Ne dhe Çekia – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ne dhe Çekia

19:11 | 07/03/2018
në Uncategorized
0

Nga Leon Mirakaj

Në Çeki, këto ditë, një numër i konsiderueshëm qytetarësh protestuan sepse qeveria emëroi në një post të lartë, si vëzhgues të forcave të rendit, një ish-eksponent të policisë represive komuniste. Thuhet që kryeministri i vendit e emroi këtë ish-polic, që vinte nga rradhët e Partisë Komuniste Çeke (parti që paska 15 deputetë në parlament), sepse nuk mund të mbante në këmbë qeverinë pa votat e komunisteve.

Në shumë prej vendeve ish-socialiste, ka pasur një alternim në qeverisje mes forcave të djathta, kryesisht të lindura mbas përmbysjes së sistemeve komuniste, e atyre të rinovuara, me bazë ish partitë komuniste të regjimeve të kaluara.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Nuk di të them sa ka qënë thellësisht i sinqertë katarsisi i këtyre partive e rinovimi i tyre, por votimi i bërë në demokraci nga qytetarët për mendimin tim, i legjitimon, e nuk lë shteg për prapamendim dyshues. Fakti që pothuaj të gjitha bëjnë pjesë në Nato e në BE, i çertifikon si të besueshme në bazë të kritereve që këto organizata kanë për demokracinë e lirinë e popujve.

Ka qënë i pashmangshëm në këto 28 vjet demokraci, në ish-kampin socialist, rikthimi i të majtës në pushtet. Faktorë të ndryshëm si: hyrja në skenë e një kapitalizmi agresiv e pa regulla, frika e të qenit të lirë e te pavarur, të mësuar e të varur nga shteti, një memorje e pakultivuar e asaj që qe, e të tjera si këto, bënë e bëjnë të mundur kthimin e këtyre partive në pushtet.

Gjithsesi, sa herë që në natyrën e tyre ka reminishenca të së vjetrës (dalja e një vendimi, ligji, apo vendosja, si në Çeki, e një personazhi të përlyer me sistemin kriminal komunist të së shkuarës), qytetarët e këtyre vendeve, kanë protestuar fuqishëm duke e kthyer në vend “bashin” e anijes së majtë qeverisëse. Shembujt e Rumanisë, Hungarisë, Lituanisë, e së fundmi, të Çekisë, tregojnë se një shoqëri drejt rrugës së shërimit nga ajo murtajë e tmerrshme që qe komunizmi, reagon fort kur koha i injekton këto probleme në formēn e antitrupave.

Qeveritë reflektojnë, opozita ngrihet në këmbë e qytetaret janë aty, në frontin e parë për të larguar menjëherë të keqen. Qëndrime tipike të një shoqërie që dëshiron të pastrohet nga e keqja dhe mekanizmat që ka, i vihen menjëherë në lëvizje sapo mikrobi prek cipēn e saj sociale.

Personalisht, por natyrisht nuk jam i vetemi, kam reaguar fort për zgjedhjen e kryeparlamentarit tonë – ish-hierark i lartë i “Partisë Komuniste” (PPSh) – si dhe të emërimit të një ish-hetuesi në postin e ministrit të brendshëm. Jo vetëm të këtyre me thënë të drejtën. Në të gjitha nivelet e shtetit shqiptar, ka një rikthim të ish-eksopnentëve të regjimit kriminal komunist. Në polici, shik, hetuesi, parlament e gjykata.

Pa dyshim që shtypja, krimi e degjenerimi i atij sistemi ishte i pashembullt në të gjithë spektrin e partive komuniste te gjysmë shekullit të fundit. Shpërfytyrimi i qenies njerëzore, krijimi i mostrës ”njeri i ri”, do e linin Shqipërinë në vendin e fundit të një katharsisi të mundshëm politik e social duke i refkektuar këto probleme në të gjitha aspektet e jetës së këtij trazicioni të gjatë gati tre dekada.

Analizat e këtij fenomeni tipik shqiptar, janë nga më të ndryshmet, por degradimi i politikës sonë, e cila “rinovohet” nëpërmjet kalbësisë të së shkuarës, është i pashpjegueshëm deri në fund edhe për ata që mbërrijnë të hyjnë me sondat e tyre në thellësinë e këtij fenomeni paradoksal.

Është e pashpjegueshme për një mendje të kthjellët, që ndërsa përgatitemi për “plugim“ më të thellë në historinë tonë post komuniste nëpërmjet Vettingut, drejtuesit kryesorë që kanë në duar këta instrumenta, janë pikërisht ata që duhet të ishin fshirë me kohë, në një shoqëri të shëndetshme, nga skena politike. E krahasuar me simotrat e saj ish-socialistkomuniste, Shqipëria nuk i ndjen antitrupat në organizmin e saj. Ajo nuk reagon. Kalbja e sistemit të kaluar nuk ka përfunduar ende.

Është një vend me temperaturë të lartë prej vitesh nga ky infeksion. Mikrobi është në çdo qelizë. Bile edhe në qelizat e reja që sëmuren sapo zënë të “çelin”. Nëse në vendet ish-socialiste, vënia në ndonje post drejtues duket gati si provokim për të parë reagimin e shoqërisë e shëndetin e saj, tashmë kam bindjen se në Shqipëri, vendosja e këtyre personazheve në zinxhirin drejtues, për sa e dhimbshme mund të jetë, për paradoks, është e domosdishme.

Sistemi politik shqiptar, duhet të kryejë plotësisht proçesin e tij të kalbëzimit. Duhet të vdesë, që të rilindë (rilindje prej vërteti). Mendoj që jemi në grahmat e fundit të tij. Siç ndodhi në ’90-ën kur u shemb për të zënë gjithçka brenda, tani duhet veç të presim që gërmadha të dekompozohet. Shenjat e një vdekjeje klinike janë. Korrupsioni pa limit, degradimi moral,sistemi arsimor shterp, kanabizimi, prostitucioni, roli gati i papërfillshëm i fesë si dhe rikthimi në pushtet i ish-persekutorëve, mbyllin ciklin e një Shqipërie në sëmundje.

E braktisur në vdekjen e saj . Shqipëria di ta bëjë këtë. Si rrallë shtete në Evropë, e pajisur me instiktin e mbijetesës, ka ditur të rilindë mbas vdekjes. Ka diçka mistike tek ne që më bën të shpresoj. Ndoshta e vetmja shpresë.

Etiketa: ÇekikomunizmiLeon mirakajprotestaShqiperia

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Coca-Cola hedh në treg pijen e parë alkoolike

Coca-Cola hedh në treg pijen e parë alkoolike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

23:27 | 24/12/2025
Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

23:07 | 24/12/2025
Ruhuni nga Edi Rama –

Ruhuni nga Edi Rama –

22:51 | 24/12/2025
Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

22:13 | 24/12/2025
“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –

20:55 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –
  • Ruhuni nga Edi Rama –
  • Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com