Mundësitë e përhapjes së variantit Omicron në Kosovë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mundësitë e përhapjes së variantit Omicron në Kosovë

20:13 | 30/11/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kosova aktualisht ka shkallën më të ulët të infektimeve dhe vdekjeve nga Covid-19 në rajon, por varianti i ri i koronavirusit, Omicron dhe paralajmërimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë rreth tij, kanë ngritur shqetësimet edhe në Kosovë.

Komiteti për bashkërendim dhe vlerësim të situatës me COVID-19 ka paralajmëruar për këtë javë rishqyrtimin e masave pas zhvillimeve të ditëve të fundit me paraqitjen e variantit të ri.

Doktor Xhevat Jakupi, që udhëheq laboratorin mikrobiologjik në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, tha për Zërin e Amerikës se nga mostrat e dërguara para dy javësh në Gjermani, nuk është regjistruar ndonjë rast me variantin e ri.

Read more

Sulmet e Iranit ndaj Izraelit, rriten menjëherë çmimet e naftës –

Bie sërish propozimi i Trump për paqe, sulme të reja mes Iranit dhe Izraelit –

Hallall kush e ka bërë –

UEFA s’i ndahet arbitrave të Superiores, ja kujt i besohet ndeshja kualifikuese e Botërorit mes Anglisë dhe Ukrainës –

“Sipas informacionit që kemi tani variantet të cilat janë në qarkullim është varianti Delta në mënyrë më madhore dhe varianti Delta plus, i cili po ashtu është në qarkullim në një përqindje më të ulët krahasim me Deltën”, tha ai.

Doktor Jakupi thotë institucionet shëndetësore po bashkëpunojnë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë lidhur me informatat për variantin e ri të koronavirusit.

“Ende nuk ka informata përfundimtare shkencore se sa ky variant do të jetë më përhapës dhe po ashtu sa do të ndikojë rritjen e infektimeve me këtë variant, sa do të kenë pasqyrë më të rëndë potenciale klinike të infeksionit dhe natyrisht çështje që na intereson veçanërisht është çështja se sa do të ketë ndikim në efektivitetin e vaksinave që tashmë janë në përdorim”, tha ai.

Ushtruesi i detyrës së klinikës Infektive në Prishtinë, Arben Vishaj, thotë se shqetësim mbetet periudha e festave të fundvitit kur ka lëvizje më të madhe të njerëzve dhe një shkallë më të lartë të udhëtimeve nga jashtë vendit.

“Është e mundur që të vije deri te përhapja e pranisë së infeksioneve me një ritëm të shtuar ngase ata vijnë nga zona ku tashmë kemi një numër shumë të madh të qytetarëve në Evropë të infektuar dhe kemi vatra të shumta epidemike në mbarë Evropën”, tha zoti Vishaj.

Doktor Jakupi thotë se përhapja e këtij varianti në vendet evropiane i shton mundësitë që në javët në vijim ai të jetë i pranishëm edhe në Kosovë. Sipas tij është e domosdoshme që të forcohet zbatimi i masave aktuale kundër COVID-19.

“Për disa javë fillojnë festat e fundvitit, do të duhej që patjetër masa të implemetohen dhe çfarëdo pakujdesie në implementimin e tyre ose mospërmbajtje të këtyre masave që janë tashmë të kërkuara të aplikohen do të paraqet Kosovën para rrezikut për përhapje të virusit dhe paraqitje të rasteve të reja me infkesion që më pastaj tani do të rezultojnë me ngarkesë spitalore”, tha ai.

“Veprimi më i duhur është vaksinimi në shkallë të gjerë pra të vaksinohet e tërë popullata sipas protokoleve që i ka dhënë ministria e Shëndetësisë, kjo do të ishte mënyra më e mirë sepse vaksina edhe më tutje mbetët mjeti i domosdoshëm dhe shumë i rëndësishëm i parandalimit dhe kontrollit të infeksionit me COVID-19, gjithsesi edhe shmangia në turma të mëdha që do të ishte potencialisht e mundshme që të përhapet infeksioni”, tha infektelogu Arben Vishaj.

Të martën në Kosovë u shënuan tetë raste të reja të infektimeve ndërsa një person ka humbur jetën nga pasojat e COVID-19.

Autoritetet po bëjnë thirrje për vaksinim ndërsa ka rënë dukshëm numri i atyre që vaksinohen në krahasim me 3 muaj më parë kur mesatarisht vaksinoheshin rreth 20 mijë veta në ditë ndërsa kjo shifër tashmë ka rënë në më paks se një mijë veta në ditë.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë afro tre mijë vetë kanë humbur jetën nga pasojat e COVID-19, ndërsa mbi 161 mijë të tjerë janë infektuar.

Etiketa: COVID-19koronavirusKosova

Të Lidhura

Nafta në nivelin më të lartë që nga armëpushimi SHBA–Iran –

Sulmet e Iranit ndaj Izraelit, rriten menjëherë çmimet e naftës –

nga 27
15:29 | 08/06/2026
0

Çmimet e naftës bruto u rritën pas përshkallëzimit të ri Iran-Izrael. Televizioni shtetëror iranian raportoi zhurmën e shpërthimeve që u...

Bie sërish propozimi i Trump për paqe, sulme të reja mes Iranit dhe Izraelit –

Bie sërish propozimi i Trump për paqe, sulme të reja mes Iranit dhe Izraelit –

nga 27
15:03 | 08/06/2026
0

Ushtria izraelite njoftoi se forcat e saj kanë goditur objekte të lidhura me regjimin iranian në orët e hershme të...

Hallall kush e ka bërë –

Hallall kush e ka bërë –

nga 27
14:09 | 08/06/2026
0

Në një kohë kur kryeministri Rama u bë viral për shkak të sulmeve që i bëri influencerave dhe bloggerëve, të...

Duhet t’a nisim nga vetja –

UEFA s’i ndahet arbitrave të Superiores, ja kujt i besohet ndeshja kualifikuese e Botërorit mes Anglisë dhe Ukrainës –

nga 27
13:49 | 08/06/2026
0

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm për arbitrimin shqiptar vjen nga UEFA, që i ka besuar një trupë arbitrash shqiptare drejtimin...

Para
“Kemi sindromën e Stokholmit”, Arjan Curri: Edhe ish-ministrat që mund të jenë zhytur thellë në korrupsion, i lëmë aty ku janë

“Kemi sindromën e Stokholmit”, Arjan Curri: Edhe ish-ministrat që mund të jenë zhytur thellë në korrupsion, i lëmë aty ku janë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nafta në nivelin më të lartë që nga armëpushimi SHBA–Iran –

Sulmet e Iranit ndaj Izraelit, rriten menjëherë çmimet e naftës –

15:29 | 08/06/2026
Bie sërish propozimi i Trump për paqe, sulme të reja mes Iranit dhe Izraelit –

Bie sërish propozimi i Trump për paqe, sulme të reja mes Iranit dhe Izraelit –

15:03 | 08/06/2026
Hallall kush e ka bërë –

Hallall kush e ka bërë –

14:09 | 08/06/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

UEFA s’i ndahet arbitrave të Superiores, ja kujt i besohet ndeshja kualifikuese e Botërorit mes Anglisë dhe Ukrainës –

13:49 | 08/06/2026
I kisha thënë presidentit të klubit Partizani se ky proces do të shkojë në favor të pronarëve –

I kisha thënë presidentit të klubit Partizani se ky proces do të shkojë në favor të pronarëve –

13:43 | 08/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Sulmet e Iranit ndaj Izraelit, rriten menjëherë çmimet e naftës –
  • Bie sërish propozimi i Trump për paqe, sulme të reja mes Iranit dhe Izraelit –
  • Hallall kush e ka bërë –
  • UEFA s’i ndahet arbitrave të Superiores, ja kujt i besohet ndeshja kualifikuese e Botërorit mes Anglisë dhe Ukrainës –
  • I kisha thënë presidentit të klubit Partizani se ky proces do të shkojë në favor të pronarëve –
  • Imazhi i Federatës ka ndryshuar shumë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sulmet e Iranit ndaj Izraelit, rriten menjëherë çmimet e naftës –
  • Bie sërish propozimi i Trump për paqe, sulme të reja mes Iranit dhe Izraelit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com