“Në minimum shanset për negociatat”, DW: Asnjë vullnet drejt kompromisit… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Në minimum shanset për negociatat”, DW: Asnjë vullnet drejt kompromisit…

18:51 | 07/08/2019
në Kryesore
0

Kriza politike dhe institucionale, ku Shqipëria ndodhet që prej gjashtë muajsh, duket si rebus, që sa shkon dhe bëhet më i vështirë për t’u zgjidhur.

Të martën ( 6.08.2019) skadoi afati i regjistrimit në KQZ të partive politike në zbatim të dekretit të Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për përsëritjen e Lokaleve 2019 më 13 tetor. Fjala është për PD dhe partitë e tjera të opozitës jashtë parlamentit, pasi maxhoranca socialiste dhe qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama dekretin e 13 tetorit e quajnë antikushtetues. Skadim i afatit është një argument i freskët i mungesës së kompromisit politik dhe pakësimit të shanseve për një vendim pozitiv ndaj Shqipërisë në tetor lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Kaos, asnjë shenjë vullneti nga palët për kompromis

Read more

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

Dështimi  i zbatimit të dekretit të Metës nga opozita jashtë parlamentit është i paralajmëruar. PD nuk pranon të marrë pjesë në zgjedhje me kryemnistër Ramën, që e akuzon së fundi për manipulim edhe  të zgjedhjeve të 30 qershorit. Dekreti i Metës pranohet prej saj „de jure” por refuzohet „de facto”. Ndërsa nga maxhoranca socialiste mosnjohja e dekretit është fakt që me zhvilimin e Lokaleve 2019, në 30 qershor. Ajo e quajti të martën “qesharake” thirrjen e Metës, në një kohë kur po zhvillohet procesi i konstituimit të kryetarëve të rinj socialistë në 60 bashki nga 61 që ka gjithsej Shqipëria

Thirrjes së presidentit drejtuar  forcave politike për t’u regjistruar në KQZ  iu përgjigjën vetëm dy parti të opozitës jashtë parlamentare: Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Republikane.  Ashtu si pritej, KQZ nuk iu përgjigj kërkesës së tyre përderisa më herët i ka quajtur „ nul” dekretet e presidentit Meta.

PD ka paralajmëruar rifillimin e protestave në shtator për të rrëzuar qeverinë Rama, pavarësisht se nuk ia doli mbanë ta realizontë këtë me protestat kombëtare nga shkurti në qershor. Ulja në tryezën e bisedimeve dhe dialogu duket larg. Nuk ka asnjë shenjë vullnet të mirë nga qeveria, që tani zotëron edhe gjithë pushtetin lokal, as nga PD që të ecin drejt kompromisit. Rifillimi i protestave të opozitës parathotë rikthim potencial në kaos.

Si të vetmen zgjidhje që kjo të mos ndodhë dhe të rriten shanset për një vendim pozitiv në tetor lidhur me negociatat e integrimit në BE,  Meta sheh përsëritjen e Lokaleve 2019,  në 13 ose 18 tetor. Për Metën Zgjedhjet Lokale të 30 qershorit  mbeten  “të paligjshme, votime dhe jo zgjedhje” përderisa zgjedhësit nuk patën alternativa konkurruese kandidatësh prej mospjesëmarrjes së opozitës. Mazhoranca socialiste e quajti të martën “qesharake” thirrjen e Metës, në një kohë kur po zhvillohet procesi i konstituimit të kryetarëve të rinj socialistë në 60 bashki nga 61 që ka gjithsej Shqipëria. Jo vetëm kaq por Meta, përsëritjen e zgjedhjeve e lidhi të martën,  me demokracinë dhe drejtësinë e pavarur: ” Pa zgjedhje, nuk ka demokraci. Pa demokraci nuk ka drejtësi të pavarur. Pa të dyja së bashku nuk ka të drejta dhe ekonomi për të gjithë shqiptarët. Dhe as ndëshkim për politikanët”, u shpreh ai në një postim në median sociale.

Meta: Maxhoranca socialiste pakicë me pushtet të paligjshëm

Kriza institucionale Kryeministri – Presidencë u rëndua më tej të martën, kur presidenti Meta e quajti mazhorancën socialiste, “një pakicë që nuk njeh rotacion, që nuk e do hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE , pasi ka për të humbur pushtetin e paligjshëm politik, ekonomik dhe mediatik”.

Mazhoranca socialiste nga ana e saj e akuzon Metën për “veprime anti-kushtetuese që cënojnë sovranitetin e popullit dhe Kuvendit” me dekretet e shfuqizmit të 30 qershorit dhe caktimit të 13 tetorit si datë e zhvillimit të Lokaleve  2019.  Ajo po vijon procedurat për shkarkimin e tij dhe pret Komisionin e Venecias, të cilit i është drejtuar zyrtarisht, të vijë në shtatot në Tiranë për mbledhur fakte dhe  dhënë opinionin e tij, nëse dekreti i Metës përbën ose jo shkelje të Kushtetutës.

Gjykata Kushtetuese ҫelësi i munguar për zgjidhjen e krizës

Opinioni i Komisionit të Venecias do të ketë ndikim mbi vendimin që do të marrë parlamenti për shkarkimin e Metës. Por fjalën e fundit dhe vendimin e jep Gjykata Kushtetuese, e cila prej dy vitesh nuk funksionon. Ende nuk janë miratuar kandidaturat e përzgjedhura për katër vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, pasi ata duhet  të kalojnë të gjitha fazat e vettingut, proces që e shtyn ngritjen e Gjykatës Kushtezuese për një kohë të pacaktuar në vjeshtë.

Duket se Gjykata Kushtetuese është  ҫelësi i zgjidhjes së krizës në Shqipëri. Mungesa e saj e ka lënë sistemin politik jashtë kontrollit dhe balancave të institucioneve dhe pushteteve.

Ndërkombëtarët: Topi në fushën e institucioneve vendase

Faktori ndërkombëtar i njeh si legjitime rezultatet e Lokaleve 2019 të 30 qershorit. Më shumë se interesi i zgjedhësve dhe pamundësia e tyre për të patur në zgjedhje alternativa politike nga  bojkoti i opozitës duket se peshon për faktorin ndërkombëtar fakti që ato u zhvilluan qetë dhe pa incidente.

Për përsëritjen e ose jo të Lokaleve 2019, ky faktor nuk po ndërhyn por  u drejton me këmbëngulje palëve thirrjen për t’u ulur në tryezën e bisedimeve. Për BE, SHBA,OSBE / ODIHR-i vendimi mbetet për t’u marrë nga autoritetet dhe institucionet vendase. Por për sa kohë institucione kyҫ, si Gjykata Kushtetuese  dhe Gjykata e Lartë nuk funksiononjnë, kriza politike ka gjasa të thellohet dhe të ulë në minimum shanset e një vendimi pozitiv për hapjen e negociatave në tetor. DW

Etiketa: DWedi ramaKriza politike dhe institucionalekryeministerLulzim Basha

Të Lidhura

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

nga 27
22:42 | 23/04/2026
0

Për afro 2 orë ish-zëvendës drejtori i Policisë së Elbasanit, Krenar Guçe, u pyet në gjykatë nga avokatët e të...

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

nga 27
22:18 | 23/04/2026
0

Kavajë/Informacion paraprak Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë, në afërsi të mbikalimit të Gosës, automjeti me drejtues shtetasin R....

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

nga 27
22:06 | 23/04/2026
0

Bashkimi Evropian po bën një gabim serioz duke mos u angazhuar drejtpërdrejt me udhëheqjen ruse për t’i dhënë fund luftës...

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

nga 27
21:26 | 23/04/2026
0

Dinamo është finaliste e Kupës së Shqipërisë. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë ndaj Vllaznisë, dinamovitët fituan 0-1 në...

Para
ELLE ju sugjeron për Playlist-ën tuaj këngët më të bukura të 2019-ës deri më tani (film)

ELLE ju sugjeron për Playlist-ën tuaj këngët më të bukura të 2019-ës deri më tani (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

22:42 | 23/04/2026
Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

22:18 | 23/04/2026
Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

22:06 | 23/04/2026
Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

21:26 | 23/04/2026
Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla –

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla –

21:18 | 23/04/2026

Më Të Lexuarat

  • “Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –
  • Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –
  • Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –
  • Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –
  • Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla –
  • Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –
  • Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com