“Mini- Shengen ballkanik”/ Maloku: Edi Rama nuk mund të bëjë marrëveshje pa lejen e Kosovës! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Mini- Shengen ballkanik”/ Maloku: Edi Rama nuk mund të bëjë marrëveshje pa lejen e Kosovës!

14:24 | 12/11/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Takimi i së dielës për “Mini- Shengen ballkanik”, mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq e kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në Ohër është një shfaqje  e cila nuk paraqet rrezik për Kosovën, porse  është e pakuptimtë për aq kohë sa vendet pjesëmarrëse nuk e njohin 17 shkurtin  e 2008-tës.

Kështu është shprehur analisti politik, Abiniot Maloku, për KosovaPost, i cili thekson poashtu se mostrajtimi i barabartë, përjashtimi i Kosovës në këtë “shfaqje”, shpërfaqë se iniciativë e Mini-Shengenit nuk ka perspektivë.

Ai madje kujton edhe iniciativën e gjashtë vendeve të Ballkanit në 2013 e njohur si WB6, (Westren Ballkan 6, Ballkani Perëndimor 6’), iniciativë kjo e cila nuk u solli asnjë perspektivë.

Read more

Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit! –

Protestuesit thirrje kundër Ramës dhe Berishës, oshëtin bulevardi: Në burg! –

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –

“Në 2013 kur pati një promovim të WB6 (Ballkani Perëndimor 6), pata thënë se kjo iniciativë nuk është as e shëndetshme e as e mirë. WB6 nuk i solli asnjë perspektiv gjashtë shteteve të Ballkanit, të ashtu prezantuar  Ballkani Perëndimor. Tani kur Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore e nisën këtë shfaqjen e quajtur ‘mini-shengen’, në momentin kur Kosova u përjashtua nga trajtimi i saj i barabartë duke mos u ftuar qysh në takimin e Novi Sadit, për Republikën e Kosovës nuk ka perspektiv në të. E rrezikshme nuk mund të jetë përderisa ajo u përjashtua. Çdo iniciativë rajonale është e pakuptimtë për aq kohë sa vendet pjesëmarrëse nuk e njohin 17 shkurtin e 2008-ës”, ka deklaruar Maloku.

Ndërkaq, sa i përket  pjesëmarrjes së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në takimin e Mini-shengenit, Maloku thotë se Rama mund të ketë opinionin e tij  lidhur me sjelljen e Kosovës në këtë iniciativë, por nuk mund të bëjë marrëveshje në emër të Kosovës.

“Kryeministri Edi Rama është përfaqësues i shtetit të Shqipërisë dhe ai nuk mund të bëjë asnjë marrëveshje në emër të shtetit të Kosovës, ose pa lejen e shtetit të Kosovës! Ai mund të ketë çfarëdo opinioni a mendimi se si duhet të sillet Kosova por kjo nuk e obligon asgje Republikën e Kosovës”, tha Maloku.

Ndërsa sa i përket rrezikut për një marrëveshje të fshehtë në mes të Ramës e Vuciqit, Maloku nuk është deklaruar duke dashur t’iu ikë spekulimeve, por thotë ai se Kosova duhet të refuzojë çdo iniciativë ku nuk trajtohet si palë e barabartë.

“Nuk dua të spekuloj se a ka ndonjë marrëveshje të fshehtë mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit  serb Aleksandër Vuçiq, për gjoja “ndarjen” e Kosovës! Ajo çka vlen të rekomandohet është që Kosova të mos frikohet të refuzojë çdo iniciativë që nuk e trajton atë si palë të barabartë! Kosova është shtet dhe si e tillë duhet të sillet, duke dëshmuar përkushtim për fqinjësi të mirë dhe heqjen e pengesave për lirinë e njerëzve dhe mallrave”, ka thënë Maloku për portalin Kosova Post.

Ndryshe, ditë më parë u zhvillua Samiti i dytë i vendeve të Ballkani Perëndimor. Por kjo nisëm nuk ka mbështetjen e Malit të Zi, Bosnje Hercegovinës dhe Kosovës që nuk morën pjesë ne takim. /KosovaPost/

Etiketa: “Maqedonia e VeriutAbiniot Malokuanalisti politikedi ramaKosovaMini Shengen ballkanikpërjashtimi i Kosovëspresidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiçtakimi në OhërZoran Zaev

Të Lidhura

Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

nga 27
20:13 | 04/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama do  të vizitojë këtë të premte Vlorën, aty ku do të zhvillohet një organizim për 35-vjetorin e...

Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit! –

Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit! –

nga 27
20:05 | 04/06/2026
0

Me flamuj dhe pankarta në duar, ata janë mbledhur për të vijuar marshimin drejt Kryeministrisë. “Reagim paqësor. Mirëpresim të gjithë...

Protestuesit thirrje kundër Ramës dhe Berishës, oshëtin bulevardi: Në burg! –

Protestuesit thirrje kundër Ramës dhe Berishës, oshëtin bulevardi: Në burg! –

nga 27
18:59 | 04/06/2026
0

Teksa kanë nisur marshimin e tyre nga sheshi Skënderbej, për të vijuar para Kryeministrisë, protestuesit kanë brohoritur në kor për...

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –

nga 27
17:31 | 04/06/2026
0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale...

Para
Merkel dhe Conte kërkojnë zgjidhjen e problemeve me migrantët

Merkel dhe Conte kërkojnë zgjidhjen e problemeve me migrantët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

20:13 | 04/06/2026
Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit! –

Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit! –

20:05 | 04/06/2026
Protestuesit thirrje kundër Ramës dhe Berishës, oshëtin bulevardi: Në burg! –

Protestuesit thirrje kundër Ramës dhe Berishës, oshëtin bulevardi: Në burg! –

18:59 | 04/06/2026
Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –

17:31 | 04/06/2026
Për momentin, jo në krye të axhendës –

Për momentin, jo në krye të axhendës –

17:13 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –
  • Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit! –
  • Protestuesit thirrje kundër Ramës dhe Berishës, oshëtin bulevardi: Në burg! –
  • Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –
  • Për momentin, jo në krye të axhendës –
  • “Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –
  • Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com