Kryeministri grek Aleksis Cipras uroi homologun e tij në Shkup Zoran Zaev pas votimit me 80 vota pro të nisjes së procedurave për ndryshimet kushtetuese.
Qeveria e Maqedonisë ia doli mbanë të sigurojë votat për të miratuar nismën për ndryshimet kushtetuese, që i hap rrugën ndryshimit të emrit nga Republika e Maqedonisë, në Republika e Maqedonisë së Veriut, e po ashtu edhe rrugën drejt integrimit euroatlantik. Në Kuvend votuan pro 80 deputetë, sa 2/3-tat e nevojshme për ndryshime kushtetuese.