Meta propozon në krye të KLSH gjyqtaren që la në burg Fatos Nanon

Duhet të lëçisni

“Basha po bën fushatë moderne”, Gjekmarkaj: Rama i frikësuar nga humbja

Analisti Agron Gjekmarkaj ka komentuar fushatën zgjedhore në Shqipëri, mesazhin e Merkel për negociatat si dhe opinionin paraprak të Komisionit të Venecias për ndryshimet...

Shifra rekord/ 30 viktima dhe mbi 1 mijë të infektuar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut vijon të jetë një zonë e kuqe sa i përket situatës së Covid-19. Në 24 orët e fundit, Institucioni Shëndetësor në shtetin...

Tiranës i mohohet penallti, derbi me Partizanin mbyllet pa fitues

Supersfida e javës së 6-të e Kategorisë Superiore, derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit nuk ka prodhuar fitues. Pavarësisht se të dy skuadrat kishin...

Nis vaksinimi anti-Covid në Rusi, mësuesit dhe mjekët marrin dozat e para

Rusia është shteti i parë në botë që ka nisur vaksinimin e popullsisë me vaksinat kundër koronavirusit. Fillimisht me vaksinën “Sputnik V” janë vaksinuar mjekët...

Vitore Tusha duket se do të jetë emri i ri në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit, pas përfundimit të mandatit të Bujar Leskajt.

Përmes një njoftimi për mediat, presidenca ka bërë me dije se Presidenti Meta ka vendosur ta propozojë atë si personin më të përshtatshëm në këtë post.

Vitore Tusha mban gradën doktore shkencash. Ajo është anëtare e Gjykatës Kushtetuese që prej vitit 2008 e gjithashtu anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Lindur më 26 nëntor 1960 në Tiranë, ajo u diplomua në vitin 1983 në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, dega Drejtësi.

Nga viti 1983 deri në vitin 1990 ka ushtruar detyrën e Përmbarueses Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Tiranë dhe më pas deri në vitin 1992 ushtroi profesionin e avokatit.

Në periudhën 1992-1994 ka ushtruar detyrën e gjyqtares në Gjykatën e Rrethit Tiranë dhe në vitet 1994-2001 atë të gjyqtares në Gjykatën e Kasacionit. Në vitet 1999-2001 ka qenë kryetare e Kolegjit Civil të kësaj gjykate.

Në vitin 1997 merr gradën shkencore “Doktor i Shkencave Juridike”. Në vitin 2004 zgjidhet nënkryetare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Nga viti 1986 e në vazhdim ushtron mësimdhënien si lektore e së Drejtës Civile dhe Procedurës Civile pranë Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës.

Është bashkëautore në hartimin tekstit Procedura Civile. Ka marrë pjesë me cilësinë e ekspertes ligjore në hartimin e disa projektligjeve. Në mars 2008 është emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Tusha është mes gjyqtarëve që kanë shpallur si jokushtetuese çështje me ndjeshmëri të lartë publike, sikurse marrëveshja e detit, apo ligji i lustracionit, ndërsa u rreshtua mes gjyqtarëve kushtetues që i thanë po ligjit të vettingut.

Por, çështja më e bujshme e shqyrtuar prej saj është regjistruar gjatë kohës që mbante detyrën e gjyqtares së Kasacionit, nga viti 1994 deri në vitin 2001.

Në nëntor të vitit 1995 , Tusha rrëzoi kërkesën e ish-Kryeministrit Fatos Nano, i cili kërkoi lirim të parakohshëm nga burgu pasi ishte dënuar me 12 vite heqje lirie.

Megjithatë, Nano e la burgun para kohe, pasi ndryshimet e atëhershme në Kodin Penal e ricilësuan veprën për të cilën ai ishte shpallur fajtor, duke ulur edhe parashikimin e dënimit.

http://top-channel.tv/2018/11/05/kush-eshte-vitore-tusha-gjyqtarja-qe-la-ne-burg-fatos-nanon-2/?fbclid=IwAR372wQ7Z0Fvi8jK9HqwsTatwRgN7jMTd8Wbv98_A4pblWht4eA8IyDsj00

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

“Basha po bën fushatë moderne”, Gjekmarkaj: Rama i frikësuar nga humbja

Analisti Agron Gjekmarkaj ka komentuar fushatën zgjedhore në Shqipëri, mesazhin e Merkel për negociatat si dhe opinionin paraprak të Komisionit të Venecias për ndryshimet...

Shifra rekord/ 30 viktima dhe mbi 1 mijë të infektuar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut vijon të jetë një zonë e kuqe sa i përket situatës së Covid-19. Në 24 orët e fundit, Institucioni Shëndetësor në shtetin...

Tiranës i mohohet penallti, derbi me Partizanin mbyllet pa fitues

Supersfida e javës së 6-të e Kategorisë Superiore, derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit nuk ka prodhuar fitues. Pavarësisht se të dy skuadrat kishin...

Nis vaksinimi anti-Covid në Rusi, mësuesit dhe mjekët marrin dozat e para

Rusia është shteti i parë në botë që ka nisur vaksinimin e popullsisë me vaksinat kundër koronavirusit. Fillimisht me vaksinën “Sputnik V” janë vaksinuar mjekët...

Italia nuk gjen qetësi/ Shifra të frikshme viktimash dhe të infektuarish për 24-orë

Situata e pandemisë në Itali vijon të përkeqësohet ku shifrat ditore po kapin nivele të frikshme. Vetëm gjatë 24-orëve të fundit në vendin fqinj...