“Mungon strategjia për pandeminë”, Erion Dasho: A do të kemi sërish karantinë?! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Mungon strategjia për pandeminë”, Erion Dasho: A do të kemi sërish karantinë?!

09:48 | 22/07/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho ka analizuar situatën aktuale të Covid-19 në Shqipëri, për të kuptuar nëse do të futemi sërish në karantinë.

Ai thotë se pas më pak se dy muaj nga heqja e tyre, po rikthehen sërish masat kufizuese të cilat u hoqën me rënien e numrit të vdekjeve dhe rasteve të reja.

Dasho thotë se tashmë mungon strategjia për menaxhimin  e situatës dhe autoritetet shëndetësore e kanë humbur kontrollin mbi pandeminë.

Read more

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

“Nga tre treguesit e përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Komiteti i Ekspertëve, njëri ka një muaj që është plotësuar – mesatarja ditore e numrit të rasteve tashmë e kalon 25 duke arritur gjatë korrikut në mesatarisht 84.

Shumë shpejt mund të plotësohen edhe dy kriteret e tjerë – numri i personave të shtruar mund të kalojë 150 dhe ai i personave të shtruar në reanimacion mund të kalojë 25″, thotë Dasho.

Postimi i plotë: 

A do të kemi sërish karantinë?! Kufizimet rikthehen pas më pak se dy muajsh nga heqja e tyre në fund të muajit maj.

Kufizimet u hoqën në kushtet kur numri mesatar i rasteve ishte 13 në ditë, ai i vdekjeve 0.4 në ditë dhe përqindja e personave që testonin pozitivë ishte më pak se 8%.

Rikthehen në kushtet kur numri mesatar i rasteve është rritur mbi 6 herë, ai i vdekjeve mbi 8 herë dhe përqindja e personave që testojnë pozitivë ka arritur 25%, pra një në katër persona të testuar rezulton pozitiv për SARS-CoV-2.

Fillimisht u mbyllën pishinat, tashmë baret dhe muzika dhe nuk do të jetë çudi sikur dita e re të sjellë një kufizim të ri.

SI U ARRIT NË KËTË PIKË?

Tashmë çdokush e ka kuptuar se mungon strategjia për menaxhimin e situatës dhe autoritetet shëndetësore e kanë humbur kontrollin mbi epideminë.

Trinomi Testo-Gjurmo-Trajto nuk funksionon duke filluar nga elementi i parë – testimi. Shqipëria vazhdon të jetë vendi i fundit në Europë nga numri i testimeve, duke patur ditë të caktuara kur numri i tyre ka qënë më i ulët se ditët e majit (267 teste tamponi të kryera në 19 korrik).

Komponenti parandalues ka dështuar në spitale, administratë dhe biznese dhe pasi epidemia u “maturua” në këto vatra (sipas OBSH-së), ka arritur në transmetim komunitar (sipas Komitetit të Ekspertëve).

Autoritetet shëndetësore kanë përballë një publik i cili ka humbur besimin dhe e ndjen veten të tradhëtuar. Publiku e kuptoi se sakrifikoi dy muaj e gjysmë karantinë për të fituar më pak se dy muaj liri.

Biznesi është në kaos, sidomos ajo pjesë e biznesit të lulëzon gjatë verës dhe siguron gati një të pestën e GDP-së – turizmi.

Sot turizmi nuk është luks. Ai është relaks për shëndetin mendor dhe mundësi për të përmirësuar shëndetin fizik dhe social aq të dëmtuar gjatë karantinës.

Më shumë se katër muaj kanë kaluar nga diagnostikimi i rastit të parë me Covid në Shqipëri dhe vendi e gjen veten të izoluar nga komuniteti ndërkombëtar dhe në prag të ashpërsimit të masave kufizuese brenda vendit.

Nga tre treguesit e përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Komiteti i Ekspertëve, njëri ka një muaj që është plotësuar – mesatarja ditore e numrit të rasteve tashmë e kalon 25 duke arritur gjatë korrikut në mesatarisht 84.

Shumë shpejt mund të plotësohen edhe dy kriteret e tjerë – numri i personave të shtruar mund të kalojë 150 dhe ai i personave të shtruar në reanimacion mund të kalojë 25.

Sipas komitetit të ekspertëve mjaftonte të plotësohej një nga këto kushte për t’ju rikthyer kufizimeve. me këto tendenca që shohim sot, për pak ditë mund të plotësohen jo një por të tre kushtet e alarmit.

Sot shqiptarët e kanë kuptuar se “vizioni” i autoriteteve shëndetësore për të kontrolluar covid-in arrin deri tek karantina. Komiteti i ekspertëve është treguar thellësisht i paaftë të ndërmarrë masa inteligjente dhe strategjike!

Pyetja e natyrshme që kanë gjithë shqiptarët për autoritetet shëndetësore dhe komitetin e ekspertëve është:

A do të hyjmë sërish në karantinë?!/abcnews.al

Etiketa: COVID-19Eksperti i Shëndetit PublikErion DashoKarantinëkufizimetpandemi

Të Lidhura

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

nga 27
22:22 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit,...

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

nga 27
22:10 | 05/06/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama,...

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

Para
Gjyqtari i Apelit jep dorëheqjen: Vettingu po i shërben politikës!

Gjyqtari i Apelit jep dorëheqjen: Vettingu po i shërben politikës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026
Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com