Muri i Berlinit dhe Muri i negociatave – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Muri i Berlinit dhe Muri i negociatave

16:20 | 11/11/2019
në Opinion
0

Nga Dom Gjergj Meta

Rënia e murit të Berlinit solli një nga ndryshimet e mëdhaja të Europës. Ajo perëndimore “kuptoi” se paska edhe një Europë tjetër dhe se pa të ajo nuk është e plotë. Prandaj ajo filloi të zgjerohej edhe pse jo të gjithë ishin dhe janë dakord se deri ku mund të shkojë ky zgjerim.

Megjithatë, 30 vjet pas rrëzimit të tij, Muri i Berlinit për ne shqiptarët ende nuk ka rënë. Hija e tij na ndjek akoma nga njëra anë dhe nga tjetra e murit. Rrëzimi i tij nuk solli automatikisht rrëzimin e hijes së tij mbi mendjet dhe zemrat e njerëzve. Nga njëra anë dhe nga tjetra vazhduan dhe vazhdojnë paragjykimet.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Ata që në Europë janë kundër zgjerimit të saj me Ballkanin, janë ende “peng” i kësaj mendësie murngritëse ndaj një pjese të Europës që për shkaqe të ndryshme ishte e përjashtuar prej saj ose u krijua si një Europë tjetër. Nga ana tjetër, ky mur nuk është hequr nga mendja e zemra e shumë njerëzve që ende e shohin shoqërinë, marrëdhënien me shoqi-shoqin, administrimin e res-pubblica, zhvillimin e vendit etj., me lentet e ideologjisë marksiste dhe luftës së klasave. Kjo e fundit vlen sidomos për shqiptarët.

Mosdakordësimin unanim të liderëve evropianë, për hapjen e bisedimeve për negociatat me BE për Shqipërinë, nuk do ta quaja një disfatë të madhe. Më shumë do ta quaja një sprovë për shpirtin evropian të shqiptarëve dhe këmbënguljen për të vazhduar në këtë rrugëtim.

Kryeministri Rama këtë e konfirmoi po atë ditë që mori “jo” – në, duke thënë se “Europa është destinacioni ynë historik dhe strategjik”. Një konfirmim i nevojshëm së paku verbal.

Mendoj se ky orientim është thelbësor për vetëkuptimin tonë si evropian, por edhe për të hedhur poshtë ata zëra që thoshin se nëse Europa nuk hap negociatat, Turqia është te dera. Këta zëra unë i quaj profetë ogurzi e jam i prirur të mos u jap rëndësi, përveçse kur janë të pilotuar me qëllime për të zhvendosur vëmendjen, atëherë janë për t’u injoruar tërësisht. Orientimi i shqiptarëve është Evropa me patjetër. Kjo nuk përjashton marrëdhënie të mira, madje shumë të mira, me vendet euroaziatike, përfshirë Turqinë.

Por çështja që shtrohet është: ç’Europë është aktualisht ajo ku ne duam të shkojmë e ç’Shqipëri është ajo që ne duam të çojmë në Europë?

Skenari i Europës ka ndryshuar shumë nga kur filloi ëndrra e saj pas Luftës II Botërore e deri më sot. Ai ka ndryshuar disa herë, qoftë në ide, qoftë në qëllime e qoftë në strategji. Liderët aktualë, me shumë pak përjashtime, nuk kanë asgjë të përbashkët me etërit frymëzues të ëndrrës evropiane. Megjithatë kjo ëndërr disi vazhdon.

Ndryshimi më i madh kohët e fundit Europës i ka ardhur, jo nga procese të brendshme historike, që ndikojnë natyrshëm në evolucionin e ideve zanafillëse, por nga frika. Evropa aktuale është e frikësuar dhe zgjerimi është një prej frikërave të saj.

Zgjerimi nga shumë evropianë kuptohet si humbje e territorit, e historisë, e kulturës tradicionale e kombëtare. “I huaji” që bëhet pjesë e Europës duket sikur vjen për të rrëzuar e shkatërruar atë që është arritur. Lëvizjet populiste janë bërë zëdhënës të kësaj frike. Prandaj lulëzimi i populizmave, ksenofobia e shumë partive apo grupimeve evropiane, nacionalizmateksluzivistë, duket sikur por risjellin teoritë e racave superiore dhe inferiore, por të përkthyera tashmë në terma ekonomikë, juridikë apo socialë.

Evropa, jo e gjitha, ka frikë se çfarë mund të ndodhë me ardhjen e popujve të tjerë, sidomos atyre ballkanikë në Europë. Shikoj këtu një prej shkaqeve të refuzimit të vazhdueshëm të vendeve anëtare për zgjerimin e BE.

Lëvizjet populiste që bazojnë politikat e tyre mbi një logjikë defensive, duke përjetuar me ankth fobinë e sulmit, janë sot rreziku i vërtetë i shpirtit evropian dhe ëndrrës evropiane. Jo më pak janë globalistët dhe të majtat liberale, por këto kërkojnë një trajtim tjetër, pasi rreziqet që ato sjellin janë më afatgjata.

Zgjedhja e Makronit dhe e ndonjë vendi tjetër për t’i thënë “jo” hapjes së bisedimeve la gjasa të jetë e ndikuar në masë të gjerë prej populizmave të vendeve të tyre. Ndoshta “të frikësuar” kanë marrë këtë vendim negativ për ne. Megjithatë koha do ta tregojë.

Pyetja e dytë: Cila Shqipëri pretendon t’i hapen bisedimet për negociatat?

Burokratët evropianë lexojnë letrat e raporteve që dërgohen prej këtu dhe në pjesën më të madhe të bëra prej nesh. Tusk, Sassoli, Juncker, e të tjerë si këta e njohin Shqipërinë nga letrat që shkojnë prej këtu si edhe nga udhëtimi me makinë nga Rinasi deri në Tiranë. Kaq! Pak më shumë lëviz ndonjë ambasador, por përsëri shumë pak për të njohur realisht Shqipërinë. Shqipëria nuk mund të njihet nga Tirana dhe nuk mund të njihet për katër vjet mision diplomatik.

Shoqëria jonë është ende një shoqëri problematike dhe e korruptuar. Ne jemi shoqëri e korruptuar në mendësi. Administrata është thjesht pasqyra e shoqërisë.

Korrupsioni dhe klientilizmi përkthehen në arrogancë me njerëzit. Ti sheh politikanë të buzëqeshur me liderët evropianë dhe sapo kthejnë shikimin nga kundërshtarët e tyre politikë shqiptarë shndërrohen në hiena arrogante. Shtrëngojnë duart me çdo burokrat nëpër korridoret e Europës dhe nuk denjojnë të shohin njëri-tjetrin në sy sapo kthehen në Shqipëri.

Standardi politik, mediatik, arsimor në Shqipëri mbetet ende në nivele shumë të ulëta në krahasim me vendet e BE. Për të mos folur për varfërinë ekstreme, sidomos në zonën verilindore dhe lindore të vendit, mungesën e infrastrukturës, shërbimeve si dhe nivelit jashtëzakonisht problematik të performancës së qeverisjes lokale, nga kryebashkiakët deri te kryepleqtë e katundeve.

Këto probleme kanë shkaktuar shpopullimin dhe braktisjen në masë të shumicës së këtyre zonave ose drejt qyteteve të mëdhaja ose jashtë Shqipërisë.
Fatkeqësisht kjo është përkeqësuar në mënyrë të përshpejtuar në 5 vitet e fundit.

Kultura problematike e politikëbërjes dhe sidomos e marrëdhënieve midis aktorëve politikë pasqyron më së miri shoqërinë tonë e cila i ngjan një deti të trazuar, që edhe kur duket i qetë kurrë nuk je i sigurt se ç’ndodh me rrymat e padukshme në thellësi.

Sigurisht që hapja e bisedimeve për negociatat me BE do të kishte ndihmuar Shqipërinë dhe shoqërinë tonë, gjithmonë nëse këtu brenda do të kishim kurajën t’i vinim të gjithë bashkë gjoksin punës e të bashkëpunonim për të mirën e Shqipërisë.

Shpallja e armiqve të jashtëm, gjetja medoemos e armiqve të brendshëm, si fajtorë për mosçeljen e bisedimeve, përveçse reflekton një logjikë të së kaluarës, vështirëson të ardhmen. Prandaj të mos mbetemi lypës të pandreqshëm nëpër dyert e Europës apo telendisës të shoqi-shoqit duke projektuar fajin gjithmonë jashtë, por të trokasim në dyert e njëri-tjetrit e të gjejmë rrugë dialoguese e konstruktive për të ardhmen tonë evropiane.

Hyrja në Europë kërkon një konvertim të mendjes dhe të zemrës nga të dyja anët. Muri i negociatave duhet rrëzuar nga të dyja anët, përndryshe do të na përndjekë.

Etiketa: dom Gjergj Metakryeministri RamaNegociatat me BERënia e murit të BerlinitShqiperiZgjedhja e Makronit

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Bebe Rexha shtrohet në spital

Bebe Rexha shtrohet në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com