Ndodh e papritura në Gjermani, Dortmundi eliminohet nga skuadra e kategorisë së dytë

0
131

Rezultat i bujshëm në Gjermani, pasi St Pauli, skuadër e kategorisë së dytë, ka eliminuar Borusia Dortmund nga Kupa e Gjermanisë.

Në fakt, ndeshja e vlefshme për 1/8-at në Millerntor-Stadion është mbyllur 2-1 në favor të vendasve.

Amenyido ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 4-t dhe autogoli i Witsel (40′) ka dyfishuar avantazhin e St Pauli-t. Haaland ka ngushtuar diferencat në minutën e 58-të me një penallti, por verdhezinjtë nuk kanë arritur të shmangin eliminimin.