Komisioni Europian i rekomandoi BE-së dje hapjen e negociatave për antarësimin e Shqipërisë dhe ky vendim u shoqërua me vizitën e menjëhershme të kryediplomates së BE Federica Mogherini në vendin tonë.
Gjatë fjalës së mbajtur në Tiranë sot, Mogherini e nisi me një fjalë shqip: “Urime”. Më tej vijoi: “Ishte shumë e rëndësishme që ta thoja këtë në një gjuhë që shqiptarët ta kuptojnë shumë mirë”.
Ajo tha se arritjet e Shqipërisë kanë ardhur falë të gjitha palëve që realizuan Vetting-un. Ndërsa momentin në të cilin ndodhet Shqipëria e paralelizoi me nisjen e një Ferrari që i është hapur drita jeshile por që i duhet ende shumë punë.