• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Napolon Zerva është shqiptar, sa është Aurel Plasari grek

23:28 | 08/04/2016
në Uncategorized
1

Nga Enkel Demi

Napolon Zerva është një nga figurat më të errëta në historinë moderne të Ballkanit. Pa dyshim që vepra e tij është krejt e krahasueshme me atë të Sllobodan Millosheviçit, ndërsa kohët e zhvillimit janë të ndryshme. Me foto, fakte, arkiva është e vërtetueshme që Napolon Zerva bashkëpunoi me nazistët në Luftën e Dytë Botërore, udhëhoqi pastrimin etnik ndaj popullsisë hebre dhe shqiptare të viseve të Çamërisë, është një nga drejtuesit e luftës civile greke dhe më pas gëzoi në qeveritë e pasluftës portofole ministri. Kaq shumë qe shfaqur në veprimtarinë e tij gjakatare sa karriera e tij politike, me të tjera ligjësi nuk gëzoi shumë sukses, pasi u shmang, derisa në vitin 1957 vdiq pothuaj fillikat në Athinë. Nuk është çnderuar asnjëherë nga autoritetet greke, është i përfshirë si hero në tekstet e historisë, ka disa shtatore, me një fjalë konsiderohet hero grek.

Lexo edhe

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Profesor Aurel Plasari nuk është i vetmi që zbulon në rrënjët e tij suliotin e Shqipërisë, pra e konsideron Napolon Zervën shqiptar. Në fakt, nuk kemi asnjë gjurmë në jetën e tij që e dinte gjuhën shqipe, e shkruante apo këndonte “Tumankuqen”, kur ishte çakërqejf. Ka kryer një veprimtari mirëfilli spastrimi etnik ndaj shqiptarëve dhe nuk ka patur pikën e brejtjes së ndërgjegjes për këtë. Ka qenë më shumë se gjakatar, kur janë vrarë prejt tij në Parimithi gra, fëmijë, madje foshnje në barkun e nënës. Të gjithë këtë veprimtari e ka kryer në emër të helenizmit dhe pa dyshim ëndrrës së Vorio Epirit.

Teza që ai është shqiptar është më shumë se djallëzore. Në këtë mënyrë gjendet justifikimi më i arrirë se shqiptarët ia kanë bërë të keqen njëri-tjetrit dhe nuk ka përse t’i kërkosh Greqisë së sotme as ndjesën për atë krim monstruoz mbi një popullsi të pambrojtur dhe normalisht nuk ke përse të kërkosh vendosjen e të drejtës së pamohueshme të pronës për një krahinë të tërë.

Ballkani është i mbushur me plot me personazhe me rrënjë të çuditshme që kanë kryer koloni ndëshkimore ndaj popujve të origjinës së tyre, por askush nuk ka përse të mbroj tezën që shqiptarët e kanë parë të keqen nga vetja, grekët nga grekët, serbët nga serbët. Vetë në librin “Skënderbeu” të profesor Plasarit një pjesë e ushtarakëve të lartë osmanë janë me origjinë shqiptare. Këta duhet t’i konsiderojmë pushtues dora jonë? Dhe kjo histori kështu vazhdon deri në pavarësinë e Shqipërisë. Pyetja është: Çfarë është Kombi? Analizë e ADN-së?

Në këtë rast çfarë duhet t’i konsiderojmë patriotët e Rilindjes Kombëtare që kanë bërë të pamundurën për përhapjen e gjuhës shqipe? Një pjesë e tyre janë me origjinë vllehe. Ata kanë kryer një aktivitet patriotik, madje duke e paguar me jetë. Ata janë patriotët e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, janë shqiptarë pa asnjë dyshim.

Ndaj Napolon Zerva është kolaboracionist, kriminel i Greqisë që ushtroi terror dhe spastrim etnik mbi popullsinë e Çamërisë. Një tezë tjetër thjesht të rreshton në anën e barrikadës së Zervës dhe të kthen në justifikues të masakrës, ku ka plot që u janë vrarë robt’ e shtëpisë.

 

Etiketa: Aurel PlasarigrekkolaboracionistNapolon ZervashqiptarSllobodan Millosheviçspastrim etnikvlleh

Të Lidhura

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

nga 27
16:28 | 14/06/2023
0

Një studim i ri sugjeron se meshkujt që kryejnë vetëm disa minuta ushtrime të forta kanë më shumë gjasa të...

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

nga 27
16:12 | 14/06/2023
0

Media serbe “Nova.rs” raporton se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në momentin kur brenda territorit të Kosovës u rrëmbyen tre...

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

nga 27
15:58 | 14/06/2023
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar vizitën e shumëpritur të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken në Kinë këtë fundjavë...

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

nga 27
15:54 | 14/06/2023
0

Lamtumira e të lindurit në Bondy nga PSG-në duket se do bëhet, diçka që do të ishte shumë afër të...

Para
Luli filozof

Luli filozof

Comments 1

  1. Agimi says:
    7 vjet më parë

    Plasarit i ka Plas mendja,

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kriminelët në veri të Kosovës

Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –

17:00 | 21/09/2023
Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

12:11 | 21/09/2023
Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

11:22 | 16/09/2023
Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –

Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –

12:57 | 15/09/2023
Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –

Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –

12:57 | 15/09/2023

Më Të Lexuarat

  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –
  • Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –
  • Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –
  • Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –
  • Beteja me flakët, flet kreu i Sindikatës së zjarrfikësve: Kopshtet në rrezik nga veshja…

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com