Muzikantët, të parët që duhet të heshtin sot për Lalon – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Muzikantët, të parët që duhet të heshtin sot për Lalon

15:19 | 20/11/2017
në Uncategorized
0

Nga Ergys Mërtiri

Nuk kam dashur kurrë të bëhem pjesë e koreve patetike në rastet e vdekjeve të artistëve, por largimi i Aleksandër Lalos është një moment që duhet të na bëjë të reflektojmë, ndoshta edhe pa i shpëtuar dot disa notave të një patetizmi që pashmangshëm që na e imponon realiteti. Aleksandër Lalo na detyron sot ta përkujtojmë me nderim, jo vetëm pse na la një krijimtari të madhe, e paçmueshme për një vend të varfër në kulturë si Shqipëria, por mbi të gjitha për shpirtin e palëkundur që ruajti, në kohë kaq të përçudnuara sa këto që po jetojmë.

Ai la pas modelin e artistit të vërtetë që nuk pranon kompromis për tu përlyer në kënetën e një barbarie të komercializuar, tarafizuar e politizuar, ku ndodhet aktualisht kultura shqiptare. Karakteri i tij jokonformist, mospranimi i poshtërsive dhe banaliteteve tona të përditshme, të imponon respekt. Ai ishte shembulli sesi mund të jetosh me dinjitet, kur të tjerët bëjnë pasuri duke e degraduar këtë profesion.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Gjithmonë kritik, me mënyrën sesi bëhet sot muzikë, me festivalet, me televizionet, Lalo është munduar të thotë disa të vërteta të hidhëta në këtë vend të verbuar e hutuar nga degjenerimi profesional e kulturor. Kritika e tij ishte therëse dhe natyrisht, një fshikullimë e rreptë ndaj pronografizimit tonë kulturor. Dhe kjo vinte, jo për ndonjë mllef apo interes, por për shkak se skrupuloziteti i një artisti të vërtetë nuk mund të pajtohet me shëmtinë që shitet masivisht për estetikë.

E kam takuar personalisht Lalon në një studio në TVSH, ku tregonte sesi, që herët, kur muzika filloi të komercializohet, e kuptoi se ajo nuk mund të ishte më një zanat me të cilin mund të mbash familjen në këtë vend. Për këtë arsye, kish bërë, si me shaka, një “marrëveshje” me gruan për të këmbyer rolet. Pra, artisti do të qëndronte në shtëpi duke gatuar e bërë punët e shtëpisë, ndërsa gruaja do të dilte në punë për të siguruar të ardhurat. Me një autoironi therëse ai po godiste realitetin e trishtë të kulturës dhe shoqërisë shqiptare.

I mbushur me pezm duke parë çdo ditë përdhunimin e profesionit të tij nëpërmjet një kasaphane estetike që sot e quajmë “muzikë shqiptare”, të bastardizuar e vulgarizuar nga një industri që, më shumë se tinguj, shet tule mishtore vajzash të njoma, një artist si ai do të ndjente natyrisht se kjo është një botë së cilës nuk i përket. Kësaj bote, nuk mund t’i përkasë asnjë profesionist i mirë, asnjë qenie skrupuloze e parimore, asnjë njeri me dinjitet, që zanatin e tij e shikon si vlerë për shoqërinë, e jo si mall konsumi për të helmuar estetikisht njerëzit.

Ai bënte jetë të thjeshtë, ndërsa një masë e madhe picirukësh ahengxhinj, që nuk dijnë as solvezh, pasurohen me këngë bastarde që nuk kanë asnjë lidhje me muzikën. Nuk mund të ketë gjë më të trishtë për një profesionist pasionant si ai, sesa të shohë një përçudnim të tillë, një përmbysje të tillë të vlerave në një degradim të këtyre përmasave të shpirtit të një shoqërie.

Sidoqoftë ai kishte kurajën të fliste, ndërsa shumica si ai heshtin, të dorëzuar përballë realitetit. Kjo e bën atë të veçantë. Ai e bënte detyrën e vet duke na e përplasur të vërtetën në sy, pavarësisht sa veshë ka për të dëgjuar. E vërteta e tij sot endet midis nesh si fantazëm, duke turpëruar të gjithë ata kopukë që e mjelin këtë realitet në mënyrë të paskrupullt. Ndaj dhe mendoj se, më shumë se kushdo, sot duhet të heshtin muzikantët.

http://www.civitas.al/opinione/muzikantet-te-paret-qe-duhet-te-heshtin-sot-per-lalon-nga-ergys-mertiri

Etiketa: alksander laloergys mertirikëngakultura

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Kur ishim më të vegjël, sepse të rinj jemi prapë

Kur ishim më të vegjël, sepse të rinj jemi prapë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

23:04 | 11/01/2026
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

22:38 | 11/01/2026
ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

22:08 | 11/01/2026
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

21:54 | 11/01/2026
Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

21:48 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –
  • ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –
  • S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –
  • Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –
  • Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com