• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prince dhe Michael Jackson: Kaq të ngjashëm, kaq të ndryshëm

18:05 | 22/04/2016
në Gossip
0

Një fat tragjik dhe deri diku tallës, mori në 25 qershor të vitit 2009 Michael Jacksonin, Mbretin e Popit, për një dozë të tepruar Propofoli, nga ana e mjekut që e kuronte, Conrad Murray dhe tani, për shkaqe ende të paqartë, edhe Prince, gjeniun e Mineapolisit. Dy boshllëqe që nuk mbushen, për të gjithë të apasionuarit pas muzikës “black”

Prince ishte protagonist, në vitet tetëdhjetë, i një derbi të vërtetë muzikor me Michael Jacksonin, duke i ndarë më dysh fansat e tyre, pikërisht ashtu si vetëm të mëdhenjtë munden që ta bëjnë. Të dy me ngjyrë, të dy të lindur në vitin 1958, të rritur me bukë dhe disqe muzike “black” të “Motown” dhe “Stax”, etiketat historike të muzikës soul të viteve Gjashtëdhjetë, të pajisur me një talent të jashtëzakonshëm, të dy ishin të destinuar që në djep që të shndërroheshin në rivalë.

Lexo edhe

Efi bëhet bashkë me këngëtaren e njohur, çfarë po planifikojnë? (FOTO)

Yll Limani banor i ri i “BBV2”? Eduard Grishaj i jep këshilla?

Luizi batuta për këngën e Armaldos

Edhe pse numerikisht përballja është aspak e ekuilibruar, duke qenë se Jackson vetëm me albumin “Thriller” shiti 104 milionë albume, Prince ka në anën e tij një gjenialitet të pakrahasueshëm kompozues si dhe një teknikë të jashtëzakonshme si poliinstrumentist, ndërkohë që për kërcimin dhe impaktin emotiv të këngëve, peshorja anon sërish në anën e Mbretit të Popit. Një tjetër element që i ka bërë bashkë të dy peshat e rënda të muzikës “black” të asaj periudhe, ka qenë dalja e dy filmave gjysmë-autobiografikë, por ndërkohë që “Moonwalker” nuk i bën shumë nder cilësive artistike të Michael Jacksonit, shumë më bindës rezultoi “Purple Rain”, edhe pse i xhiruar me burime të kufizuara nga regjisori i panjohur, Albert Magnoli. Filmi flet për historinë e Kid, alter-egoja e Prince, mes problemeve familjare, dashurisë për të dashurën e tij dhe vështirësive për të bërë përpara në botën e biznesit të muzikës. Filmi arkëtoi miliona dollarë dhe kolona zanore, në të cilën spikasin këngët e mrekullueshme “When doves cry” si dhe “Purple Rain”, mori një “Oscar” krejt të merituar.

Disku mbeti për 21 javë resht në vend të parë në klasifikimet amerikane, një rekord që u thye vetëm nga – ndoshta e kotë ta themi – Michael Jackson, i cili me albumin “Thriller” qëndroi në podiumin më të lartë të klasifikimeve, për plot 28 javë. Temat e përsëritura shpesh në produksionin monumental diskografik të Prince, me 38 albume në studio kundrejt vetëm 10 albumeve të Mbretit të Popit, janë seksi në të gjithë hijet e tij, dashuria romantike, një spiritualitet që vështirë të katalogohet në skemat e ngurta të një rrëfimi pothuaj fetar dhe të këqiat e shoqërisë, shpesh herë të mbajtura të fshehura, ashtu si pluhuri nën tapet. Më pak njerëzore dhe më e lidhur me paqen, shpresën, mbrojtjen e natyrës dhe vëllazërinë mes popujve, është muzika e Michael Jacksonit. I bashkojnë edhe betejat kundër kompanive respektive diskografike, aftësia për t’u paraprirë kohërave, dhe përtej të gjithave, një talent jashtë të zakonshmes dhe një vend në plan të parë mes artistëve më të mëdhenj të historisë dhe të muzikës “black”, të cilës i dhanë një cilësi dhe një forcë që rrallë e gjeje në vitet Tetëdhjetë.

Na pëlqen të mendojmë që sot dy artistët, të cilët nuk kanë bashkëpunuar asnjëherë në karrierën e tyre, janë bashkuar për t’i dhënë jetë një dueli yjor, ndoshta të shoqëruar nga kitarra e Jimmy Hendrix, koret e Marvin Gaye dhe nga thirrjet e pangatërrueshme të James Brown. -panorama.it – bota.al.

Të Lidhura

Efi bëhet bashkë me këngëtaren e njohur, çfarë po planifikojnë? (FOTO)

Efi bëhet bashkë me këngëtaren e njohur, çfarë po planifikojnë? (FOTO)

nga 27
16:38 | 14/06/2023
0

Pas eksperiencës së saj në Big Brother VIP 2, Efi Dhedhes ka qenë ndër personazhet që është tërhequr dhe nuk...

Yll Limani banor i ri i “BBV2”? Eduard Grishaj i jep këshilla?

Yll Limani banor i ri i “BBV2”? Eduard Grishaj i jep këshilla?

nga 27
20:03 | 09/03/2023
0

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo...

Luizi batuta për këngën e Armaldos

Luizi batuta për këngën e Armaldos

nga 27
22:43 | 08/03/2023
0

Në spektakëlin e djeshëm, Armaldo performoi këngën e tij dedikuar grave për 8 Marsin titulluar “Ta Dije”. Por mbrëmjen e...

Tan Brahimi pas largimit nga ‘BBV’: Nuk përshtatesha

Tan Brahimi pas largimit nga ‘BBV’: Nuk përshtatesha

nga 27
21:13 | 08/03/2023
0

I ftuar në ‘Pardon My French’ në Top Albania Radio këtë episod ishte ish-banori i ‘BBV’ dhe njëkohësisht aktori i...

Para
Basha takohet me ambasadorin amerikan Donald Lu

Basha takohet me ambasadorin amerikan Donald Lu

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kullat, mjetet e lehta për të siguruar status quo-në –

Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –

18:22 | 27/09/2023
Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

18:11 | 27/09/2023
Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –

Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –

13:25 | 27/09/2023
Kriminelët në veri të Kosovës

Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –

17:00 | 21/09/2023
Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

12:11 | 21/09/2023

Më Të Lexuarat

  • Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –
  • Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –
  • Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –
  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –
  • Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –
  • Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com