvujatësve të Kolës në burgjet e kampet e komunizmit.
Kurt Kola është kthyer në një simbol të krimeve të komunizmit. Babai i tij Bilal Kola, një prej përfaqësuesve të lartë të partisë Lëvizja e Legalitetit, i cili kishte strehuar dhe bashkëpunuar me misionarët ushtarakë britanikë, në Shqipëri, gjatë Luftës së II Botërore, u vra, ndërsa familja e tij u internua, u burgos që kur Kurti ishte akoma fëmijë, dhe përjetoi një kalvar vuajtjesh deri në vitin 1991, kur regjimi totalitar ra.
 “Libri me kujtime i zotit Kurt Kola, titulluar “Në Shqipërinë Burg”, është një rrëfim i gjatë, i detajuar i kalvarit të dhimbshëm, të mundimshëm dhe tragjik, të familjes së Bilal Kolës Senior dhe i të gjithë parësisë intelektuale, patriotike të Shqipërisë Tradicionale. Bilal Kola, bajraktari krenar i Macukullit në Mat, u vra pabesisht me dorën e komunistëve jugosllavë, dha jetën për të mbrojtur krenarinë e njeriut të lirë, duke qëndruar deri në fund me dinjitetin e shqiptarit të ndershëm dhe të papërkulur. Ndërkohë, familja e tij, bashkëshortja Vasha, fëmijët, mes të cilëve Kurti i vogël 9-vjeçar, përcollën një jetë të tërë epope, nëpër kampet e shfarosjes në masë të Shqipërisë Komuniste dhe u përfshinë në grupin e familjeve që nuk do të duhej ta shihnin kurrë lirinë, as në Burgun e Madh të Hapur të “Shqipërisë së Lumtur Socialiste”, shkruan ndër të tjera Romeo Gurakuqi në parathënien e këtij libri.
Kurt Kola nuk i fshehu emocionet e momentit kur jeta e tij dorëzohej si një rrëfim në duart e lexuesve. Duke shprehur mirënjohjen për miqtë e pranishëm dhe për Universitetin Europian të Tiranës, që e nxiti dhe mundësi botimin e librit, ai tha se ky rrëfim nuk arrin ta sjellë të gjithë atë që panë dhe hoqën shqiptarët në komunizëm.
“Kjo është një punë gjysëm shekulli se aty unë kam dhënë, një nga mijëra e mijëra histori të burgosurve të komunizmit. Çdo i burgosur ka një dramë dhe një histori më vete, pastaj gjithë ata intelektualë të ekzekutuar  që nga 44 dhe deri nga rënia e diktaturës. Ppra edhe sikur ne të bëhemi shkrimtarë në rangjet e Shekspirit, nuk mundemi t’i themi ose t’i pasqyrojmë ashtu siç ne i kemi parë, ashtu siç i kemi hequr”.
Më tej ai theksoi se ka bërë me këtë libër aq sa mundet ‘si një detyrë për ta lënë si dëshmi të brezave që vijnë”.
Për të treguar dramën e një njeriu që jeton si i përndjekur politik Kurt Kola u mjaftua vetëm me një frazë: “Ne e thonim atje, o Zot mos na sill afër njeriun që unë dua më shumë, sepse kishim frikë se atë njeriun që e duam më shumë po të na e sillnim aty do ta urrenim në fund. Pra të tilla ishin kushtet në atë sistem. Ai e ktheu Shqipërinë krejt në një burg, futi gjithë popullin në burg, por prapë unë jam përpjekur që të lë një dëshmi për një diktaturë që nuk e kanë njohur brezat e rinj. Ata duhet të dinë se ishte diktatura më e egër në të gjithë lindjen komuniste”.
 
Një nga bashkëvuajtësit e Kolës, ish-i përndjekur politik, Dine Dine, tha se “nuk ka të ardhme pa treguar të shkuarën, brezat që vijnë duhet ta njohin vuajtjen dhe të vërtetën, duhet të njohin e të dënojnë krimet e komunizmit. Kjo është një dëshmi e rrallë, është e vërteta që depërton tek të brezat, është e vërteta që duhet thënë kudo dhe gjithmonë që të mos harrojmë”.
Një tjetër mik i Kolës, ish- i përndjekuri politik, Eduart Ypi, duke e vlerësuar për kurajon për ti shkruar kujtimet në një libër tha se ai e kaloi jetën në luftë.  “Kurt Kola nuk është i përndjekur, ai është një luftëtar dhe gjithë jeta e tij ka qenë një luftë e pandalshme. Ai ishte dhe mbetet një personazh i rëndësishëm, si në komunizëm dhe pas tij”, u shpreh Ypi.

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Prince dhe Michael Jackson: Kaq të ngjashëm, kaq të ndryshëm

Prince dhe Michael Jackson: Kaq të ngjashëm, kaq të ndryshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025
Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com