Në kërkim të një populli për Blushin! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në kërkim të një populli për Blushin!

14:32 | 22/01/2018
në Opinion
0

Nga Mero Baze

Ben Blushi ka dhënë dorëheqje nga partia që krijoi, i zemëruar me popullin shqiptar, që sipas tij nuk e mbështeti atë dhe idetë opozitare të tij. Është një ndjenjë që nuk e ka provuar ai i pari. Të gjithë ata që kanë dështuar në politikë, kanë patur një moment reflektimi, duke sharë nën dhëmbë popullin. Që nga lashtësia, deri më sot, ekziston gjithmonë një politikan i dështuar, i cili nuk e shikon problemin tek vetja, por tek populli.

Populli ynë i ka të gjitha ato veset që thotë Ben Blushi. I kanë dhe popujt e tjerë. Por, shoqëria është shumë më viskoze dhe më e qetë në të menduar, se një individ apo emocionet e tij, që të ndjekë atë në kapriçiot e veta.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Dhe në këtë pikë, vlen të thuhen disa gjëra për politikën shqiptare, që nuk kanë lidhje personalisht me Ben Blushin, por me përpjekjen për të krijuar diçka të re në politikën shqiptare.

Fillimisht, duhet të themi e të pranojmë se Ben Blushi nuk ishte një politikan i ri. Ai është një politikan i vjetër i tranzicionit shqiptar, biles nga dinosaurët e saj. Ai është futur në politikën aktive qysh me ardhjen e Fatos Nanos në pushtet, pas vitit 1997 dhe qëndroi si i tillë deri në vitin 2016. Ai ka qenë tre herë ministër, ka qenë i akuzuar për korrupsion dhe ka pas ambicjen të ishte në krye të Partisë Socialiste, pas ikjes së Fatos Nanos. Si i tillë, Ben Blushi nuk mund të prodhonte ndonjë gjë të re në politikën shqiptare, por mund të bënte dhe mund të bëjë shumë gjëra të reja brenda Partisë Socialiste, ku ishte në shtratin e vet. Ai ishte simpatik si opozitar i Edi Ramës, kur ky i fundit u bë kryeministër, ashtu siç ishte i pështirë si vënës stërkëmbash ndaj tij, kur ishte në opozitë me Berishën.

Prej vitit 2007, kur Blushi dha dorëheqje nga kryetar i grupit parlamentar në PS, ai shpenzoi për vite të tëra energji kundër Edi Ramës në opozitë, me shpresë se humbjet e tij do ishin fitore të Blushit, por nuk ja doli. E kishte në krah Berishën, Sandrin dhe gjithë shpurën e sipërmarrësve të qeverisë, të cilët vdesin të sponsorizojnë opozitat e opozitës, por nuk e pengoi dot PS-në të vinte në pushtet.

Pas ardhjes së PS në pushtet, ai u bë kritik simpatik i saj dhe kjo është dhe periudha më e mirë publike e Ben Blushit. Nëse ndonjë shqiptar ka simpati për të, e ka prej vitit 2013 deri më 2017, kur ai si socialist, i përvishej përditë Edi Ramës dhe qeverisë tij, megjithëse është politikisht jokorrekte. Por, një politikani me identitet kjo i lejohet.

Gabimi i Ben Blushit nuk është se tentoi të krijojë një parti të re, por ideja fikse që ai ka për veten, se është politikan i ri. Shqiptarët e panë Ben Blushin si dikush që u largua pas 20 vitesh debutimi në Partinë Socialiste për të bërë diçka të vetën. Nuk e panë kurrë ashtu si ai e shikonte veten në pasqyrë si “politikan i ri”. Më keq akoma, ata patën rastin ta shikojnë si politikan të vogël, si një mishërim i gjithë të këqijave të liderëve të mëdhenj historik, si intolerant, përçarës, njeri të vogël, pa ide organizimi dhe drejtimi. Për ato çfarë ai thoshte se po luftonte për vite të tëra në PS, i hodhi poshtë me gjestet e tij ndaj Hafizit, brenda gjashtë muajsh, duke e bërë krijesën e tij, partinë më qesharake në vend, shumë më banale nga ato që ai ka tallur.

Problemi i tij është se ngatërron letërsinë me politikën dhe mendon se populli u ngjan personazheve në libër, që mund t’i bësh si të duash ti. Në të vërtetë, shoqëria është kjo që është, populli është ky që është, dhe një politikan nuk mund të pretendojë se ata duhet t’i binden atij. Për më tepër, nuk kanë pse t’i binden dikujt që dëshmon se jo vetëm që nuk ndryshon nga Berisha, Rama, Nano apo Meta, por është dhe më i vogël dhe i dështuar se ata.

Misioni i një politikani është ta bindë popullin që të ndryshojë, dhe bashkë me të, dhe idetë e tij të ndryshojnë shoqërinë. Nuk është krim, kur nuk ja arrin dot, por tregon thjesht se nuk je udhëheqës.

Por, kjo nuk do të thotë se je i padobishëm. Ben Blushi është një individ që mund t’i vlejë dhe më tej shoqërisë shqiptare. Ai është  publicist i mirë, me plot tentativa për t’u bërë dhe shkrimtar, por mbi të gjitha, dikush që mund të qëndrojë me këmbët e veta në këtë shoqëri dhe të ketë zërin e tij. Nuk mund të kishte partinë e tij, se nuk dinte ta bënte atë punë. Ky nuk është fundi i botës. Për më tepër, nuk është faji i popullit. Kur populli nuk të kupton apo nuk e bind dot, nuk mund të ndërrojmë popullin dhe të sjellim një popull tjetër, me të cilin e ke më të lehtë. Duhet të gjejmë dikë të tjetër, që bindë popullin të ndryshojë. Dhe në këtë pikë, rasti i Ben Blushit vlen edhe si një histori politike e dështuar. Vlen për të kuptuar se si nuk duhet të sillesh me njerëzit, me partinë dhe më tej akoma, me shoqërinë.

http://www.gazetatema.net/2018/01/20/ne-kerkim-te-nje-populli-per-blushin/

Etiketa: Ben Blushiedi ramaFatos NanoMero BazeMimoza HafiziNë kërkim të një populli për Blushin!publicist

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Pylli orbital/ Tenori Saimir Pirgu i bashkohet nismës së Bashkisë

Pylli orbital/ Tenori Saimir Pirgu i bashkohet nismës së Bashkisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com