Në historiografinë shqiptare nuk ka mite – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në historiografinë shqiptare nuk ka mite

08:00 | 20/05/2018
në Uncategorized
0

Nga Ardian Muhaj

Historiografia nuk ka lidhje me mitet dhe as me legjendat. Në historiografinë shqiptare nuk ka as mite as legjenda. Ato që rëndom kohët e fundit kanë nisur të quhen si mite në historiografi, nuk janë mite. Kjo është një mënyrë e sofistikuar për të paraqitur falsifikimet, mashtrimet, me një fjalë më të pranueshme, më të bukur: mite. Pra është pjesë e falsifikimit të historisë edhe prirja për të quajtur rrenën, mit. Rrena është rrenë dhe nuk mund të jetë tjetër, kurse miti mund të jetë ose të mos jetë rrenë.

Mit e konsideroj eposin e kreshnikëve, pasi shenjon një të vërtetë edhe pse të mjegulluar nga ndeshtrashat e kohës. Mirëpo, koncepti i mitit në historiogafinë shqiptare po përdoret më shumë në rastin e Skënderbeut dhe të krijimit të shtetit. Në rastin e Skënderbeut nuk ka mite. Ka histori të Skënderbeut dhe falsifikim të historisë së tij. As instrumentalizimi i një figure historike nuk është mit. Nga ana tjetër, ky abuzim me termin mit shkon deri aty sa që dramat apo pjesët teatrale që kanë si subjekt Skënderbeun të konsiderohen si mit, ose si pjesë e mitit. Ato janë letërsi dhe të ngatërrosh letërsinë me mitin, do të thotë të mos marrësh vesh as nga letërsia, as nga miti.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Skënderbeu është një figurë reale historike, që qëndron drejt mbi veprat e veta, pa pasë nevojë për t’u mbajtur, as lartësuar me paterica të rrejshme. Ishte një shqiptar i mirë dhe mbi të gjitha i dobishëm. Qëndroi në trojet e të parëve dhe u përpoq sa mundi për mbrojtjen e tyre, deri sa armiku e vrau dhe ia zaptoi ato dhe ia përndoqi e dëboi edhe familjen. Nuk doli jashtë trojeve shqiptare për të luftuar kundër askujt. Prandaj abuzimi dhe zhurma me figurën e tij, që bëhet për të transferuar vëmendjen tonë nga masakrat e fqinjëve serbë e grekë, duke e zhvendosur armiqësinë e tyre të dëshmuar vazhdimisht gjatë gjithë shekullit XX, larg në hapësirë e mbrapa në kohë, është në dëm të shqiptarëve.

Sado që përmes dokumentacionit dhe metodave historike mund të krijojmë një ide mbi mënyrën e jetesës e të luftës, mbi zhvendosjet e popullsisë e të ushtrisë në shekullin XV, asgjë nuk mund të krahasohet me përvojën jetësore që e kemi përjetuar vetë, në vitin 1999, me vrasje e masakra kundër shqiptarëve, me kampe plot me refugjatë e çadra, me tanke e aeroplana, me përdhunime dhe ekzekutime. Edhe falsifikimi dhe abuzimi me figurën e Skënderbeut është pjesë e këtij agresioni kulturor, që synon harrimin dhe amnistimin e agresionit ushtarak serb e grek.

Agresori kulturor ka mashat e veta përmes të cilave synon që përmes shpikjes së rrëfimeve mbi gjoja masakrat e Skënderbeut, të krijojë amnezi mbi masakrat e këtij agresori kulturor të përjetuara nga vetë ne, qoftë në luftën e fundit të Kosovës më 1999, qoftë nga baballarët e gjyshërit tanë në Çamëri. Agresorit kulturor dhe përçuesve të tij ndër ne, nuk i bëhet vonë në se zhvendosja në hapësirë e armiqësisë bie në lindje apo në perëndim, në shek. XV apo më herët. Thjesht i intereson që agresionin e tyre ushtarak ndaj nesh, ne ta harrojmë sa më shpejt e sa më shumë.

Nëse në rastin e Skënderbeut zhvendosja në hapësirë e armiqësisë priret të shkojë drejt Stambollit, në rastin e krijimit të shtetit shqiptar të copëtuar, kjo zhvendosje shkon në perëndim drejt Londrës. Agresori kulturor na ka përsëritur idenë e gabuar se ishin fuqitë e mëdha europiane që i copëtuan trojet shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913. Këtij agresori i intereson që ne ta zhvendosim armiqësinë ndaj tij, në drejtim tjetër, drejt Europës. Të fajësojmë Europën për coptimin tonë politik dhe kurrsesi të mos na shkojë ndër mend, që në kohën kur ambasadorët e Fuqive Europiane ishin mbledhur në Londër për të vendosur mbi kufijtë e shtetit të ri shqiptar, fqinjët tanë serbë, malazezë e grekë kishin një vit që kishin pushtuar çdo pëllëmbë të trojeve shqiptare dhe po kryenin një genocid të hapur.

Pra sikur të ishte për fqinjët, për këto fuqitë e vogla ballkanike, shteti shqiptar nuk do të kishte ekzistuar fare. Megjithatë, nganjëherë ne e përkujtojmë dhe e përshkruajmë këtë periudhë, jo si periudhën e pushtimit nga agresorët fqinjë, por si periudhë të copëtimit të trojeve tona nga Europa. Dora europiane që përvijon vija në hartë për të shmangur viktima të mëtejshme, nuk mund të vihet në të njëjtën përgjegjësi e shkallë faji, sikur dora e agresorit fqinj ballkanik, që ngul bajoneta në trupat e shqiptarëve.

Për agresorin kulturor nuk është e rëndësishme se a armiqësohemi me Turqinë apo me Europën, me Amerikën apo me këdo tjetër, por vetëm e vetëm që ne ta harrojmë agresionin ushtarak, ekonomik e politik shekullor, të harrojmë madje edhe shpërnguljen, masakrat e genocidin që e kemi përjetuar vetë ne personalisht.

Etiketa: "Skenderbeu"adrian muhajBallkangrekHistoriografi shqiptaremiteserb

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Gazetari: Unë e përgjova Agron Xhafajn, po më sulmojnë, por do publikoj materiale të reja

Gazetari: Unë e përgjova Agron Xhafajn, po më sulmojnë, por do publikoj materiale të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025
Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

18:27 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike
  • “Llotarinë” e Gonxhes 4.7 miliardë lekë e fitojnë vëllezërit e artë nga një fshat i Lushnjës

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com