Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Ministri Lleshaj përgënjeshtron PD-në: Nuk kam informacion për kërcënimin ndaj Bashës

Nga Ejona 0

Pas lajmit të përhapur dje nga PD sipas të cilit kreu demokrat ishte kërcënuar me jetë ka reaguar sot nga Vlora ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Lleshaj mohoi të kishte informacion se lideri demokrat është kërcënuar ndërsa nuk mohoi takimin me truprojën por pa thënë arsye.

“Letra nga Bardhi më ka ardhur por nuk e kam lexuar ende. Nuk kam asnjë informacion që Basha është kërcënuar. Takime me truproja të gardes kam pasur, kjo është puna ime e përditshme, të takoj truproja të gardës, oficerë të policisë”, tha Lleshaj nga Vlora.

Një ditë më parë, në një deklaratë publike nga ana e PD-së u tha se Sandër Lleshi kishte thirrur të premten rojen e liderit të opozitës Lulzim Basha dhe në mënyrë informale i kishte thënë se, siguria e kreut të PD-së ishte e cenuar.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej